Vendosi flamurin shqiptar mbi çati, 230 euro gjobë shqiptarit në Mal të Zi

Emin Beqaj nga Tuzi i Malit të Zi është dënuar me 230 euro për shkak se për festën e Ditës së Flamurit kishte vendosur flamurin shqiptar në shtëpinë e vet. Këtë dënim për qytetarin nga Tuzi e ka paguar subjekti politik Alternativa Shqiptare. I pari i koalicionit të partive shqiptare për zgjedhjet e 3 marsit, Nik Gjeloshaj, nëpërmes faqes së vet në rrjetin social facebook ka ndarë një fotografi të mandat pagesës së gjobës.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne