Vendimi i opozitës: Protestë e madhe më 13 maj përballë Kryeministrisë

Ndonëse kryeministri Edi Rama i ka lënë si afat përfundimtar opozitës datën 8 maj për të hyrë në zgjedhje, Partia Demokratike do të organizojë një tjetër protestë të madhe të shtunën e ardhshme në datën 13 maj.

Pas fjalës së sotme në çadër, Basha ka zhvilluar një takim me kryetarët e degëve në rrethe, me të cilët diskutoi për protestën e ardhshme të opozitës.

Një ditë më parë kryeministri Rama tërhoqi nga gara kandidatin e saj në Kavajë.

Kjo u pa si një fitore nga ana e opozitës, e cila ishte përgatitur për një protestë të madhe në këtë qytet, për të mos lejuar zhvillimin e zgjedhjeve.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne