Vëllezërit turq ndajnë ndihma për jetimët shqiptarë

Një thënie e profetit a.s thotë: Kush gëzon jetimin do të jetë afër me mua në Xhennet…”.

Në prag të stinës së dimrit shoqata humanitare tuke “RIDA” në bashkëpunim me shoqatën arsimore, kulturore dhe humanitare “IHJA” bënë të  mundur shpërndarjen e ndihmave në veshmbathje(xhakovente, pantallona, këpucë)për 90 fëmijë jetimë të zonës së Shkodrës.
Ky organizim u mundësua me sponsorizimin kryesor të Ahmet Gazi nga Turqia, që është njëkohësisht një nga përfaqësuesit e fondacionit “RIDA”.

Kryetari i shoqatës “IHJA”, z. Jetmir Braqi i pyetur për organizimin e këtyre ndihmave të herë pas hershme për TRT u përgjigj:

“…Shoqata “ RIDA” me qendër në Konja  të Turqisë, përveç aktiviteteve shumë të frytshme arsimore dhe kulturore ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm edhe në aktivitetet humanitare, të cilat janë ofruar në forma të ndryshme.

Vlen të përmenden veçanërisht organizimet gjatë festave fetare si :

shpërndarjen e pakove ushqimore dhe shtrimin e iftareve gjatë muajit të bekuar të Ramazanit, shpërndarjen e mishit të kurbanit për të gjitha familjet e varfra si dhe ndihma të tjera të ndryshme.

Në vazhdën e këtyre aktiviteteve humanitare në prag të stinës së dimrit u bë e mundur shpërndarja e ndihmave në veshmbathje(xhakoventa, pantollona, këpucë) për 90 jetimë të zonës së Shkodrës.

Ishte më të vërtetë emocionuese të shohësh gëzimin në sytë e këtyre fëmijëve jetimë. Kujtoj këtu thënien e profetit a.s, që thotë: Kush gëzon jetimin do të jetë afër me mua në Xhennet…”.

Gjithashtu, z. Braqi në fund të mesazhit të tij falënderondonatorët turq dhe shoqatën humanitare turke “RIDA” për këto ndihma ndaj njerëzve nevojtarë, pa dallim.

“…Kështu edhe unë si kryetar i shoqatës “ IHJA” këtu në Shkodër gjej rastin të falënderoj përzemërsisht vëllezërit tanë turq, donatorët e shoqatës ”RIDA” për përkushtimin e madh dhe punën humanitare që bëjnë në shërbim të komunitetit tonë, vazhdimisht të gatshëm për të ofruar ndihmën e tyre aty ku është më e nevojshme. Zoti i shpërbleftë të gjithë bamirësit. Faleminderit!…”.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne