Venezuelë – Numri i Forcave Kombëtare të Milicisë Bolivariane shkon në mbi 2 milionë

Numri i Forcave Kombëtare të Milicisë Bolivariane, të cilën qeveria në Venezuelë e ka krijuar për raste të jashtëzakonshme dhe të mobilizimit, ka tejkaluar shifrën e 2 milionëve.

Në kryeqytetin Karakas të Venezuelës, vend i cili është përballë krizës më serioze politike në historinë e tij dhe kërcënohet me pushtim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është organizuar ceremoni me rastin 17-vjetorit të shtypjes 48-orëshe të grusht shtetit ndaj ish-presidentit të ndjerë të vendit, Hugo Chavez, si dhe 10-vjetorin e themelimit të Forcave Kombëtare të Milicisë Bolivariane.

Ceremonia është organizuar në Sheshin e Heronjve, me pjesëmarrjen e Presidentit Nicolas Maduro, ku u betuan 2 milionë e 199 mijë pjesëtarë të forcave.

Maduro, në fjalimin e tij në ceremoni, tha se synojnë që numrin e milicëve ta rrisin në 3 milionë duke theksuar se milicët mbajnë një vend të rëndësishëm në mbrojtjen e paqes në vend.

Duke tërhequr vëmendjen në rritjen e numrit të milicëve bolivariane, ai tha se kjo tregon që populli do ta mbrojë vendin me çdo kusht.

Presidenti venezuelas gjithashtu rikujtoi edhe grushtshtetin 48-orësh ndaj ish-presidentit të vendit më 11 prill 2002, i cili përfundoi më 13 prill me mbështetjen e popullit, Maduro tha se kjo ngjarje është grushtshteti i parë mediatik në historinë e Amerikës Latine.

Në ceremoni morën pjesë edhe zyrtarë të tjerë të lartë të Venezuelës./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne