Venezuela akuzon SHBA dhe Guaido për ‘sulm terrorist’ në objektin e saj te naftës

Nje “sulm terrorist” shkatërroi tanket e magazinimit në një fabrikë të përpunimit të rëndë të naftës në lindje të Venezuelës, tha ministri i naftës, Manuel Quevedo , duke fajësuar Shtetet e Bashkuara dhe shefin e opozitës Juan Guaido .

Asnjë viktimë nuk u raportua në incidentin që ndodhi në objektin e Petro San Felix që gjendet në periferi të qytetit venezuelian të Barcelonës, ku tre tanke u perfshine nga zjarri.

Quevedo fajësoi Guaidon , kreu e legjislaturës së opozitës në Venezuelë dhe president i përkohshëm i vetëshpallur i mbështetur nga 50 vende, duke e akuzuar për bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara.

“Ka pasur një akt terrorist që ne e denoncojme në nivel ndërkombëtar”, tha Quevedo për rrjetin televiziv shtetëror VTV.

Ai veçoi një senator amerikan, Marco Rubio, të cilin Caracas e konsideron si një politikan kryesor në politikat amerikane kundër qeverisë së Maduro .

Në Twitter, ministri tha se Rubio “urdhëroi më shumë dhunë në Venezuelë”. Guaido dhe opozita, tha ai, ishin “duke intensifikuar inkursione terroriste” kundër ndërmarrjes shtetërore të naftës PDVSA për të ndikuar eksportet vitale të naftës në Venezuelë.

“Tradhtarë!” ai shkroi, duke shtuar “Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të grabisin Venezuelën dhe burimet e saj të naftës … (dhe) dëshiron që gjaku të rrjedhë”.

Eksportet e naftës përbëjnë 90 për qind të të ardhurave të eksportit të Venezuelës.Rritja e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara kanë ulur eksportet e mëtejshme./dailysabah/Gazeta Impakt

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne