Veliaj si “vrasës” i fëmijëve/ Akuzë pas një shpërthimi në çerdhe

Dje në mëngjes mediat raportuan një lajm të mbajtur të fshehtë nga policia e kryeqytetit. Duke u gdhirë dita e djeshme një bombul gazi kishte shpërthyer në çerdhen nr 14 pas orës 4 të mëngjesit. Një ngjarje që po raportohet rëndomtë si një aksident pa pasoja dhe që u zgjidh me ndërhyrjen e zjarrëfikësve dhe policisë.

Në fakt është një ngjarje që mund të shkaktonte një tragjedi në rast se do të kishte ndodhur pak orë më vonë kur çerdhja të ishte plot me fëmijë dhe edukatoret e tyre. Policia thotë se ka pasur vetëm dëme materiale dhe thjeshtë po hetohen shkaqet e zjarrit që mund të kenë provokuar shpërthimin, pasi ka pasur një rrjedhje gazi.

Në çdo rast dhe rrethanë rrjedhja e gazit në një kopësht fëmijësh, çedhe apo ambjent arsimor mund të shkaktojë tragjedi dhe ndoshta ka qenë vetëm dora e Zotit dhe ora kur ka ndodhur shpërthimi që ka shmangur diçka të paimagjinueshme që mund të ndodhte në çerdhen 14 në rast se shpërthimi do të ishte disa orë më vonë.

Tani nuk pritet gjë tjetër veçse propaganda e Bashkisë Tiranë e cila është përgjegjëse për ngjarjen dhe t’a justifikojë atë.

Përgjegjësinë për çerdhet, furnizimin e tyre, standartet dhe mbarëvajtjen e ka vetëm Bashkia e Tiranës. Ashtu siç shet mend Erion Veliaj se po punon dhe rregullon çdo ditë çerdhe, sot është momenti të mbajë përgjegjësinë për një shpërthim që mund të shkaktonte një tragjedi. Të mbajë përgjegjësi dhe për aktin kriminal të korrupsionit dhe mungesës së kontrollit në të gjithë zinxhirin e Bashkisë Tiranë.

Këtu theksojmë se që nga furnizimi me gaz, ushqimi, personeli, rikonstruksioni e gjithçka tjetër, tendera dhe emërime firmosen nga Erion Veliaj dhe kontrollohen nga Bashkia e Tiranës.

Ashtu si në ngjarjen kriminale të vrasjes së Ardit Gjoklajt në Sharrë dhe tentativës për ta fshehur, askush të mos çuditet kur Bashkia e Tiranës dhe kazani i qeverisë përgjegjësinë ta kalojnë tek furnitori apo ndonjë punonjës i papërgjegjshëm.

Prokuroria sërish duhet të regjistrojë një hetim i cili duhet të zbardhë përgjegjësinë e Bashkisë së Tiranës, Veliajt me shokë.

Kjo duket e pamundur sepse zakonisht në Shqipëri shumë shpejt hetimet do të mbyllen dhe krimi do ngelet pa autor. Rasti i Ardit Gjoklajt është një akuzë e heshtur që nuk ndalet kurrë.

Shpërthimi i bombulës së gazit në çerdhe sot është një tjetër akuzë ndaj Veliajt.

Megjithse në majë të piramidës të Bashkisë Tiranë qëndron Veliaj, ai ngelet vetëm djali punëtor, i propagandës që vjedh vetëm merita dhe nuk merr kurrë përgjegjëi për dështimet dhe krimet që ndodhin në Bashkinë e Tiranës. /CNA.al

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne