Vendimi i Izraelit për uljen e distancës së peshkimit në 3 milje është i padrejtë dhe çnjerëzor

Kryetari i Sindikatës së Peshkatarëve Palestinezë në Gazë, Nizar Ayyash deklaroi se në distancën e re për peshkim prej 3 miljesh, e kufizuar nga Izraeli, nuk gjenden fare peshq.

Ayyash e cilësoi vendimin e Izraelit, për të reduktuar në 3 milje peshkimin e peshkatarëve të Gazës, si të “të padrejtë dhe çnjerëzor”.

Ai bëri të ditur se ky vendim do të përkeqësojë edhe më shumë gjendjen e vështirë të peshkatarëve në Gazë për shkak të bllokadës që ushtrohet nga Izraeli prej vitesh.

Kryetari i Sindikatës shpjegoi se peshkatarët aktualisht përjetonin probleme edhe më parë pasi distanca ishte reduktuar në 6 milje por vendimi i ri për 3 milje do ti privojë pothuajse plotësisht palestinezët nga peshku pasi kjo distancë përkon me pjesën ranore të detit.

Ayyash i bëri thirrje institucioneve ndërkombëtare për ti bërë presion urgjent Izraelit në mënyrë që të lejojë peshkatarët palestinezë të peshkojnë deri në 9 milje.

Sipas të dhënave të Sindikatës së Peshkatarëve në Gazë të ardhurat e jetesës së rreth 50 mijë personave në rajon sigurohen nga ana e 4 mijë peshkatarëve./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne