Venezuelë, deputetët e opozitës gjejnë strehë në ambasadat e huaja

Dy ligjvënës të opozitës venezueliane, që po përballen me arrestimin e tyre për mbështetje të përpjekjes së dështuar për grusht shteti javën e kaluar kundër presidentit Nicolas Maduro, kanë gjetur strehë në ambasadat e huaja në kryeqytet, transmeton Anadolu Agency (AA).

Dje Richard Blanco është strehuar në rezidencën e ambasadorit të Argjentinës.

Sipas mediave lokale, Blanco është politikani i tretë që kërkon strehim në rezidencat e ambasadorëve në Caracas, pasi u akuzuan për tradhti, komplot dhe rebelim civil, si dhe iu hoq imuniteti parlamentar për mbështetjen e përpjekjes së liderit të opozitës, Juan Guaido, për të nxitur kryengritje kundër qeverisë.

Marianela Magallanes, një ligjvënëse tjetër e opozitës, është strehuar në rezidencën e ambasadorit italian.

Më herët këtë muaj, edhe Leopoldo Lopez, kreu i Partisë së Vullnetit Popullor, i cili po ashtu akuzohet se është pjesë e përpjekjes së grusht shtetit, u strehua në ambasadën e Kilit dhe më vonë në rezidencën e ambasadorit spanjoll në Caracas.

Venezuela është tronditur nga protestat që nga 10 janari, kur Maduro u betua për një mandat të dytë pas një votimi të bojkotuar nga opozita.

Tensionet u përshkallëzuan kur Guaido, i cili kryeson Asamblenë Kombëtare të Venezuelës, u deklarua si president i përkohshëm më 23 janar, një veprim i cili u mbështet nga SHBA-ve dhe shumë vende të Evropës dhe Amerikës Latine.

Rusia, Turqia, Irani, Bolivia dhe Meksika kanë mbështetur presidentin Maduro./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne