Vëllimi i punës së kontratorëve turq në Ballkan arrin 9,5 miliardë dollarë

Ministrja Pekxhan në fjalën që mbajti në sesionin e hapjes së Asamblesë së Përgjithshme të Bashkimit të Dhomave (tregtare/industriale) të Ballkanit (ABC), organizuar në Stamboll me pjesëmarrjen e ish-nënpresidentit të Komisionit Evropian Günter Verheugen, Presidentit të Unionit të Dhomave të Tregtisë, Industrisë dhe Bursave të Turqisë (TOBB) Rifat Hisarxhëkllëollu (Rifat Hisarcıklıoğlu), i cili është njëherësh edhe kryetari i radhës së kësaj shoqate (ABC), shprehu kënaqësinë për prezencën në këtë aktivitet të kryetarëve dhe përfaqësuesve të dhomave (tregtare/industriale) të 10 vendeve të Ballkanit.

Po aq sa në aspektin gjeografik, politik dhe ekonomik, Ballkani është i rëndësishëm për Turqinë edhe në aspektin e lidhjeve historike, kulturore dhe njerëzore,- theksoi gjithashtu Pekxhan, duke vënë në dukje edhe rolin e rëndësishëm që luan Bashkimi i Dhomave të Ballkanit (ABC) në forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare midis vendeve.

“Sipas të dhënave, vëllimi ynë tregtar me vendet anëtare në Bashkimin e Dhomave të Ballkanit (ABC) deri në fund të nëntorit të këtij viti është nëntëfishuar, gjë që tregon se jemi në rrugën e duhur. Presim që ky vëllim tregtar të rritet në nivele edhe më të larta përmes lidhjeve të reja që do të krijojnë biznesmenët tanë të vyer”, shtoi ajo.

Në këtë periudhë Turqia me vendet e Ballkanit ka rritur si eksportet, ashtu edhe importet,- u shpreh Pekxhan, duke shtuar se nuk i shikojnë si të mjaftueshme këto shifra dhe se duan që vëllimin tregtar me vendet e Ballkanit ta zhvillojnë në bazë të parimit ‘win-win”, pra ku të fitojnë të dyja palët.

Ruhsar Pekxhan tha ndër të tjera se Turqia i kushton rëndësi rritjes së investimeve reciproke, ndërsa shtoi se shteti turk ka sjellë shumë lehtësira duke hequr pengesat burokratike para investimeve.

Duke tërhequr vëmendjen për mundësitë e bashkëpunimit në fushat e kontraktimit dhe konsulencës teknike turke me vendet anëtare të Bashkimit të Dhomave të Ballkanit (ABC), ministrja Pekxhan tha: “Kontraktorët turq janë të dytët në botë pas atyre kinezë dhe kanë arritur në vendet e Ballkanit një volum pune prej 9,5 miliardë dollarësh me 337 projekte që kanë marrë përsipër. Dua të them se ne e ndjejmë veten të lumtur që do të vazhdojmë të mbështesim zhvillimin e vendeve të Ballkanit në çdo aspekt”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne