Vëllai i Haradinaj: Me arrestimin e parë nga Gjykata Speciale, riaktivizohet UÇK

Media të ndryshme në rajon po i bëjnë jehonë një deklarate të Daut Haradinajt, vëllai i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, sipas të cilit një arrestim nga Gjykata Speciale, do të aktivizonte sërish UÇK-në.
Deklarata u bë për Klan Kosova dhe reflekton tensionin në rritje për çështjen e ngritjessë Gjykatës që e vendos Kosovën dhe luftën e saj në kontekstin e ekuivalencës kriminale me veprimet e forcave serbe.
Akti në fjalë po shihet si shumë i dyshimtë, pasi formalisht ai merret me krimet në kohë lufte, por me këtë rast këto krime lidhen me partnerët e Perëndimit në konflikt.

Situata është edhe më absurde kur ndërkohë që qeveria kosovare po bën përpjekje për të krijuar Ushtrinë, vëllai i kryeministrit kërcënon me rishfaqjen e guerrriljeve. Mund të pyetet se kundër kujt do të luftojë UÇK-ja e z. Haradinaj në këtë rast?
Është e dukshme se perëndimi po përgatit pastrimin e skenës politike në shtetin fqinj dhe kërcënimet e Haradinaj janë thjesht një llogari politike që lidhet me disa politikanë por jo me qytetatërt e Kosovës.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne