“Veprimet e papërgjegjshme të Izraelit shkaktuan vdekjen e 15 ushtarëve”

Ambasada e Rusisë në Tel Aviv deklaron se veprimi i “papërgjegjshëm dhe jo miqësor” i Forcave Ajrore të Izraelit ka kushtuar me jetën e 15 ushtarëve rusë në avionin e goditur nga sistemet e mbrojtjes ajrore to forcave të regjimit të Bashar al Asad në Siri.

Në mesazhin e publikuar nga llogaria e Ambasadës në rrjetin social Twitter thuhet se avioni ushtarak rus İl-20, i qëlluar ditën e hënë në Siri, i është ekspozuar rrezikut për shkak të Forcave Ajrore të Izraelit.

Në deklaratë thuhet se Rusia do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme për eliminimin e kërcënimeve që rrezikojnë jetën e forcave që luftojnë “kundër terrorizmit”.

“Moska mendon se sjelljet e papërgjegjshme dhe jo miqësore të Forcave Ajrore të Izraelit kanë shkaktuar ekspozimin ndaj rrezikut të avionit rus İl-20 dhe vdekjen e 15 ushtarëve”, thuhet në deklaratë.

Përkundër deklaratës së presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, se “rrëzimi i avionit rus në Siri duket si një zinxhir i rrethanave tragjike”, ku Izraeli nuk është marrë në objektiv, ka tërhequr vëmendjen që ambasada e Rusisë në Tel Aviv merr si objektiv Izraelin për goditjen e avionit rus.

Në një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ditën e martë ishte konfimuar se avioni ushtarak rus İl-20, i cili ishte zhdukur nga radarët në Siri, është rrëzuar nga sistemi i mbrojtjes ajrore të regjimit sirian S-200.

Ministri i Mbrojtjes së Rusisë, Sergey Shoygu, kishte akuzuar Izraelin në lidhje me rastin, ku ishte shprehur se “e gjithë përgjegjësia e avionit ushtarak rus të rrëzuar në Siri dhe të ekuipazhit i takon Izraelit”.

Ndërsa Putin në lidhje me rastin ishte shprehur se, “Rrëzimi i avionit rus në Siri duket si një zinxhir i rrethanave tragjike. Reagimi i Moskës do të jetë në drejtimin e rritjes së sigurisë për njësitë ruse në Siri”.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne