Vendos parlamenti/ Televizioni italian do të transmetojë edhe shqip

Deputetë dhe senator të komisiont të mbikqyrjes së televizionit shtetërorë, kanë paraqitur në parlamentin Italian një kërkesë që RAI të transmetojë programe edhe në gjuhën shqipe.

Kjo kërkesë është pranaur sot nga kuvendi i Italisë.

Ata e paraqitën këtë kërkesë më argumentin se në Itali jetojnë një numër i madh shqiptarët të cilët kanë të drejtën e tyre që të informohen në gjuhën shqipe. Parlamentarët vënë në dukje që gjuha dhe kultura shqiptare në Itali duhet të mbrohet (bazuar në ligjin 482 të vitit 1999) njësoj si gjuhët katalanase, gjermanike, greke, sllovene, kroate, franceze, frankoprovensale, friulane, ladine, oksitane e sarde.

Italia është atdheu i dytë për 467.687 shqiptarë, të cilët jetojnë atje si emigrantë. Të dhënat janë nga Instituti italian i statistikave, Istat, i cili shton edhe 80 mijë të tjerë, të cilët tashmë kanë marrë nënshtetësinë italiane. Më tej, janë edhe komunitetet me origjinë shqiptare, që jetojnë prej shekujsh në Kalabri e Siçili. Tani parlamenti italian mendon që ky komunitet i madh ka të drejtën e transmetimeve radiofonike e televizive në gjuhën shqipe dhe duhet të jetë radiotelevizioni shtetëror italian, ai që duhet ta përmbushë këtë detyrim, shkruan La Repubblica.//Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne