Vende pune në gardë ka, por mungojnë specialistët

Nga: Gjergji Thanasi

Katërt muajt e fundit 3 gardistë kanë humbur jetën në rrethana të paqarta do të thonim duke përdorur një eufemizëm.

Majori i gardës
Në mes të majit në mesnatë major Martin Nika komandant i kompanisë operative të gardës sipas versionit zyrtar ndërroi jetë për shkak të një aksidenti automobilistik të ndodhur në zemër të kryeqytetit në Rrgugën “Gjon Pali II” mbrapa ndërtesës së kryeministrisë në një vend midis Restorantit “Padam” dhe ndërtesës së Ambasadës Italiane. Mediat pranë regjimit aksidentimin e përshkruajnë sikur majori i ndjerë pasi kotrolloi gardistët , që ruanin ndërtesën e kryeminsitrisë, u godit nga një makinë “Volksëagen Passat” me shofer nëj tropojan 31 vjec me mbiemrin Memia. Dëshmia e gardistëve, që panë “aksidentin automobilisitik,” ishte konfuze, ndërsa varianti zyrtar i policisë i rremë. I ndjeri nuk po lëvizte me drejtim nga kryeministria drejt krahut tjetër të rrugës, por nga Restoranti “Padam” drejt krahut të rrugës në anën e ndërtesës së kryeministrisë.

Theksojmë se i ndjeri ishte ushtarak i shkëlqyer, që i kishte ngjitur shkallët e karrierës një e nga një nga kapterr garde në vitin 1990 në major. Ai ishte snajperist klasi, me kondicione fizike të shkëlqyera për moshën, që kishte. I ndjeri në disa foto dhe filmime rezulton si truprojë jo zyrtare e biznesmenti VIP Sajmir Mane, që për koincidencë atë natë po hante darkë në Restorantin “Padam”. Cuditërisht në dosjen hetimore të aksidentit me pasojë vdekje për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit, mungojnë filmimet e kamerave publike dhe private, që gjenden me shumicë në vendngjarje. Ftoj kolegët gazetarë, që të bindin nëpunësit me zyra në katin e tretë të Ambasadës italiane, për tu marrë qoftë edhe me tram (klering) filmimet e bëra në mesnatën fatale të majit 2018!
Shoferi gardist i ministrit

Pa kaluar 45 ditë nga vrasja e majorit të gardës, shoferi i ministrit Fatmir Xhafa, Shpëtim Qordja zyrtarisht vrau veten në një garazh brenda territorit të Gardës së Republikës. Vetvrasja e gardistit shofer ministri kishte shumë pika të errta për të qenë vetvrasje. Disa prej këtyre pikëpyetjeve janë:

1) I ndjeri, ndonëse kishte në brez armën pistoletë të punës, për t’u vetëvrarë kishte marrë automatikun (mitraglietta, sub machine gun) të kryebodigardit të ministrit. Shumë e cuditshme një zgjedhje e tillë arme! Vallë pistoleta me municion kal. 9 mm nuk i mjaftonte të ndjerit për t’u vetvrarë dhe duhej me patjetër të përdorte automatikun MP 5 A3 (kopje turke e MP 5-sës gjermane) po kal. 9 mm?!?!?!?!?!

2) Vetëvrasja me plumb në kokë me këtë lloj automatiku, qoftë edhe variant sub compact (që nuk ishte autoamtiku i përdorur) ështyë mjaft e vështirë ndonëse jo e pamundur. Pesha nga 3,1 Kg e armës me karikator të mbushur si edhe gjatësia e saj prej 225 mm e vështirëson shumë vetëvrasjen me plumb në kokë në kushtet e qitjes jo me puthitje të grykës së armës në kokën e të ndjerit(SIC!).

3) I ndjeri përdorte 2 celularë, por cuditërisht iu gjet vetëm njeri prej tyre. Ku përfundoi celulari tjetër? Cfarë MMS, SMS, mesazhe What’s up, Viber, Messenger, foto, video dhe liste kontakteksh (log) kishte në këtë celular të zhdukur të të ndjerit? Celulari u vodh nga një vjedhës ordiner me qëllim fitimi, apo u zhduk për shkak të materialeve problematike, që kishte në memorien e celularit?

4) E sigurtë është që i ndjeri humbi jetën pasi më shumë se një plumb e goditi në kokë. Ka të dhëna kontradiktore për faktin sesa të shtëna u kryen nga automatiku i kryebodigardit të ministrit, sa brima plumbash pati në muret e garazhit dhe sa gëzhoja u gjendën në vendngjarje! Të tilla kontradikta e kompromentojnë edhe më shumë variantin zyrtar të vetvrasjes.
Një tjetër vetvrasje gardisti
Në orët e vona të natës së 1 tetorit 2018, gardisti 30 vjecar nga Përmeti Arjol Mance zyrtarisht kreu vetvrasje duke qenë me shërbim në ambjentet e Gardës së Republikës. Plumbi, që i mori jetën të ndjerit, ishte shkrepur nga pistoleta e punës e Arjol Mances. I ndjeri ishte një ushtarak i kualifikuar me përvojë nga fusha e betejës në Mosul të Irakut. Ai prej 3 vitesh shërbente në Gardën e Republikës. Duke gjykuar nga një SMS e dërguar familjes zyrtarisht deklarohet se i ndjeri vrau veten për shkak të një dashurie të parealizuar apo për ndarje me të dashurën. I vetmi aspekt, që hedh dyshime për vrasje apo vetvrasje, është fakti, nëse trupi i të ndjerit kishte arritur në gjendjen”Rigor Mortis” pas apo para se familja të merrte SMS-në e lamtumirës nga celulari i Arjolit!!!!!!!!!!!!!

Koincidencë
Ky bum vrasjesh aksidentale apo vetvrasjesh pakëz të cudishme po ndodh në Gardën e Republikës pasi z. Fatmir Xhafa u bë ministër i Brendshëm. Në gardë vetvrasja e fundit ka ndodhur nja 18 viteve më parë, kur një gardist me shërbim në Pallatin Mbretëror (Pallati i Brigadave), ndërsa ishte në shërbim roje u vetvra në rrethana të paqarta.

Cuditërisht ministrit Xhafa vetvrasjet i sjellin fat e ngritje në karrierë. Kur Xhafa ishte hetues i ri në Hetusinë e Krujës u vetvra shoferi i Simon Stefanit, anëtar i Byrosë Politike të PPSH-së dhe për ca kohë ministër i brendshëm. Hetuesi i ri Xhafa hetoi vetvrasjen e shoferit të byroistit Stefani. Pas hetimit me sukses të kësaj vetvrasje z. Xhafa i ngjiti me shpejtësi shkallët e karrierës duke u bërë funksionar në aparatin qëndror të BRPSH-së (rinisë komuniste) si edhe duke arritur të zgjidhet edhe kandidat i Byrosë Politike të BRPSH-së!

Si përfundim mund të themi me cinizëm se kryeminsitri dhe kryerilindasi Edvin kishte të drejtë se në Gardën e Republikës po happen herë pas here vende pune, por nuk ka specialistë, që të bëjnë punënë e mos të vetvriten apo të vriten aksidentalisht sic ndodhi me 3 gardistët e mësipërm në pak më shumë se katër muaj!!!!!!!

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne