Vendimi për t’i hequr vizat Shqipërisë/ A u motivua kuvendi holandez nga ekstremistët?

Aludimet se votimi në parlamentin holandez për heqjen e vizave ndaj Shqipërisë është motivuar nga partia ekstremiste e Geert Wilders nuk janë të vërteta.

Mocioni në parlament është bërë nga 4 partitë kryesore të Holandës, Demokristianët, Partia Socialiste, Unioni Kristian dhe Liberalët, ku tre prej këtyre partive janë pjesë e koalicionit qeverisës. Sqarimin e bën gazetari holandezo-shqiptar Vincent Triest nëpërmjet një postimi në Facebook.

Triest shton se një tjetër provë që mocioni nuk është i motivuar nga ekstremizmi është se po atë ditë u hodh në votim edhe nëse do t’i bllokohej Kosovës liberalizimi i vizave.

Kur për Shqipërinë votuan pro 105 deputetë nga 150 që ka parlamenti, për Kosovën votuan pro vetëm 48.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne