Venezuela del nga halli, Rusia e ndihmon me një borxh prej 3.15 miliardë dollarësh

Rusia dhe Venezuela kanë nënshkruar një marrëveshje për ristrukturimin e borxheve, sipas së cilës Caracas do t’i paguaj Moskës 3.15 miliardë dollart e marrë hua, për 10 vite.

Ministria e Financave të Rusisë, ka thënë se pagesa e borxheve do të jetë minimale në gjashtë vitet e para, derisa vendi i Amerikës Jugore po përballet me krizë ekonomike dhe financiare.

Ministri venezuelas për ekonomi dhe financa, Simon Zerpa, ka thënë para gazetarëve se fondet e marra hua nga Rusia, nga firmat e Venezuelës, përfshirë nga kompania e naftës PDVSA, nuk janë pjesë e marrëveshjes.

Sipas nënkryetarit venezuelas të ekonomisë, Wilmar Castro Soteldo, afatet e marrëveshjes janë shumë fleksibile dhe të favorshme për Caracasin.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne