Vëlla e Motër bashkohen në Haxh pas 15 vitesh mungese kontakti

Samiri bashkohet me motrën e tij, Bushrën, 15 vjet pas largimit nga Palestina për në Australi. Ata u takuan në Arabinë Saudite në Haxhin e Madh të këtij viti.
Samiri u detyrua të largohej nga vendi kur shpërtheu konflikti Palestinezo-Izraelit, ndërsa Bushra ishte lënë prapa në vend pa pasur ndonjë kontakt me vëllain e saj. Vëlla e motër e kishin kujtuar njëri-tjetrin të vdekur për pesëmbëdhjetë vjet derisa u ribashkuan në Mina gjatë pelegrinazhit të shenjtë të Haxhit këtë vit.

Bushra ishte duke kryer Haxhin si pjesë e programit të Haxhit nga Mbreti Selman në të cilin ai fton 1000 familje Palestineze të prekura nga lufta për të kryer Haxhin nën shpenzimet e tij çdo vit.

Bushra e njohu vëllain e saj, Samirin nga tenda e saj në Mina dhe nxitoi ta takonte. Të dy, vëlla e motër u mbushën me emocione nga mrekullia që u dha ky takim./ Gazeta Impakt

burimi:thenews

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne