Vendoset nën rrethim edhe baza e fundit e ISIS në lindje të qytetit Raka

Ushtria e dhe forcat popullore të Sirisë në pjesën lindore të provincës Raka në veri të Sirisë, kanë vendosur nën rrethim të plotë terroristët e grupit ISIS në qytetin Madan që konsiderohet bastion i fundit i këtij grupi terrorist në këtë rajon.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se forcat e Sirisë gjatë operacioneve të tyre pas çlirimit të fshatit Dalha, kanë vazhduar avancimet e tyre në pjesën lindore të provincës Raka. Ndërkohë avionët luftarakë të Sirisë kanë sulmuar pozicionet e terroristëve të ISIS në pjesën lindore të provincës Raka dhe po mundohen të hapin rrugën drejt provincës Dejr Al-Zur nga pjesa perëndimore. Forcat siriane gjatë operacioneve të tyre kanë çliruar edhe disa fshatra të tjera në pjesën juglindore të provincës Raka./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne