Venezuela – Plani i Lojës së SHBA-së dhe si duhet të reagohet ndaj saj

Moon of Alabama

Moon of Alabama dha një analizë në lidhje me përpjekjen e SHBA-së për grusht shtet në Venezuelë.

Qeveria e SHBA-së ka njohur dje ‘liderin e opozitës’, krahun e djathtë të Venezuelës, Juan Guaido, si president i vendit.

Këtë veprim të Amerikës së Jugut e përkrahën një numër vendesh. Kuba, Bolivia dhe Meksika refuzuan ta përkrahin atë.

Rusia, Kina, Irani dhe Turqia vazhduan t’a mbështesin qeverinë e zgjedhur të Nicolas Maduro-s dhe të ngrisin zërin e tyre kundër përpjekjes së grushtit të shtetit.

Bashkimi Evropian nuk ka një ide të përbashkët; Franca neoliberale është pro grushtit të shtetit, ndërsa Spanja është kundër.

Venezuela tani duhet të jetë e përgatitur për konfliktin i cili do të zgjas gjatë gjithë vitit dhe ajo duhet të bëjë gjithçka për ta bërë atë sa më të shkurtër të jetë e mundur.

Kjo masë e SHBA-së e planifikuar që një kohë të gjatë ndaj qeverisë së Venezuelës, është thjesht fillimi. Ky plan është hartuar për ta kthyer rrëmujën në misionin e spastrimit dhe infiltrimit – Ne nuk mund të ndalemi këtu ! Do të ndërhyjmë.

Këtu bëhet fjalë për rezervat më të mëdha të naftës në botë, që është, më shumë se 300 miliardë fuçi naftë.

Masha e SHBA-së Guaido premton të kthej ligjet e naftës së Venezuelës në favor të Shteteve të Bashkuara. Qeveria bolivare po përdor naftën për të mbështetur të varfrit.

Senatori Marc Rubio, plani i lojës për operacionin e SHBA-së për ndryshimin e regjimit kundër qeverisë së Venezuelës, shkroi me mbështetjen e Zëvendëspresidentit Mike Pence:

“Njohja Z. Guaido nga Amerika si president legjitim i Venezuelës është shumë më tepër se një masë simbolike dhe paraqet sfida të reja ndaj z.Maduro. Marco Rubio, senatori republikan i Floridës, i cili e shtyu administratën e Trump për të ndërmarrë një hap të tillë, e inkurajoi këtë ide në një mënyrë të pasionuar.

Rubio, në fjalimin e tij në Senat më 15 janar, kishte thënë se emërimi i Guaido-s si president do të mundësojë që miliona dollarë të aseteve të ngrira të Venezuelës në SHBA, të jenë në dispozicion të ligjvënësve të opozitës dhe se ata mund t’i përdorin ato për financimin e zgjedhjeve të reja dhe për mbështetjen humanitare.”

Shuma e vërtetë e parave që Venezuela dhe Shtetet e Bashkuara dhe Britania “ngrijnë” ose luajnë në praktikë janë disa miliardë dollarë, jo thjesht pak milion.

Një ngrirje e tillë e parave të zotëruara nga qeveritë të cilat Shtetet e Bashkuara nuk i kanë në qejf, është e njohur mirë. Lufta ekonomike që Shtetet e Bashkuara ka kryer për një kohë të gjatë me shumë sanksione të tjera, e ka bërë pothuajse të pamundur që ekonomia e Venezuelës të rimëkëmbet.

Tani, ndërsa Shtetet e Bashkuara do të marrin të gjitha paratë të cilat duhet të rrjedhin në Venezuelë, Venezuela duhet të ndalojë të gjitha eksportet e naftës në SHBA.

Një numër i rafinerive amerikane, disa prej të cilave janë në pronësi të Venezuelës, një nivel të caktuar bazohen në naftën e Venezuelës dhe së shpejti mund të jenë në telashe. Dhe kjo mund të ndihmojë në ndryshimin e ajrit në Uashington dhe Kina gjithashtu mund të jetë e interesuar të blejë më shumë naftë venezueliane.

Duke siguruar qasje në monedhat e ngrira, opozita në Venezuelë me siguri do të marrë armë dhe do të krijojë ushtri mercenare në luftën civile kundër qeverisë dhe mbështetësve të saj.

Ashtu si në Siri, disa forca speciale të sigurisë që punojnë me forcat speciale SHBA-së dhe CIA-n, do të jenë të gatshme për të ndihmuar.

Linja e furnizimit e një lufte të tillë ka gjasa të kaloj përmes Kolumbisë. Nëse lufta është planifikuar në tokë ashtu si në Siri në vitin 2011, atëherë ka gjasa të mëdha që lufta të fillohet në qytetet afër kufirit.

Por, para fillimit të konfliktit ushtarak, opozita e SHBA-së dhe ajo e Venezuelës do të provojnë mënyra të tjera.

Pas deklaratës së SHBA-së, Maduro u bëri thirrje të gjithë diplomatëve amerikanë në Karakas të largohen nga vendi brenda 72 orëve.

Shtetet e Bashkuara për shkak se nuk e njihnin më Maduro-n, e refuzuan këtë thirrje. Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo njoftoi se ‘marrëdhëniet do të udhëhiqen nga kryetari i përkohshëm Guaido’.

Ky refuzim me gjasë ishte i planifikuar dhe mendohej të provokoj një reaksion të ashpër, siç është bastisja e ambasadës.

Nën një proces normal, qeveria e Venezuelës kishte mundur t’i arrestoj diplomatët amerikan kur ata dolën nga ambasada në të cilën u mbrojtën ligjërisht.

Mund t’i kishin hypur në aeroplan dhe t’i largonin nga vendi. Por siq po shihet, SHBA e ka planifikuar këtë konflikt dhe diplomatët ishin të përgatitur të qëndronin në ambasadë për një kohë të gjatë.

Gjëja më e mirë që mund të bëjë Venezuela është thjesht izolimi i ambasadës. Ky izolim duhet të mbrohet mirë në mënyrë që të parandaloj operacionet mashtruese.

Nuk duhet të lejohet brenda asnjë vizitor. Të gjitha linjat e komunikimit të ambasadës duhet të ndërpriten (të ketë komunikim satelitor) dhe rryma dhe uji duhet të lidhen me racione.

Ndihma humanitare duhet të jepet vetëm me kërkesë të veçantë. Është e rëndësishme ta bëjmë këtë punë ‘në përputhje me librin’, në mënyrë që SHBA-ja të mos e përshkallëzoj çështjen duke përdorur këtë temë.

Udhëheqësi i opozitës Juan Guaido është duke tradhtuar. Ai, ekipi i tij dhe mbështetësit e tij duhet të gjenden dhe të burgosen. Ata duhet të mbahen në rrethana të favorshme, por nën mbrojtje strikte ushtarake.

Para fillimit të një lufte më të gjerë, opozita do të përpiqet të krijojë një kaos të padurueshëm nëpër rrugë.

Ashtu si në protestat e dhunshme të vitit 2016 të cilat kishin përfunduar me dështim, protestuesit e bashkangjitur në opozitë do të armatosen. Policia do të sulmohet dhe do të vdesin njerëzit nga të dyja palët.

Mënyra më e mirë për të marrë të gjitha këto masa është mbajtja e një niveli të arsyeshëm të armëve dhe dhunës. Policia do të ketë nevojë për inteligjencë të mirë në terren për ta arritur këtë.

Duket se përderisa nuk do të ketë pasoja negative për pozitën e saj, SHBA është e gatshme të shikoj këtë goditje. Iniciativa e ndryshimit të regjimit ilegal brenda e ka madje edhe mbështetjen e të ashtuquajturve demokrat ‘socialist’.

Kompanitë private të mediave sociale në SHBA , Facebook, Instagram dhe Twitter kanë ripërcaktuar llogarinë zyrtare të Maduro-s si ‘të panjohur’.

Nuk ka një klik të “miratuar” blu. Zëri i Amerikës shfaqi një video në të cilën Guaido e shpall veten president në një grumbull prej disa qindra njerëz rreth tij.

Pastaj, në një pikë tjetër, shiheshin disa pamje të cilat jepnin përshtypjen se ai kishte shumë mbështetës. Në qytetet amerikane, u shfaqën kamionë që qarkullonin me reklama kundër Maduro-s, si dhe u futën imazhe dhe pretendime të tjera të falsifikuara përmes një serie të llogarive propagandistike.

Qeveria e Venezuelës duhet të konsultohet me Sirinë dhe Rusinë se si të fitojë një konflikt të tillë. Hapi më i rëndësishëm që Maduro duhet të hedh është rritja e mbështetjes në këtë fushë.

Nën udhëheqjen e Chavez dhe tani nën udhëheqjen Maduro-s lëvizja Bolivariane ka ende mbështetje të gjerë, megjithatë, ka humbur disa mbështetje nga të varfërit, për shkak të ndarjes ekonomike pas rënies së çmimeve të naftës.

Këtë situat në një shkallë e kanë shkaktuar edhe sanksionet e SHBA-së, por ajo kryesisht është shkaktuar për shkak të korrupsionit dhe keqmenaxhimit të politikave ekonomike. Miliarda kredi dhe investime nga Rusia dhe Kina nuk janë përdorur mirë.

Një fushatë e përgatitur mirë kundër korrupsionit do të ndihmojë në rritjen e mbështetjes publike dhe do të ofrojë besim që Kina dhe Rusia të qëndrojnë prapa qeverisë legjitime.

Një hap tjetër duhet të jetë krijimi i dialogut të hershëm me pjesët e arsyeshme të opozitës. Edhe nëse shumë njerëz nuk e pëlqejnë qeverinë e Maduro-s, ata nuk do ta përkrahin ndërhyrjen e mbështetur nga amerikanët, shumë prej të cilave janë aq të dukshme. Këta njerëz mund të fitohen. Mund të kërkohet nga kisha katolike që të ndërmjetësojë për negociatat me ta.

Ushtria venezueliane ka premtuar të mbështesë presidentin e zgjedhur. Kjo duhet të përdoret për të ndërmarr veprime kundër përpjekjeve për ta rritur dhunën. Mësimi që është nxjerr nga konflikti në Siri është se një konflikt i zgjatur do të shkaktojë shumë më shumë humbje dhe dëme se sa një luftë e përfunduar herët, qartë dhe në mënyrë të vendosur.

Burimi : Yakın Doğu Haber/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne