Veliaj tender propogandistik për “mjeshtërinë e të folurit në publik”

Me një superstaf prej 43 personash të cilët kurojnë imazhin e Erion Veliajt, këtë makineri propogande në Bashkinë e Tiranës, do ta kish patur zili edhe Gëbelsi në kohën e Hitlerit. Miliona lekë shpenzohen nga Veliaj për krijimin e sukseseve imagjinare, nëpërmjet fotografive dhe videove me cilësi të lartë. Por nuk mbaron me kaq!

Sëfundmi, Tpz.al ka siguruar dokumente të një tenderi që ka bërë Bashkia e Tiranës për të perfeksionuar propagandën. Me një fond prej rreth 4.7 milionë lekë, Veliaj po përdor taksat e qytetarëve për të bërë një kurs trajnimi me temë ‘mjeshtëria e të folurit në publik’, nivel i avancuar.

Në këtë kurs, nuk do të marrë pjesë Veliaj, pasi ai është mjeshër i madh i propogandës dhe fasadës, por do t’i shërbejë disa nëpunësve të nivelit të mesëm dhe drejtuesve të lartë. Ky trajnim për mënyrën e të folurit në publik, do të zgjasë vetëm 2 ditë ndërsa numri maksimal i pjesëmarrësve do të jetë 15-16 zyrtarë të Bashkisë së Tiranës.

Sipas pretendimeve të Veliaj, pas këtij trajnimi, zyrtarët e Bashkisë së Tiranës duhet të jenë të aftë që të hulumtojnë dhe kuptojnë më mirë audiencën e tyre, të organizojnë fjalime, të përdorin entuziazmin për të tërhequr dhe bërë për vete audiencën, të përdorin gjuhën e trupit për më shumë ndikim tek audienca, të flasin me besim tek vetja, të përdorin mjetet ndihmëse vizuale dhe të programojnë kohën e prezantimit si dhe të menaxhojnë situatat armiqësore ose jo bashkëpunuese që mund të krijohen nga audienca.

Pra, pas tenderit qesharak priten të dalin disa “Mini Veliaj” të cilët do të nisin fushatën propogandistike, duke mbajtur fjalime me teknikat e mësuara.

Aparati i marrëdhënive me publikun, mediat dhe PR në Bashkinë e Tiranës është shumë herë më i madh në personel, duke lënë pas edhe institucionet më të rëndësishme si kryeministria, presidenca etj. Ish-redaktorë, ish-gazetarë, regjizor, skenarist, kranist, dronist, ndriçues dhe montazhier krijojnë përditë kronika të gatshme për televizionet. Kamera të fundit dhe aparate profesionale përdoren për të krijuar një imazh tjetër nga realiteti.

“Aktori” kryesor, Veliaj, shihet në shumë pozicione, me fëmijë në krahë, me qen, duke shërbyer, duke gatuar, me të moshuar, duke lëvizur divanin, ma lopatë, kasëm, sëpatë, me mendje dhe pa mendje. Këto janë imazhet që përcjell në ekran çdo ditë, kryebashkiaku i Tiranës, madje edhe nëse nuk ndodhet fizikisht në Shqipëri. Kronikat e gatshme u shpërndahen TV apo portaleve që ka nën kontroll, ndërsa kryebashkiaku shfaqet duke punuar 7 ditë të javës dhe 24 orë në ditë.

Kontrolli i tij i frikshëm i mediave, tejkalon çdo perceptim…mjafton të shohësh edicionet informative ku nuk sheh asnjë kritikë ndaj Veliajt. Akush nuk flet për kullat shumëkatëshe, askush nuk ankohet për rritjen e çmimit të ujit, transportit urban, taksave vendore, askush nuk flet për miliona euro koncesione që i jep klientëve të tij.

Ky politikan “i paprekshëm”, i cili i ka mbyllur gojën edhe opozitës, është shembulli më i mirë për të kuptuar se: Veliaj është simboli i fasadës, por jo i punës. /TPZ.AL/E.H/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne