Bota

Vendim për vizë për qytetarët amerikanë nga BE: Ne e dimë se kush udhëton, edhe para se ata të vijnë

Qytetarët e Shteteve të Bashkuara (SHBA), nga 2021 do të duhet të marrin vizë, në mënyrë që të mund të vizitojnë vendet e Bashkimit Evropian.

Në një deklaratë të bërë në web faqen zyrtare të Bashkimit Evropian, u raportua se në kuadër të programit të Informacioneve dhe Autorizimeve të Udhëtimit në Europë (ETIAS), qytetarët e Shteteve të Bashkuara tani janë të detyruar të marrin vizë për të udhëtuar në Evropë. Në këtë deklaratë u njoftua se viza ETIAS për qytetarët amerikan do të jetë e vlefshme për 3 vite dhe se me këtë vizë, ata mund të udhëtojnë në 26 vende të zonës Shengen. Për të hyrë në zonën Shengen, përveq qytetarëve të SHBA-së, viza ETIAS do t’u kërkohet edhe qytetarëve të 60 vendeve, duke përfshirë edhe Japoninë dhe Venezuelën.

Në një deklaratë të bërë në lidhje me këtë çështje, BE-ja tha është shumë e rëndësishme të dimë se kush kalon nëpër kufijtë e Bashkimit Evropian, dhe se: “Në këtë mënyrë, ne do të dimë se kush udhëton në Evropë, edhe para se ata të vijnë.”

U raportua se viza ETIAS që do të filloj të zbatohet nga viti 2021.

Burimi : Sputnik News / ML

OPINIONE