Vëllai i dëshmorit të pilotimit shqiptar, kundër marrjes nga NATO të bazës së Kuçovës

Marrja e bazës ajrore të Kuçovës nga NATO, është ndoshta zhvillimi më i bujshëm ç’prej kur Shqipëria u anëtarësua në Aleancën Veriatlantike para gati një dekade.

Kryeministri Rama e shpalli me të madhe e nën ngazëllim këtë lajm, ku potencohet dhe shifra 50 milion euro investim, që ndryshe përkthehet si një impakt ekonomik edhe për zonën.

Por ka dhe zëra, e jo krejt të parëndësishëm, më shumë në status sesa peshë publike, që e kanë parë këtë zhvillim me një sy patriotik në sens të kundërt.

Një ish-ambasador karriere, Sulejman Tomçini, shkruan në një status të tij: “Me dhënien e bazës ajrore të Kuçovs NATO-s, iu hoq edhe një copë sovranitet Shqipërisë”.

Por përveç ish-diplomat, Sulejman Tomçini është vëllai i një prej dëshmorëve të pilotimit ushtarak shqiptar, Sefedin Tomçinit (në foto kryesore), rënë me me një Mig rus në periferi të Lushnjes në vitin 1977./ tema

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne