Vëllai i Edi Ramës merr drejtimin e skuadrës së Partizanit

Vëllai i kryeministrit Edi Rama, Olsi, pritet të marrë detyrën e Drejtorit të përgjithshëm të klubit të Partizanit. Lajmi pohohet nga burime pranë presidentit Gazmend Demi, raporton “Report Tv”. Ish- basketbollisti Olsi Rama pritet të prezantohet te Partizani në ditët në vijim.

Edhe pak ditë më parë, vetë Olsi nuk e mohoi këtë gjë, kur u pyet nga mediat, teksa ishte i pranishëm në kursin për Drejtor Sportiv nën drejtimin e Sektorit të Edukimit që organizonte Federata Shqiptare.

“Prandaj e nisa këtë kurs që të mësoj dicka më shumë.E kam thënë gjithmonë se jam i apasionuar pas futbollit. Partizani ka qenë gjithnjë pjesë e këtij pasioni për futbollin. E kam ndjekur gjithmonë nga afër, tani do ta ndjek nga akoma më pranë”, tha ai.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne