BE vendos kushte për këstin e radhës së kredisë për Greqinë

Njëkohësisht me organizimin e protestave dhe grevave në Greqi, BE ka vendosur si kusht zbatimin e reformave ekonomike kundrejt dhënies së këstit të radhës së kredisë për këtë  vend.

Për të disatën herë brenda viteve të fundit, grekët përballen me masat shtrënguese që kërkojnë kreditorët e Athinës në këmbim të një pakete tjetër ndihme 3-vjeçare prej gati 86 miliardë euro. Në këtë paketë merr pjesë përveç BQE-së dhe BE-së edhe FMN, me 16 miliardë euro. 35miliardë euro në këto tre vjet do të përdoren për zhvillimin e ekonomisë së vendit, ndërsa pjesa më e madhe për shlyerjen e detyrimeve të vjetra të Greqisë. Gjithashtu, pjesë e ndihmës është krijimi i një fondi në të cilin do të mblidhen të paktën 50 miliardë euro nga shitja e aseteve shtetërore të vendit. Prej tyre, 25 miliardë do të shkojnë për rikapitalizimin e bankave, 12.5 për shlyerjen e borxhit dhe pjesa tjetër për investime. Por për të marrë të gjitha këto para, Greqia duhet të miratojë masat për reformat ekonomike që janë kusht të vendosur nga BE.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne