Venezuelë – Guaidos i ndalohet funksionet publike për 15 vjet, dyshohet për korrupsion

Sipas një artikulli të gazetës “Nacional”, Guaido ka hedhur poshtë kërkesat për të dhënë llogari në lidhje me burimin e rreth 100 mijë dollarëve shpenzime gjatë udhëtimeve të tij jashtë Venezuelës.

Ndërkaq, ish-kryetari i Kuvendit Kombëtar të Venezuelës u shkarkua sot nga posti i tij dhe nuk mund të ushtrojë më asnjë funksion publik për 15 vite, pasi dyshohet për korrupsion.

Kontrollori i përgjithshëm i Republikës Bolivariane të Venezuelës, Elvis Amoroso, i ngarkuar me mbikëqyrjen e transparencës së administratës venezuelase, vendosi t’i ndalojë ushtrimin e çdo funksioni publik qytetarit Juan Guaido për afatin maksimal të parashikuar nga ligji.

Elvis Amoroso e bëri këtë njoftim në televizion shtetëror venezuelas, ku tha se Guaido ka realizuar 91 udhëtime jashtë shtetit pa autorizimin e Kuvendit Kombëtar të Venezuelës duke shpenzuar 570 milionë bolivarë për këto vizita, shifër të cilën s’mund ta mund ta mbulojë me rrogën apo të ardhurat e tij.

“Juan Guaido ka qëndruar 248 ditë jashtë shtetit. Ai dyshohet të ketë falsifikuar deklaratën e pasurisë dhe të këtë marrë para nga institucionet ndërkombëtar pa i deklaruar ato”, theksoi kontrollori i përgjithshëm i Venzuelës./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne