VEPRIMTARIA ANTIKOMBËTARE E KLERIT KATOLIK SHQIPTAR

Rakip Beqaj

Shtyp, NISH Shtypshkronja “Mihal Duri”

Stabilimenti “8 NËNTORI”- Tiranë, 1969

 

GJENDJA NDËRKOMBËTARE NË PRAKUN E SHPËRTHIMIT TË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE DHE ROLIi SHTETIT TË VATIKANIT

 

 

Nënshkrimi i paktit “antikomunist”, më 1936, midis Gjermanisë naziste dhe Japonisë militariste, me të cilat më vonë u bashkua dheItalia fashiste, tregonte çdo ditë e më qartë se fashizmi po përgatitej me etje e shpejtësi të madhe për rindarjen e botës, për shpërthimin e luftës së dytë botërore. Pjesëmarrësit e këtij pakti u përpoqën më kot të bindnin opinionin public botëror, se qëllimii tyreishte “lufta kundër komunizmit”. Ky bllok agresiv drejtohej si kundër Bashkimit Sovjetik ashtu dhe kundër fuqive perëndimore. Planet dhe veprimet e blokut fashist përbënin një kërcënim serioz për sigurimin e paqes ndërkombëtare.

Më 1936, ushtria fashistee Musolinit pushtoi Etiopinë. Më 1938 Hitleri realizoi “bashkimin” me Austrinë. Po këtë vit,i shkëputi çekoslavakisë krahinëne Sudetëve dhe, në mars 1939, pushtoi gjithë çekosllovakinë. Sa me shumë epeshin qeveritë borgjeze ndaj blokut agresiv, aqë më të egra bëheshin kërkesat e Hitlerit dhe të Musolinit. Qeveritë reaksionare të Francës dhe Anglisë, duke sakrifikuar nëinterest ë Hitlerit një nga një shtetet e vogla dheinteresat e paqes, bile dhe të vetë popujve të tyre, mendonin të hidhnin, Hitlerin në Lindje, kundër Bashkimit Sovjetik. Chamberleni dhe Dadaleri kurdisën Munihun, krimin më të fëlliqur. “Ngjarjet e çekosllovakisë qenë prova e zjarrit për demokracitë perëndimore dhe shënuan mbarimin e tyre. Munihu qe kambana e vdekjes së politikës së tyre”(1)

Marrëveshja e Munihut sakrifikoi jo vetëm pavarësinë e çekoslovakisë përinteresat eimperializmit, por hapi, gjithashtu, rrugën e agresioneve të reja dhe shpuri në shpërthimin e luftës së dytë botërore. “Siç rezultoi më vonë, shtetet perëndimore ja dhanë Gjermanisë krahinën e Sudetëve si shpërbim për angazhimin që kishte marrë Hitleri për fillimin e luftës kundër Bashkimit Sovjetik”.(2)

Lidhja e Kombeve, e cila ishte kthyer në një vegël të fuqive të mëdha imperialiste dhe që shpërbente si një perde për të maskuar planet e tyre grabitqare, nuk mori asnjë masë për të penguar agresorët, por e shtoi më tepër këtë aggression. Më 1938, Chamberleni dekoronte: “Ne nuk duhet të përpiqemi që të gënjejmë veten tonë dhe aqë më pak nuk duhet të gënjejmë kombet e vogla dhe të dobëta, dukei lënë të shpresojnë se do të mbrohen nga Lidhja e Kombeve….mbasi ne e dimë se kjo gjë nuk mund të bëhet”. (3)

Në këto çaste frike, tradhëtie, paniku dhe çarmatimi, që kapi shumë vende kapitaliste nga sulmet grabitqare të Hitlerit vetëm Bashkimi Sovjetik nuk e humbi qartësinë. Aiishte gati të respektonte deri në fund detyrat e marra, të mbronte paqen dhe demokracinë, kundër fashizmit, që po niste luftën e dytë botërore.

Një rol me rëndësi në të gjitha këto ngjarje luajti edhe shtetii Vatikanit,i cili, qysh në fillim, përkrahu me të gjitha forcat diktaturën e Musolinit dhe të Hitlerit. Ky shtet, brenda nëitali, u riorganizua në mënyrën më të përsosur më 11 shtator 1929, në Romë, pas marrveshjes së Lateranos, që u bë midis kryetarit të Vatikanit papë Piut XI dhe qeverisë së Musolinit. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, “papa e shpalliu Musolinin të dërguar të perëndisë” dhei siguroi përkrahjen e diktaturës së tij nga kasha katolike, sin ë politikën e brendshme ashtu dhe në atë të jashtme. Kasha u detyrua të mobilizonte katolikët e të gjitha vendeve për të propangaduar në favor të fashizmit. Papa u zotua të predikonte në favor të mbretit dhe t’i qëndrojë besnik atij. Musolini, nga ana e tij, aprovoi qëndrimin e privilegjuar të kishës katolike dhei dha Vatikanit një ndihmë prej 750.000.000 lira dhe një million në kartë me vlerë shtetërore””.(4)

Papa, për të vënë në jetë marrëveshjen e sipërme, gjatë viteve 1930-37, udhëzoi kudo në botë jerarqinë katolike për të propangaduar në favor të fashizmit, ndërsa udhëheqësin e fashizmit ai e shpalli “bir besnik” të kishës katolike.

Në bazë të udhëzimeve të kryetarit të vet, kudo në botë,institucionet fetare u kthyen në qendra propaganda profashiste, çerdhe spiunazhi dhe shërbimiinformonjës. Partitë demokristiane dhe organizatat e rrethet e rinisë katolike zgjeruan dhe forcuan propagandën e tyre profashiste dhe kundër lëvizjes komuniste e punëtore ndërkombëtare, që në atë kohë kishte një ngritje të madhe. Njëkohësisht, mijëra organe të shtypit katolik shpërthyen në një fushatë propaganda, në fillim të maskuar dhe më vonë të hapet, në favor të “rendit të ri” të Romës, si e vetmjaideologji dhe rend shoqërori devotshëm për katoliçizmin. Partia fashiste, nga ana e saj, për ta materializuar këtë propagandë dhe për ta bërë më të organizuar, nëpërmjet Vatikanit ose drejt për së drejti, furnizonte një pjesë të jerarkisë katolike, të partive demokristiane dhe të organizatave kryesore të rinisë katolike, me fonde të posaçme materiale propaganda.

Me qëllim që të edukohej meideologjinë fashiste rinia në shumë vende të botës, Vatikani, me nxitjen e partisë fashiste, “gjatë viteve 1932-39, organizoi, në Romë dhe qytete të tjera tëitalisë, një seri takimesh ndërkombëtare të organizatave të ndryshme të rinisë katolike botërore, me pjesëmarrjen e mijëra delegatëve nga të katër anët e botës”. (5). Në këto takime, qindra kuadre me eksperiencë të fashizmit, jo vetëm qëinfektonin meidetë e tyre fashiste shumë pjesëmarrës nga radhët e rinisë, por, në forma të ndryshme, këto kuadro tërhiqnin në shërbim të fashizmit krerë të këtyre organizatave.

Praën Vatikanit u krijuan organe të posaçme, që merreshin kryesisht me problemin e vënies në jetë sa më mirë të marrëveshjes së Lateranos, në favor të qeverisë së Musolinit vatikanii zgjeroi dhei forcoi organet, që duhet të merreshin me grumbullimin, studimin dhe përpunimin einformative politike, ushtarake dhe ekonomike, qëi dërgonte atij jerarkia kishtare katolike, e shpërndarë në të gjitha anet e botës. Këto të dhëna, mbasii përpunoi sektorë të posaçëm të tijë, Vatikanii dërgonte, sipasinteresik që paraqisnin, për aleatin e tij,italinë fashiste.

Ështëinteresant sistemii organizimit të kishës katolike dhe të lidhjeve nënshtruese, që ekzistojnë midis priftit dhe besimtarit, që nga lindja e këtij të fundit, si regjistrimi në librat e kishës, bekimi e krezmimi, vënia e kurorës së martesës, bekimet e ndryshme me raste të dielash e festash të shumta fetare, si dhe rrëfimi për mëkatet që mund të bënte besimtari ose besimtarja. Të gjitha këtoi lidhin për jetë dhe fort besimtarët katolikë me priftin. Besimtarët, sipas ligjës “së shenjtë”, janë të detyruar t’I rrëfejnë gjithshka “uratës”. Kyi fundit është “I autorizuar” nga zoti ta falë ose jo mëkatën e mëkatarit, kurse për mëkatet e rënda duhet të marrë aprovimin eipeshkvit prej të cilit varet, etj. Pra, në këtë mënyrë, besimtari katolik, qysh në lindje, shoqërohet hap pas hapi nga kujdestarii tij, “nga ati shpirtëror”, nga përfaqësuesii zotit, deri në varr. (6)

Të gjitha këto lidhje dhe nënshtrime të besimtarit ndaj priftit,ipshkvit dhe kryeipeshkvit, e bëjnë atë të jetë për jetë skllavi kishës. Besimtari katolik, duke e marrë priftin si përfaqësues të zotit në tokë, me respect e besim të madhi tregon çdo të fshehtë të vetën ose çdo gjë që di për të tjerët. Kështu, p.sh., gjatë luftës nacionalçlirimtare, disa prindër tepër tepër besimtarë në Shkodër, gjatë rrëfimit, treguan para priftërinjve Gjon Shllaku, Pal Dodaj, etj, se bijtë dhe bijat e tyre, ishin lidhur me luftën Nçl. dhe punonin për çlirimin e Shqipërisë, me shpresë se “urata” do t’i falte, meqënëse ata kishin vepruar në kundërshtim me porositë e kishës për të mos ndjekur rrugën e komunistëve. Mirëpo, për çudi, ndodhi e kundërta: priftërinjtë për rrëfime të tilla menjëherëinformonin organet e pushtimit, të cilat mbi këtë bazë kryenin arrestime dheinternime të rinjsh e të rejash në kampet e përqëndrimit, ku një pjesë e tyre gjetën vdekjen. (7)

Kjo vartësi e besimtarëve ndaj kishës ka bërë që, në vendet kapitaliste, t’i japë mundësi priftit, në fshat ose qytet, ku ai ushtron veprimtarinë “fetare”, që të njohë mirë pulsing e çdo besimtari. Duke përfituar nga ky privilegj shekullor, që klerii ka krijuar vetes, ai grumbullon të dhënat qëiinteresojnë dhe që kërkohen nga eprorët e tij, të cilat periodikisht ua relatonipeshkvive. Këto ua dërgojnë arshipeshkvive, dhe këto të fundit Vatikanit. Kështu veprojnë të gjithaipeshkvitë dhe kryeipeshkvitë. Kështu papët, me anën e misionarëve të shpërndarë kudo në botë, nën maskën e petkut fetar, grumbullojnëinformata të shumta dhe të gjithanshme, me mosha e sekse të ndryshme, me raca e kombësi të ndryshme. Vetëkuptohet se asnjë spiunazhe në botë nuk ka kaq shumë kuadro dhe mundësi zbulimi sa Vatikani. Këtë avantazh e kishte mirë parasyshipeshkvi katoliki SHBA, Roion,i cili, më 1940,i propozoi hapët SHBA që të vendoste marrëdhënje diplomatike me Vatikanin, “me që Vatikani kishteinformacionin më të mirë dhe më të saktë në botë, të cilin SHBA do të mund ta shfrytëzonin për qëllimet e veta” .(8) Ketë propozim, presidentii atëhershëm Roosvelt e vlerësoi dhe, menjëherë, lidhi marrëdhënje diplomatike me “Selinë e Shenjtë”, duke dërguar praën Vatikanit Teilorin, të parin përfaqësues personal të tij.

Papa Piu XI-të i alarmuar nga rritja gjithnjë e më shumë në botë e lëvizjes punëtore ndërkombëtare, nga fitoret e revolucionit spanjoll si dhe nga përkrahja e madhe morale e materiale qëi jepej atij prej partive komuniste e përparimtare të mbarë botës, duke dërguar mijëra vullnetarë në Spanjë nga të pesë kontinentet, për të luftuar kundër fashizmit, për triumfin e revolucionit spanjoll, u detyrua që, në prill të vitit 1937, të lëshojë Eciklikën e tij të titulluar “Mbi komunizmin e pazot” (9) document që njihet në gjithë botën përparimtare, si një nga më reaksionarët kundër lirisë dhe pavarësisë së popujve, në të gjithë historinë e sundimit të papës në fjalë.

Në enciklikën e tij, papa u bënte thirrje të gjitha partive demokristiane, organizatave dhe rretheve të rinisë katolike atje ku kishte, të vepronin me të gjitha forcat kundër përhapjes sëideve të “mallëkuara” komuniste, të cilat po përhapeshin kudo me shpejtësi të madhe dhe po bëheshin gjithnjë e më të rrezikshme për kristianizmin. “Kushtrimin atëror-thoshte papa në enciklikë-nuk ua drejtoj vetëm princëve të Evropës për të marrë masa kundër komunizmittë mallëkuar, por të gjithë klerikëve dhe besimtarëve, pa dallim shtrese e profesioni, seksi e moshe, ua drejtoj burrave dhe grave, djemve dhe vajzave, për një bashkim fuqish, për një organizim veprimi, për një veprim katolik nën drejtimin eipeshkvis për mbrojtjen e fesë.” (10)

Udheheqësi i Vatikanit në këtë enklikë u bënte thirrje, si qeverive borgjeze të shteteve kryesore të Evropës, ashtu dhe të gjithë jerarkisë katolike, të merrnin masa kolektive dhe të shpejta, për shtypjen e komunizmit në Spanjë. “Të jeni veprues dhe jo vrojtues kundër veprimeve “barbare komuniste në këtë vend dhe popull të bekuar….. çfarë shërimi duhet zgjedhur për t’u mbrojtur nga ky rrezik që është vërsulur kundër Krishtit e qytetërimit? Unë, porsi një atë, qëinteresohet për fëmijën e vet, ju drejtoj qortimet atërore atyre bijve, që janë larguar nga rruga e drejtë… në Spanjë, për sa ju është e mundur komunistëve, rrëzuan çdo gjë të artit, kulturës dhe të shkencës njerëzore. Ata po mbysin tufa-tufa shekullarët, vetëm pse janë të krishterë të mirë. Prandaj, asnjë shtet, që e kupton përgjegjësinë e vet , nuk duhet të heshtë, se çka ndodh sot në Spanjë, do të ndodhë nesër në kombe të tjera”. (11)

Kësaj thirrje gjakatare të papës, udhëheqësit shpirtëror të katoliçizmit ju përgjigjën ashtu siç këshilloi ai, si shtetet borgjeze të Evropës dhe shtetet fashiste. U krijua “Komitetii mosndërhyrjes”, që në fakt u bë komiteti për ndërhyrje në Spanjë, roli reaksionari të cilit, në tragjedinë e popullit spanjoll, gjatë viteve 1936-39 ështëi pashembullt në histori. (12). Nga ana tjetër, qeveritë fashiste të Musolinit dhe të Hitlerit, sambas porosisë së papës, dërguan kundër Spanjës heroike trupat e tyre më të zgjedhur, të bekuar nga papa, të pajisur me armët më moderne, dhe u vërsulën mbi popullin revolucionar spanjoll, për t’ja nënshtruar diktaturës frankiste.

Vatikani, për sllavërimin shpirtëror të popullit spanjoll, për të paralizuar hovin revolucionar, që kishte shpërthyer atje dhe për të ngjallur atje “kolonën e pestë”, nisi nga vende të ndryshme të botës për në Spanjë një ushtri të madhe misionarësh katolikë, me pretekstin se këta murgjë “do të ndihmonin popullin katolik spanjoll në ditët e vështira që kalonte nga territori komunist”. Të tillë u dërguan ngaItalia, Franca, SHBA, dhe shumë vende të tjera të Evropës. Nga Shqipëria u dërguaish-I dërguarii plotfuqishëmi papës në Shqipëri Hilldebrand Antoniutti. Arritjen e Hilldebrandit në Spanjë dhe shërbimet qe ai do t’I kryente klikës fashiste të Frankos krerët e klerit katolik shqiptari trumbetuan me bujë në organet e tyre të shtypit. (130

Kësaj thirrjeje të papës, si kudo në botë, ashtu dhe krerët e klerit katolik shqiptar ju përgjegjën në kohë. Ata, periodikisht e plot dashamirësi, komentonin fitoret e Frankos në organet e tyre të shtypit, osei dërgonin drejt mesazhe për fitoret e tij si fitore të tyre, për shpëtimin e botës nga rreziku komunist. (14)

Ushtritë e Musolinit dhe të Hitlerit, të Vatikanit dhe të Frankos, si dhe ndihma që dhanë shtetet kryesore të Evropës, në radhë të parë Anglia dhe Franca, e mposhtën rezistenzën revolucionare të popullit spanjoll. Ata dogjën, vranë e masakruan qindra e mijëra revolucionarë dhe vullnetarëinternacionalistë, burra e gra, pleq e fëmijë. Mbas një lufte të gjatë dhe të përgjakshme, nga e cila, fashistët muarën një mësim të mirë, koalicioni fashist e shtypi republikën popullore të Madritit dhe vendosi atje diktaturën fashiste të Frankos, të xhelatit të popullit spanjoll. Fitorja e Frankos gëzoi jo vetëm shtetet fashiste, borgjezinë ndërkombëtare, por edhe Vatikanin dhe krerët e klerit katolik shqiptar të cilët, si gjithmonë, nuk vonuan të përshëndetnin fitoren e Frankos në të përkohëshmen e tyre “Kumbona e së Diellës”, me artikullin e redaksisë “Gjenerali Franko uli mbi letër shpatën e fitores”. (15)

 

 

 

 

2. GJENDJA POLITIKO-EKONOMIKE E SHQIPËRISË NË PRAG TË PUSHTIMIT NGA ITALIA FASHISTE

 

Mbi kurrizin e popullit shqiptar, imperialistët vendosën regjimin gjakatar të A.Zogut, regjimi “portave të hapura” dhei kapituullimit pa kushte para ndërhyrjes së huajimperialiste.

Politika e brendshme e Zogut karakterizohet nga një shfrytëzim total dhe barbari fshatarësisë së varfër e një të mesme dhei punëtorisë në vendin tonë. Në regjimin e Zogut vazhduan ato raporte ekonomike feudale, që la sundimi turk në Shqipëri. Pushtetiishte në duart e bejlerëve, të rritur dhe të edukuar me koncepte dhe frymë anadollake.

Bujqësiaishte e prapambetur dhe shkonte vazhdimisht në rënie.

Përindustri as që mund të flitet fare.industria e lehtë përbënte një pjesë shumë të vogël të ekonomisë,ishte fare primitive dhe drejtohej nga kapitali feudo-borgjezi venditi mbështetur kurdoherë ndihmën dhe në drejtimin e kapitalit financiarItalian,interesate të cilit nuk kërkonin zhvillimin eindustrisë së lehtë në vendin tonë. Arësimiishte në gjendje të vajtueshme, analfabetizmi kishte zënë rrënjë thellë dhe përfshinte 90% të popullsisë. (16)

Politika e jashtme e Zogutishte krejtësisht anti-popullore dhe antishqiptare. Ahmet Zogu kishte qëllim që, me ndihmën e të huajve, të forconte brenda regjimin satrap, të pasuronte veten, duke shitur, më në fund, Shqipërinë te të huajt. Zogu dhe regjimii tij, në lëmin ndërkombëtar, nuk luftuan për të mbrojtur pavarsinë e Shqipërisë.

Zogu u kishte hapur dyert prej kohësh agjentëve të spiunazhit amerikan, anglez dhe, në mënyrë të veçantë, atijItalian, të cilët vinin në Shqipëri në formën e misioneve të ndryshme, si këshilltarë ushtarakë e civilë, përfaqësues firmash etj. Të gjithë këta, dhe të tjerë, jo vetëm që bënë punë spiunazhi në favor të shteteve te tyre, por, sikundër u provua më vonë, vodhën e dëmtuan sa mundëninteresat e pasuritë e vendit tonë, dhe pregatitën njerëzit e tyre për të punuar në të ardhmen kundër Shqipërisë e popullit shqiptar.

Në vitet e fundit të sundimit, Zogu u bë vassali plotëi Musolinit. Ambasadoriiitalisë fashiste në Tiranëishte sunduesi vërtetë në Shqipëri. Të gjitha traktatet dhe marrëveshjet e Zogut meitalinë fashiste kishin një objektiv: kolonizimin e Shqipërisë. Me marrëveshjet ekonomike dhe financiare, si dhe me traktatet e aleancës,Italia fashiste brenda pak vjetësh arriti, jo vetëm të shtjerë në dorë të gjitha pasuritë tona të mbitokës e të nëntokës, por edhe ta detyrojë shqiptarin që edhe për kokrrën e misrit të vështronte ngaItalia.

Një rrjetë e gjerë shoqërishItaliane shfrytëzimi shtrin thonjtë e tyre mbi vendin tonë, në bazë të koncensioneve kapitulluese që bëri Zogu. Aparatii këtyre shoqërive përbëhej nga kusarë me çizme, që vidhnin dhei pinin gjakun popullit tonë. Ministritë ranë në duart eItalianëve, në bazë të një marrëveshjeje të fshehtë mbi organizimin ushtarak të Shqipërisë, më 1936, ushtria u vu nën kontrollin e plotë tëItalianëve. çdo plan plan ushtarak hartohej nga Roma. Sazani u mbajt me forcë ngaItalia, që në luftën e parë botërore. Durrësi u fortifikua ngaItalianët. U ndërtuan aerodrome, u bënë fortifikimenë kufi me Jugosllavinë e Greqinë, në bazë të planeve tëItalianëve dhe nën drejtimin e tyre. Armatimii ushtrisë mbretëroreishteItalian, kështu që fashistët dinin me hollësi edhe sa fishekë kishte ushtria jonë.

Ky qëndrim kapitulluesi regjimit të Zogut krijoi kushtet dheinkurajoi ata që të shpejtojnë pregatitjet për pushtimin e Shqipërisë.

Zogu, me gjithë shenjat e acarimit të gjendjes politike ndërkombëtare dhe shtimin e vazhdueshëm të presionit politikItalian mbi Shqipërinë, mundohej të tregoheji qetë karshi qëllimeveItaliane në Shqipëri dhe nuk mori asnjë masë për sigurimin e pozitës së shtetit shqiptar përballë rrezikut fashist. Egouzmi klasori tij dhei klikës së tij e kishte verbuar aqë shumë, sa nuk e lejonte të shikonte rrezikun e afërtimperialist dhe të bashkonte forcat e popullit shqiptar kundër lëvizjes revolucionare dhe komuniste. (17)

Popullin shqiptar, në gjendjen e mjerueshme qëishte, nuk e linin të bashkohej dhe ata që e hiqnin veten për “udhëheqës shpirtëror” të tij. Kleri katolik, sidomos, luajti në këtë drejtim rolin e “vjolinës së parë”, ai u vu plotësisht në shërbim të okupatorit të ardhshëm, ashtu si sihte vënë gjatë gjithë historisë së tij në shërbim të të huajve….

 

 

3.-KLERI KATOLIK SHQIPTAR NË SHËRBIM TË TË HUAJVE

 

historikisht vërtetohet se kleri katolik shqiptar gjithmonë u ka shërbyer të huajve, austrohungarezëvee deri më 1918,Italianëve mbas shkëputjes së tyre nga Ausro-Hungaria, dhe pushtuesve gjermanë deri në     lirimin e Shqipërisë, më 29 nëndor 1944. ndërsa, mbas            çlirimit, atsi lidhën fatet e tyre me angloamerikanët. Duke punuar me etje për përmbysjen e pushtetit popullor, për zhdukjen e pavarësisë së Shqipërisë, për skllavërimin e vendit tonë nga të huajt.

Këto lidhje me të huajtë shpjegohen, në radhë të parë, me faktin se këta agjentë të Vatikanit, në Shqipëri gjithmonë kanë përmbushur detyrat që u ka ngarkuar ai; pra, sipas udhëzimeve të Vatikanit, kanë bashkëpunuar dhe janë vënë në shërbim të të huajve të ndryshëm, që kanë ardhur në vendin tonë. Përveç kësaj, këtai kanë lidhur me pushtuesit e hauj te vendit tonë të njëjtat qëllime politike,ideologjike dhe ekonomike, për shtimin e privilegjeve e të pasurive të tyre.

Më 1870 kleri katolik shqiptari shkëputi përfundimisht lidhjet e tij me Francën dhe u lidh me derën e Absburgëve. Dera e Asburgëve, me qëllim që ta përdorte klerin në Shqipëri sambasinteresave te veta, qysh në fillim e subvencionoi me fonde të posaçme vjetore, (18) për organizimin dhe forcimin e kishës katolike shqiptare.

Më 1857, me ndihmën e Asburgëve,imzot Topçiu hapi një kolegj për xhakonj. Disa vjet me vonë, gjithmonë me ndihmën e austriakëve, më 1882, u ndërtua kolegji françeskan në Troshan dhe, më 1887, në Shkodër. Vjena në këtë kohë paguante një kuotë vjetore prej 1.200 florintash për mbajtjen e tri shkollave katolike në Shkodër. Katedralja e Neshatit dhe e Prizrenit, kasha e Durrësit, e Tiranës dhe e Dervenit, etj. (19), ndërtohen me ndihmën e derës së Absburgëve. “Nuk ka gur kishe a kolegji, që nuk flet për “bujarinë” dhe projen e derës së lumnueshme të Absburgëve”. Kështu shkruanin fletoret e klerit në periudhën kur ataishin të lidhur me Austrinë.

Të gjitha këto fonde, që harxhonte Austria për ngritjen dhe mbajtjen e shkollave, seminareve, kuvendeve, kishave si dhe një ushtrie të zezë prej qindra jezuitësh dhe françeskanësh, patën si përfundim, vënjen e këtyre të fundit në shërbim të Austrisë, për realizimin e qëllimeve të saj në Shqipëri.

Perandoria austriake, për shërbimet e çmuara qëi sillnin krerët e klerit katolik shqiptar,i nderonte me rroga personale, dukei dhënë 450 korona çdo meshtari në vit, shumë kjo e mjaftueshme për të përballuar nevojat kishtare. (20)

Mjaft klerikëve, të dalluar për shërbimet, qëi bënin perandorit, ju dhanë një sërë titujsh nderi dhe dekorata të larta. Kështu, p.sh., më 1916, Perandorija dekoroiimzot Bumçin, Bernardin Shllakun etj. Me kryqe e urdhëra të larta të shtetit austriak, për shërbime të larta, në favor të derës së Absburgëve. (21)

Këta tradhëtar të popullit dhe të kombit shqiptar, me qëllime që t’I shërbenin sa më shumë dhe sa më mirë padronit të tyre, punonin me të gjitha mundësitë që Shqipëria tëishte gjithmonë nën sundimin austriak. Ata, me paturpësi, shkruanin, më 1917, se “fatii Shqipnisë ashti lidhun me shartet e monarkisë dhe se vetëm prej frontit të lumnueshëm të Absburgëve do të shkrepë rrezja e lirisë për kombin shqiptar”. (22)

Ideologui klerit katolik, Pater Gjergj Fishta, në hymnin qëi thurte perandorit të Austrisë, shkruante:

 

“Ruje, Zot, Mbretin e Austris,

Qi Shqyptarve u ba murojë;

Në zemër të gjanë, me fuqi t’madhnisë,

Ky të na ketë përherë nën projë.

 

Na besnikë mei ndejun dona

Njati Mbret qi na libroi;

Aj tue kputë veringat tona,

Përherë zemrat nai pengoi.

 

Së bashku pra, në shej miradiet,

Mbreti Karl sot palë palë

Si m’lamë të luftës, si n’çeta ushtriet

Gjan’ e jetën duem më ja falë.

 

Shkaf a Lekë e djalë Mirditet

Gjall’ lirinë ai nuk e lshon

Mbiitaljaj, mbiingliz ka zbritet,

Shqypja e Austris, Shqypnin e pshton…” (23)

 

Kleri katolik shqiptar, duke dashur t’i bëjë elozhe padronit të tij, arrin deri sat ë mohojë përpjekjet e mëdha të atdheutarëve shqiptarë për krijimin e alfabetit shqip dhe për kurorëzimin e këtyre përpjekjeve në Kongresin e Manastirit. Ja çfarë shkruante shtypii klerit katolik në këtë kohë: “Në kjoftë se kemi nji alphabet të vetmin në gjuhën shqip, ja dimë për nder veprës së palodhshme të Z.A.Kral, Gjeneral-konsullit të Austrisë,i cili, ma fort se kushdo tjetër,i dha shkas mbledhjes së kongresit të Manastirit”. (24)

Shkelja e ushtrive austriake në tokën shqiptare kishte të bënte drejt për së drejti meineresat strategjike, politike dhe ekonomike të Austro-Hungarisë. Ushtarët e kësaj perandorie erdhën për të shtypur e sunduar me çizmen e pushtuesit mbi vendin tonë; prandaj populli ynëi urreu dhei luftoi me gjithë shpirt. Të kundërtën bënin klerikët; këta e konsideronin ushtrinë e perandorit të tyre si shpëtimtaren e vendit tonë. “Me hymjen e ushtrisë së P. Em. T’Austro-Hungarisë në Shqypni po nis me ague dita e liris dhe për të mjerin popullin shqiptar. E me rrezet e kësaj lirie ky popull ka sod jetën e bardhë me e çu në vend dëshirën e vet”. (25) Siç shihet, për klerin katolik çdo pushtues, sambas tyre, sjell lirinë dhe qytetrimin për popullin tonë. Këtë ata e përsëritën edhe mbas 30 vjetve, më 1939, kur pushtuesve fashistë u thurnin lavdi se, “po sillshin në Shqipni lirin, demokracin e lumtunin e Shqypnisë, se Shqypnia, nen udhëheqjen e Duçes, nuk humbiste asgja, por fitonte gjithçka”. (26)

Mbas shpalljes së pavarësisë, kuri gjithë populli shqiptar,i udhëhequr nga patriotët e shquarismail Qemali, Bajram Curri, Luigj Gurakuqi etj.,ishte ngrituri tëri në këmbë, me pushkë dhe pendë në dorë, për të drejtat e shqiptarëve dhe të Shqipërisë , duke luftuar dhëmb për dhëmb me të huajt dhe veglat e tyre në vendin tonë, për t’I dëbuar nga toka arbërore të cilën ata e mbanin padrejtësisht të pushtuar, duke e kthyer atë në një shesh luftash të padrejta, klerikët katolik vazhdonin t’I shërbenin perandorisë së tyre, Austro-Hungarisë, deri sa ajo kapitulloi.

Mbas shkatërrimit të perandorisë austriake, kleri katolik shqiptar, menjëherë, më 1918, ran ë ujdi me një pardon të ri, meitalinëimperialiste, Me padronin e ri atë e lidhnin të njëjtat qëllime politike,ideologjike dhe ekonomike, kundër popullit shqiptar dhe shtetit shqiptar, për forcimin e sundimit të tij në Shqipëri, për shtypjen dhë shfrytëzimin e masave punojse dhe shtimin e kapitaleve të tij në kurriz të popullit shqiptar. Kjo ka qënë gjithmonë nyja einteresave të përbashkëta, që e ka lidhur klerin katolik shqiptar dhe e ka radhitur nën kujdesin atëror të Vatikanit në një front të përbashkët, brenda vendit, me klasat e privilegjuara, ndërsa, jashtë vendit, me disa nga shtetet kryesore kapitaliste të Evropës.

Më 8 prill 1919, Perrikonona, përfaqësuesiItalian në Shqipëri, njofton arqipeshkvin e Shkodrës, Jak Sareqin, se qeveriaItaliane, tash e mbrapa do të financonte klerin katolik shqiptar për të gjitha nevojat që ai do të kishte. GjithashtuItalia merrte përsipër të financonte me bursë studentët shqiptarë, që ndodheshin nëitali.

Më 29 prill 1919, Vatikani aprovoi propozimin e bërë nga arqipeshkvia e Shkodrës, që kasha katolike shqiptare të futej nën mvarësinë financiare tëitalisë. (26/1) Kështu duke filluar nga maji 1919,Italiaimperialiste filloi financimin e klerit katolik shqiptar për çdo vit me shuma të konsiderueshme të hollash, dhe kjo shumë erdhi duke u shtruar vazhdimisht. Me vendosjen e vartësisë ekonomike të klerit ngaItalia, krerët e tij e ndryshuan plakën, filluan t’i thurnin lavdi tashti jo më Austrisë, por perandorisë së re tëitalisë, dhe ky nënshtrim filloi të bëhej gjithmonë e mëi madh, sidomos mbas marrëveshjes së Lateranos më 1929, midis Vatikanit dhe qeverisë së Mussolinit, dhe ai mori formën e plotë mbas vitit 1935.

Italia, për të organizuar më mirë punën e saj kundër Shqipërisë dhe për të aktivizuar klerin për qëllimet e saj, në kohë të ndryshme, dërgoi, me anë të Vatikanit, një numër të madh kuadrosh klerike, agjentë me eksperiencë të SIM-it*) të maskuar nën petkun fetar, të cilët, posa erdhën në Shqipëri, praën arqipeshkvisë së Shkodrës, u caktua në poste drejtuese të rëndësishme fetare nga ku kishin mundësi të mëdha për të realizuar detyrat e ngarkuara.

“Këto merimanga të zeza të Vatikanit, endën pëlhurën e vet edhe në Shkodër; regjimii Zogut u kishte lënë dorë të lirë këtyre njerëzve të Vatikanit dhe këta krijuan një mbretëri më vehte, në të ahtuquajturën mbretëri të satrapit Ahmet Zogu”… (27).

Këta emisarë tëitalisë u vërsulën kundër popullit shqiptar dhe pavarësisë së tij, me qëllim që të përgatisnin sa më parë kushtet për pushtimin e Shqipërisë ngaItalia fashiste. Kleri katolik dhe të dërguarit e SIM-it në Shqipëri me anë të Vatikanit, filluan të propagandojnë, në fillim, në mënyrë të maskuar, dhe më vonë hapët,ideologjinë fashiste në Shqipëri, rendin e ri “përparimtar” fashist.

Qeveria e Zogut, duke dashur ta linte popullin shqiptar në errësirë, nuk hapte shkolla, por nga ana tjetër u kishte lënë këtyre emisarëve të Vatikanit dorë të lirë për të shtuar sa më shumë numrin e shkollave katolike fetare, jo vetëm në qytet por edhe në fshat. Ka patur raste, bile, kur janë mbyllur edhe disa nga shkollat e pakta shtetërore, për të hapur shkollë fetare, pa marrë parasysh protestat e prindërve dhe të nxënësve, siç ndodhi fshatin Dajç të Shkodrës. Dhe kur fshatarët nuk bindeshin, kleri edhe në disa fshatra të tjera të Shqipërisë së Mesme dhe të Shqipërisë së Veriut. (28) Në këtë periudhë shkollatt e klerit, seminaret dhe gjithëinstitutet katolike uinvaduan nga literature fashiste.

Në shkollat e klerit jepeshin hartime me tema fashiste. Filomat dhe shfaqjet, që jepeshin nga klerikët katolikë, në pjesën dërmuesë, përshkoheshin nga ngjyra të theksuara fashiste. Të tillaishin, p.sh., drama e shfaqur nga trupa e teatrit të Arqipeshkvisë në Shkodër (Xhakojt) “Fli për Atdhe”, me subject të nxjerrë nga një film fashist ku komunistët spanjollë paraqiteshin si bisha, që kishin mohuar çdo gjë, duke filluar nga zoti deri te prifti. Në dramë priftërinjtë dhe murgeshat paraqiteshin viktima të komunistëve, por ndihma hyjnore e Musolinit dhe Frankos, të bindur nga papa, paqësoi çdo gjë në Spanjë. Drama tjetër antikombëtare “Skënderbeu”, e vënë në skenë nga shoqëria “Don Bosko”, e shkruar nga prifti Aleks Baqli, e paraqet heroin tonë sikur ka qënë një kryqtari thjeshtë, ushtari binduri papës, që shihte te veneciantët vëllezërit e tij, të cilët gjoja e ndihmuan me gjithe shpirt për triumfin e katolicizmit në Shqipëri.

Fonde të tjera të veçanta ju dhanë klerit edhe nëpërmjet kryekonsullitItalian në Shkodër, Giovani Giros, dhe, më vonë, Salvatore melonit. (29)

Në këtë periudhë, rol me rëndësi në përhapjen eideologjisë fashiste në Shkodër në Shqipërinë e Veriut dhe në rrethet kulturale të kohës, luajtën dhe organet e shtypit të klerit katolik shqiptar. Një numëri madh revistash kulturalo-artistike, fetaro-kulturale, e tjera, rreth dhjetë, botoheshin në Shkodër. (30) Ky numër është record në një qytet relativisht të vogël si Shkodra me një popullsi të pakët katolike. Një vend të dukshëm në faqet e këtyre revistave zinte propangandimii dogmave obskurantiste fetare dhe lufta kundër lëvizjes komuniste e punëtore ndërkombëtare si dhe kundër shkencës sa saj udhëheqëse marksiste-leniniste.

Autorët që trajtonin këto tema dhe artikuj redaksionalë, në shkrimet e tyre, shpifnin e trillonin, në kundërshtim me të vërtetën, kundër lëvizjes komuniste në përgjithësi dhe Bashkimit Sovjetik në veçanti.

Në artikujt e tyre atai përshkruanin komunistët si njerëz pa atdhe e familje, duke u vënë lloj-lloj epitetesh.

Këtë kleri e bënte me qëllim që të largonte masat punonjëse nga lufta politike kundër regjimit në fuqi, e cila do të shpinte drejt organizimit të tyre; në këtë mënyrë, pra, pengonte përhapjen e lëvizjes komuniste në Shqipëri, që mbas 1935-ës po shtohej me Shpejtësi.

Kleri katolik shqiptar, duke pasur si qëllim që të paraqiste në masat punonjëse të Shqipërisëidetë komuniste dhe sistemi komunist nga më të rrezikshmit për njerëzimin, në organet e tij të shtypit filloi të botojë artikuj të ndryshëm, ku shpifej e trillohej pa skrupuj. Kështu, p.sh., u shkruan shumë artikuj kundër Bashkimit Sovjetik, kundër luftës popullore, që bënte populli spanjoll kundër diktaturës së Frankos për liri e pavarësi. (31) Në këta artikuj, kleri kërcënonte popullin shqiptar me rrezikun komunist, prandaj duhej të merreshin masa kundër tij, dhe nxirrte edhe detyra si për regjimin e mbretit Zog, ashtu dhe për jerarqinë fetare katolike në Shqipëri.

Për të pasur njëide më të qartë mbi forcën e madhe propagandistike të këtyre organeve dhe vjetërsinë e tyre, po japim disa Hollësira:

Më 1891, filloi botimin e përkohëshmja fettare “Elçija e zemers së Krishtit”. Më 1908, ju shtua kësaj së përkohëshmeje edhe pjesa letrare. Më 1914, u nda më dysh; pjesa fetare, me emrin “Lajmëtarii zemerssë Krishtit”, e cila gjatë ekzistencës së saj drejtohej nga klerikë katolikë të huaj, si pasi, Jungu, Xhenovic, Catoneo, Buseti, Aldegieri, etj., dhe pjesa letraro-kulturale “Përparimi”, që pati jetë deri më 1916. kjo e fundit, gjatë kohës së saj, u tribunë politike dheideologjike e klerit katolik shqiptar dhe e Vatikanit në Shqipëri, në shërbim të të huajve dhe kundërinteresave të kombit shqiptar.

Më 1912, françeskanët botuan të përkohëshmen fetare “Zanii Shna Ndout”, në të cilën, përveç problemeve fetare, trajtoheshin edhe probleme politike,ideologjike e letrare. Më 1913, filloi botimii së përkohëshmes, siç e quanin, letraro-kulturale, “Hyllii Dritës”. Kjo e përkohëshme, e cilaishte nga më të rëndësishmet në nëndor 1944, nuk pushoi së helmuari ndërgjegjen e popullit shqiptar, me dogmat fetare mesjetare, antishkencore për të mbajtur Shqipërinë vazhdimisht në errësirë, meideologjinë borgjeze të pushtuesve austriakë dhe, mbas 1921-së, nuk pushoi së propaganduariideologjinë fashiste. Në faqet e kësaj së përkohshmeje u shkruan me dhjetra artikuj politikëm kundër komunizmit, në përgjithësi, dhe Bashkimit Sovjetik, në veçanti, për të shuar çdo shkëndijë të lindjes së komunizmit në Shqipëri.

Në vitin 1917, doli e përkohshmja fetare “Zoja e Shkodrës” dhe në vitin 1929 filloi botimii së përkohshmes letraro-kulturale “Leka” e cila, mbas “Hyllit të Dritës”,ishte më e rëndësishmja dhe që, më vonë të dyja me “Kumbonën e së Diellës”, të botuar më 1938-1944, tribunë nga ku propagandohej fashizmi, nazizmi dhe luftohej çdo lëvizje liridashëse e patriotike, komuniste e nacionalçlirimtare, që ngrihej për lirinë dhe pavarësinë e vendit, kundër shtypjes së sundonjësve vendas dhe pushtonjësve të huaj.

Përveç revistave, kleri kishte dhe një numër gazetash që, me fuqinë e tyre propagandistike, ndikonin në botën e brendshme të njerëzve me një fuqi të jashtëzakonshme, për t’u pajtuar me gjendjen fetare e politike ekzistuese. Të tillaishin fletore “Besa Shqiptare”, “Posta e Shqypniës” nën drejtimine shërbëtorit besniktë Austro-Hungarisë e, më vonë, tëitalisë fashiste, Gjergj Fishta, e cila trajtonte, pothuaj, kryesisht çështje politike. Më 1923, doli “Ora e Maleve”, etj.

Mbas 1935-ës, në faqet e këtyre organeve filloi të tingëllojë më fort dhe më hapët propaganda fashiste, duke e paraqitur rendin e ri fashist si rendin më demokratik në botë, të adhuruar nga Zoti njëherë e përgjithmonë, për të mirën e njerëzimit,i cili rend duhej të merrej nga të gjitha vendet si modeli demokracisë dhei lumturisë së popujve. (32)

Një numëri madh kalemxhinjsh, klerikësh katolikë, agjentë të Vatikanit, të Austro-Hungarisë dhe në fund, tëitalisë fashiste dhe të Gjermanisë naziste, shkrimtarë, gazetarë, historianë, kompozitorë, folkloristë, dramaturgë, etj., kanë shkruar me qindra artikuj në këto organe. Censura kontrollonte me kujdes në përkthimet e librave të huaja, borgjeze dhe fashiste, (33) me qëllim që asnjë prej tyre të mos kishte përmbajtje përparimtare.

Kleri, me qëllim që të realizonte detyrën përfundimtare që kishte marrë nga padronii tij, për të përpunuar opinionin e vendit, për të afruar gjithmonë e më shumë Shqipërinë meitalinë fashiste, në faqet e këtyre revistave, gazetave e veprave të ndryshme, botonte artikuj për miqësinë dhe vllazërinë, që ekzistonte ndër shekuj midis popullit shqiptar dheItalian, për lidhjet e vjetra me Romën mëmë, për jetën e lumtur dhe të begadshme që bënin punonjësitItalianë, e tjera. Aty-këtu, me doreza, në forma të ndryshme, në shkrimet e tyre nxirrte kokën qëllimi, afrimi dhe bashkimii dy popujve, se “Roma gjithmonë ka qënë një nënë e mirë dritëdhënëse për popullin dhe kombin shqiptar”. (34)

Kleri katolik, për të drejtuar veprimtarinë e gjithë këtyre organeve, kishte ngarkuar kuadro të shumta, nga më të aftat dhe me përvojë, për përgatitjen e të cilave kishte punuar me kohë. Në kohën kur në Shqipëri kishte shumë pak kuadro të larta, vetëm kleri kishte vetëm 300 kuadro të larta, pjesa dërmueseishin njerëz të lauruar me një ose dy diploma, të përgatitur me mjeshtëri në kolegjet e Vatikanit për të përhapur e mbrojturideologjinë reaksionare fetare, për të luftuar kundërshtarët e saj, shkencëtarë e filozofë përparimtarë, për të luftuar teorinë marksiste-leniniste, lëvizjen punëtore e komuniste.

Këta kalemxhinj, që vazhdimisht kishin qenë në shërbim të të huajve dhe që kishin punuar kundërinteresave të kombit shqiptar, mbas vitit 1933 e shtojnë veprimtarinë e tyre plot zell për pushtimin e Shqipërisë ngaItalia fashiste ose, së paku, për vënjen në krye të shtetit shqiptar të një prince nga shtëpia Savoja, meqenëse, sambas tyre, Shqipëria nuk mund të ekzistonte si shtet më vete. (35)

 

 

4.STRUKTURA E KISHËS KATOLIKE SHQIPTARE RRETH VITEVE 1936-1937 DHE ROLIi KLERIT KATOLIK SHQIPTAR NË PREGATITJEN E PUSHTIMIT TË SHQIPËRISË NGA ITALIA FASHISTE

 

Në këtë periudhë kleri katolik shqiptar “paraqitej një shtet më vete, brënda qeverisë së Zogut” (36), një shteti fuqishëm, me një hierarki të madhe dhe të organizuar me përsosmëri, me një loinjë politike dheideologjike të përpunuar prej qindra vjetësh nga paraadhësit e tyre dhe nga Vatikani, me një potencial të fuqishëm ekonomik, me një system të përsosur organizimi dhe disiplinë, ku urdhërii arqipeshkvitishte ligjë për të gjithë, dhe që të gjithë duhej ta zbatonin në kohë dhe pa hezitim. Thyesit e disiplinës persekutoheshin me rreptësi. Ndikimii hierarkisë katolike në popullsinë e prapambetur të vendit tonëishtemadhe, veçanërisht në një kohë kur rreth 90% e popullitishte analfabet, dhe sidomos në Shqipërinë e Veriut dhe të Mesme, ku kasha katolike kishte punuar më shumë. Urdhërii “uratës”ishte urdhërii zotit për besimtarin dhe as që mund të diskutohej. Hierarkia katolike ndikonte shumë mbi parinë e vendit, bejlerë e bajkatarë, të cilët e dëgjonin fjalën e klerikut me respect. Këta ushtronin një ndikim të madh edhe ndaj organeve qeveritare qendrore, ndërsa ato lokaleti kishin nëninfluencën e tyre pothuajse të plotë.

Ky shteti fuqishëm klerikal, me qendër në Shkodër, kishte një aparat të fuqishëminstitucionesh, nga kisha deri tek arqipeshkvia. Në Shqipëri, në këtë periudhë, kishte 6ipeshkvi:ipeshkëvia e Pultit, e Lezhës, e Zadrimës, e Durrësit, e Mirditës dhe e Shkodrës. Kishte një numër të madh kishash, kuvendesh, seminaresh dhe shkollash; një pjesë e madhe e tyre në Shkodër, në fshatrat e Shqipërisë së Veriut dhe të Shqipërisë së Mesme; disa në Durrës dhe në Tiranë; një kishë në Elbasan dhe një kishë në Vlorë.

Kleri nuk kurseu asnjëherë fondet dhe kuadrot për të përhapurideologjinë e vet nga këto çerdhe të mashtrimit dhe të errësirës. Vetëm në Shkodër, një qytet relativishti vogël dhe që pjesërisht banohej nga muslimanë e ortodoksë, kleri katolik kishte një numër qendrash fetare, siçishin: Kuvendi françeskan me dy qendra, praën kishës dhe në lagjen e Arrës së Madhe: Kuvendii Jezuitëve, Kuvendii Motrave Servite, kuvendii Motrave Saleziane, vetëm me gra e vajza, Kuvendii Motrave Stigmatine; Kisha e Katedrales e varur drejt nga arqipeshkvi, Kisha e madhe e Fançeskanëve, Kisha fr5ançeskane e Shënkollit, Kisha e Jezuitëve, Kishae Motrave Stigmatine, Kisha e Motrave Saleziane, Kisha Shën Marisë, Kisha e Zojës së Shkodrës, Kapela e Motrave Servite. çdo famulli ose kishë, përveç kishës, kishte edhe qelën. Gati për çdo fshat me popullsi katolike kishte kishë.

Përveçinstitucioneve të sipërme, kleri, me qëllim që të kishte nëninfluencën e plotë rininë e qytetit të Shkodrës, për ta edukuar dhe drejtuar sipasinteresit të vet, kishte hapur ne Shkodër disa shkolla që, për nga numri,ishin më shumë se shkollat shtetërore të kohës. Kështu, p.sh.,ishte shkolla fetare e jezuitëve, dy shkolla fillore të françeskanëve, fillorja e stigmatineve, shkolla fillore e motrave servite, gjimnazi 8-vjeçar jezuit dhe gjimnazi 8 vjeçari fretërve, shkolla e mesme e stigmatineve për vajza, seminarii murgeshave stigmatine, seminari për xhakonji jezuitëve, e tjerë.

Në këto shkolla mbizotronte trupa mësimore prej priftërijsh; vetëm në kuvendin e jezuit, në Shkodër, kishte rreth 50 priftërinj, prej të cilëve 30 profesorë të kolegjit e seminarit papnuer. Një numër më të vogël kishte seminarii Rubikut,i Troshanit,i Lezhës, kuvendet e stigmatineve, e tjerë.

Të gjithë priftërinjtë, kishat e fshatrave dhe të qyteteve si dhe kuvendet e ndryshme vareshin ngaipeshkvitë dhe këto nga arqipeshkvia  e Shkodrës. Kjo e fundit dhe arqipeshkëvia e Durrësit vareshin drejt për së drejti nga papa, ose lidheshin me papën nëpërmjet Delegatit Apostolik (I plotfuqishmii papës), praën kishës katolike shqiptare.

Në Shqipëri erdhi, kohë pas kohe, një numëri madh organizatorësh katolikë, siç mund të përmendim murgët balizianë, pak më vonë benediktinët, organizatorët e urdhërit të ri françeskan në shek XII, të urdhërit domenikan në shek XIII, u bë riorganizimii urdhërit françeskan më 1866 dhei shoqatës së jezuitëve në mesin e shek XIX, e cila luajti një rol me rëndësi të madhe kundërinteresave të vendit dhe kombit tonë. Shkurt, po japim disa hollësira mbi këtë shoqatë.

Dihet, nga burimet historike, se tre jezuitët e parë erdhën në Shqipëri më 1841 që të treItalianë.ipeshkvii Shkodrës, në atë kohë,ishteItalian. Më 1848, Propaganda fide e Vatikanit dërgoi në Shqipëri Patër Claudio Stansislao Neri për të organizuar shoqatën e jezuitëve.

Dalëngadalë, brenda njëqind vjetve, 1841-1944, jezuitët, nga tre veta, krijuan një ushtri të tërë. Kjo shoqatë kishte një organizim të përsosur dhe disiplinë të fortë. Që në fillim të themelimit, jezuitët ngritën një shkollëItaliane në Shkodër. Atdhetarët shqiptarë ngritën zërin e tyre kundërkundër këtij akti të klerit katolik shqiptar. Një ndër taishte Zef Jubani,i cili, për këtë arësye, u luftua nga kleri, jo vetëm sa qe gjallë por edhe pas vdekjes. Më 1977, jezuitët themeluan në Shkodër “Kolegjin Saverjan”, ku mësimet jepeshinitalisht dhe gjithë drejtuesit, 11 rektorë,ishinItalianë. Në një kohë, kur rilindasit tanë të Shquar punonin me të gjitha forcat për hapjen e shkollave shqipe, gjatë 1877-1929së në këto shkolla e seminare jepnin mësim në gjuhën të huaj 129 mësues, petagogë e profesorë jezuitë, 120 prej të cilëveishinItalianë, austriakë, gjermanë, etj.

Të gjithë këta mësues e profesorë të huaj luftonin me çdo mjet kulturën tonë kombëtare dhe gjuhën tonë amtare. Të gjithëishin të dërguar të politikës ekspansioniste dheimperialiste të Austrisë,italisë, Gjermanisë dhe të Vatikanit; të gjithë, pa përjashtim, kanë qenë misionarë të përgatitur që më përpara, për të shkombëtarizuar popullin tonë. Tri javë pas pushtimit të vendit tonë ngaItalia fashiste, revista “Leka”, organi jezuitëve, në maj të vitit 1939, në kryeartikullin “Fashizëm,individualizëm dhe komunizëm”, shkruante: …”Jemi edhe na në regjimin fashist. Punë e mirë në shumë pikëpamje, veç n’u kuptoftë për së mbari. Pse fashizmi nuk asht gja tjetër veç nji qeveri e fortë, ose nji ushtri, por asht në temel, domosdo nji lëvizje shpirtnore me nji kuptim mendor. Ky asht kuptimii vërtetqi fashizmës: as robin nën zgjedhë të kolektivitetit, as liri për nji jetë egoiste, por liri e matur me drejtësi e me të kryem të detyrës shoqnore….Kush don me kenëi drejtë, kush a gati me u ba fli për të mirën e vllazënve, le ta quej vedin fashist”. (37)

Për të realizuar qëllimin e tyre, Vatikani dhe qeveria fashiste e Benito Musolinit, dërguan misionarët më të mirë në Shqipëri, me qëllim që të pregatitej terreni profashist në vend. Të tillëishin Giuseppe Valentini, Patër Fausti, Kordinjano e të tjerë. Në vitin 1912 erdhi në Shkodër Fulvio Cordignanua s.j.,i cili qëndroi deri më 1942. ky armiki tërbuari Shqipërisë dhe misionar me rëndësiiitalisë në këtë vend, veproi e shpifi kundër Shqipërisë sa mundi. Më 1925, në veprën e tij “Epopeja Komtare e popullit shqyptar”, thoshte se këngët popullore shqiptare, “nuk çekin kurrnji zhvillim komtar të përbrendshëm të përbashkët kah lirija”, domethënë mohon karakterin patriotic të poezisë sonë popullore. Më poshtë thotë: përgjithësisht kangët heroike popullore të Toskve e të Gegëve, flasin për punë të mdha të njaj trimi a të njaj fisi, tuj mos u naltue kurr në nji concept të përgjithtë” (38); pra, mohon frymën kombëtare të poezisë sonë popullore. Më 1934 ky agjenti fashizmit shkruan në veprën e tij “Dizionario Albaneso-Italiano”: “Bisogna viverein Albania per alcuni anni per rendersi conto delle condizioni di “imbroglio”in cui si trova ogni cosain questo paese”. (Duhet të jetojë njeriu në Shqipëri për të kuptuar kushtet e ngatëresën, në të cilën gjëndet çdo gjë në këtë vend). Pra ky misionari zi, siçishte vetë, shikonte vetëm zi e ngatërresa në Atdheun tonë). (39)

Në tre vëllimet e veprës “L’Albania”, Kordinjanua, faqe për faqe, ka fjalë dhe ngjyra nga më diskreditueset për popullin tonë. Ky fashisti njohur në Shqipëri, më 1941, botoi artikullin shpifës e famëkeq “L’Albania nella storia e nella vita ossia visione panoramica di un piccolo mondo primitive” (“Shqipëria në histori e në jetë ose pamje panoramike e një bote së vogël primitive”). Në këtë artikull të botuar në organet e Akademisë Mbretërore tëitalisë, me qëllime të caktuara, autori mohonte autoktoninë e popullit shqiptar…”Po e themi çiltas, se për mua çështja eidentitetit të popullit shqiptar  të soçëm me atë tëilirisë së moçme është thjesht një mit”. (40) Ky fashist arriti gjer atje, sa heroin tonë kombëtar, Skënderbeun, ta paraqiste, jo si prijës të popullit shqiptar, por si kapedan çetash ose çetnik të shitur në Shërbim të Vatikanit, Të Napolit e të Venedikut. Ai, në artikujt e tij, pohon se shqiptarët nuk kanë histori, kanë zënë vendin e huaj. (41)

Më 1923-24 erdhi dhe punoi në Shqipëri deri në vitin 1943 priftiItalian Giuseppe Valentini. Ky qe prefekt dhe drejtori edukatës fizike në Kolegjin Saverjan. Më vonë u bë udhëheqës shpirtërori revistës “Leka”. Qe një ndërideologët dhe organizatorët e jezuitëve në Shkodër. Si ky, ashtu dhe pasardhësit e tij, luftuan me të gjitha forcat që të zotëronte kudo në Shkodër, përmes oborrit fryma e respektit të çdo gjëjeItaliane, nënshtrimi ndaj kulturës dhe gjuhësItaliane. Jo rastësisht selia e jezuitëve në Shkodër, përmes oborrit të saj, lidhej me kryekonsullatënItaliane në Shkodër.

Gjatë pushtimitItalian. Valentine u bë përfaqësonjës kryesori kulturës fashiste në Shqipëri. Aiishte bashkëpunëtori mëi ngushtëi Mustafa Krujës dhei Ernest Koliqit. Ai u bë një ndër zëdhënësit eideologjisë fashiste në Shqipëri, sidomos nëinstitucionin e Studimeve, që u themelua më 1940, nga Cianua e Jacomoni. Sot, nëitali, është miku mëi ngushtëi Ernest Koliqit dhe vjell vrer kundër Shqipërisë socialiste.

Pra, si shihet kuadrot më kryesore tëinstitucioneve fetare në fillimishin të huaja, por Vatikani punoi dhe përgatiti shpejt kuadrin klerik shqiptar. Kleri vendas kishte mundësi më shumë të futej ndër besimtarët, për të përmbushur më shpejt dhe më mirë detyrat qëi ngarkonte Vatikani.

Për të përgatitur kuadrot kleri katolik zgjidhte djemtë më finokë. Jezuitët pëlqenin më shumë fëmijët me prejardhje të pasur, kurse françeskanët pranonin edhe të varfër, si në fshat dhe qytet. Këta fëmijëi merrnin në moshë të vogël,i futnin në kopshtet e tyre të fëmijëve, mandeji edukonin në shkollat fillore e të mesme. Ështëinteresante fakti se kleri fëmijët që merrte për t’i futur në kopshtet e kolegjet e veta,i shkëpuste plotësisht nga kontakti me ambientin e jashtëm, aq sa fëmijëve të porsafutur në kolegjin klerikal u ndryshohej edhe emir; kështu për shembull, Patër Gjergj Fishta emrin e vërtetë e kishte Zef. Ky emër ju ndërrua, posa u fut në kolegj, dhe u pagëzua nga kleri me emrin Gjergj.

Gjatë vazhdimit të shkollës (kolegjit) u ndalohej çdo kantakt me botën e jashtme, duke u edukuar brenda mureve të larta të seminareve, me një disiplinë dhe edukatë të rreptë fetare. Nxënësve u ngulitnin në tru ato cilësi morale eideologjike, që duhej të kishte një prift,i përgatitnin me njohuri të thella teologjike e kulturale.

Mbasi kryenin shkollën e mesme, xhakonjti dërgonin në universitetet e Vatikanit për të kryer arësimin e lartë. Për njëzet vjet, pasi e përpunonin kështu çdo minutë, ditë, muaj, vjet pa ndërprerje, me një ndjenjë të fortë fetarei riu bëhej predikuesi binduri kristianizmit deri ne vdekje. Pra, këta bij të pasurish (por edhe kurishin bij të varfërish, mbas mbarimit të universitetit bëheshin tën pasur, se emëroheshin praën kishave e kuvendeve, vende këto që administronin pasuri të mëdha) në këtë mënyrë bëheshin mbrojtës të vendosur të klasave të pasura të vendit. Këta njerëz parazitë, ashtu si dhe klasat shtypëse dhe shfrytëzuese, hanin në kurriz të të varfërve, pinin si shushunja gjakun e popullit me forma e metoda nga më të ndryshmet.

Në sistemin e organizimit të tij, kleri katolik shqiptar kishte krijuar e organizuar dhe një numër organizatash e shoqërish fetare, të cilati përdorte si leva të fuqishme në duart e tij kundër armiqve të vet. çdo organizatë kishte një system të caktuar organizimi, me udhëheqjen e vet, me stemën dhe flamurin përkatës (42). Në formë këto paraqiteshin si organizata fetare por në të vërtetëishin organizata politike. Historia e vërtetoi se destinacionii tyreishte politik, në favor të Vatikanit dhe tëitalisë fashiste, kundërinteresave të Shqipërisë. Të tilla organizata e shoqata mund të përmendim: “Shoqnia Bashkimi” “Shoqnia Agimi”, “Lidhja e mësuesvë katolikë”, “Nji tubë djelmoshash shkodranë”, “Rozafa”, “Shoqnia Bogdani”, “Veprimi katolik”, “Antonjanja”, “Shoqnia e Zojës Ruzare”, “Djelmënia Antonjane”, “Bijat e Zojës”, “Rrethi Don Bosko”, “Misinet Shetitëse”, e shumë të tjera, të themeluara në kohë të ndryshme. Të gjitha këto punonin për rrënjosjen e botë kuptimit fetar ndër besimtarët katolikë shqiptarë, sidomos tek të rinjtë, duke u përpjekur që ta mbanin popullin në padijë ashtu siç dëshëronte kleri dhe klasat sunduese të vendit, për ta sunduar më lehtë.

Krahas krijimit, organizimit dhe forcimit të organizatave fetare, kleri katolik, nga viti në vit, prej kohësh hapi edhe një numër shkollash fetare katolike, me priftërinjItalianë. Dokumentat tregojnë se në Pëllanë, dikur vendi banuar, është hapur një shkollë fetare në gjuhënitalisht që në vitin 1638… Atë e drejtonte njëItalian. (43) Një vit më vonë, u hap një tjetër shkollë në Bilisht. (44) E kështu me radhë misionarët e papës filluan të vërshonin në Shqipëri për të hapur shkollat e për të propangaduar katolicizmin. Sidomos, mbas vitit 1880, këta emisarë të Vatikanit, nëpërmjet shkollave, librave dhe agjitacionit që kryenin në popull, bënin të gjitha përpjekjet për të futur në botën e brendshme të popullit shqiptar bindjen në drejtësinë e fesë katolike. Këta misionarë kryenin, gjithmonë, detyrat e ngarkuara nga papa dhe asnjëherë nuk uinteresuan për të mirën e popullit shqiptar, por për skllavërimin shpirtëror, politik dhe ekonomik të tij.

Në vitin 1879, kleri hap të parën shkollë fillore fetare për motrat stigmatine; më vonë hapet një shkollë e tillë në Durrës më 1896, një tjetër në Kallmet më 1907; më 1925 hapet shkolla fetare në Dajç dhe më 1930 në Tiranë. Në këto shkolla, udhëheqësit shpirtërorëishin, në pjesën dermuese,Italianë. Për financimin e këtyre shkollave, kleri ndihmohej nga papa, pjesërisht nga Austro-Hungaria dhe, mbas 1919ës,Italia nuki kurseu fondet për këto çerdhe të errësirës, të shtypjes dhe tq obskurantizmit mesjetar.

Lind pyetja: çfarëi duhej kombit shqiptar hapja e shkollave për mësimin e fesë katolike në gjuhë të huaj, nga priftërinjItalianë, kur ai nuk kishte shkollat në gjuhën shqipe, dhe s’dinte shkrimin e këndimin shqip? Përsei duhej kjo gjë atij, kur ai s’e kishte besuar asnjëherë këtë, veç meimponimin e bajonetave të të të huajve dhe të misionarëve të papës? Kurrë në këto shkolla nuk u dëgjua të flitej për çlirimin e Shqipërisë nga të huajt, por u fol vazhdimisht për fenë katolike, për papën, për Marinë, për krishtin, për zootin, etj. dhe ju bënë vazhdimisht elozhe pushtuesve.

Me qëllim që lexuesi të ketë njëide të qartë, se me çfarë mjeshtërie dhe force të përsosur organizative kleri organizonte shoqatat fetare, për t’i pasur ato leva të fuqishme në duart e veta, për të tërhequr dhe për të vënë nëninfluencën e tij gjithë besimtarët, veçanërisht rininë për t’i përdorur pastaj me lehtësi ku t’ja lypte nevoja atij, po japim një tablo të shkurtër mbi sistemin e organizimit vetëm të njërës nga këto organizata, të “Veprimit katolik”.

Organizata e “Veprimit katolik”. Sipas udhëzimit të vatikanit, në fillim të vitit 1937, u krijua në Shqipëri nga kleri katolik organizata “Veprimi katolik”, (ose aksioni katolik). Vatikani dheItalia fashiste e krijuan pikërisht këtë organizatë në këtë kohë, me qëllim që të propagandonin më shumë krishtërimin ndër besimtarët me moshë të re, që po tërhiqeshin gjithnjë e më tepër nga ndikimiiideve komuniste. Pra, ata e krujuan “Veprimin katolik” si kundërpeshë të lëvizjes komuniste që kish filluar të përhapej në këtë kohë, si dhe për propagandimin eideve fashiste në radhët e rinisë katolike shqiptare. Këtoishin në këtë kohë detyrat kryesore, që u vunë përpara “Veprimit katolik”. Dhe, meqënëse këto detyra kishin një rëndësi të posaçme, Vatikani jepte orientim që “edhe në Shqipëri, si dhe në të gjithë kombet e tjerë, “Veprimi katolik” duhet të bëhet një detachmenti fuqishëm ei ndërgjegjshëm, me një disiplinë të çeliktë dhe me një organizim të përsosun”. (45)

 

 

 

 

 

 

 

 

Organizimii “Veprimit katolik” paraqitet si vijon:

 

 

 

Bashkimii timave të V.K.

Studentët e V.K

Djelmënija e V.K                 Anëtarë 16-30 vjeç                    Seniores 20-30 vjeç

Juniores 16-20 vjeç

Dishitar 10-15 vjeç                     Të mëdhenj 13-15 vjeç

Të vegjël 11-13 vjeç

Fëmijë katolikë 5-10 vjeç         SeksioniiI 8 vjeç

Seksionii 6-8  vjeç

Seksionii gat. 5-6 vjeç

Bashkimii grave të V.K

Studentet e V.K

Varzat e V.K                           Anëtare                                       15-30 vjeç

Dishitare                                        Të mëdha

Të vogla

Pregatitje                               Benjamine                                         Të mëdha

Të vogla

 

 

Ndërsa organet locale e qendrore të V.K paraqiteshin:

 

Zyra Qendrore

 

E  V.K

 

 

 

 

Trimat             Djemtë                 Gratë                  Vajzat

Parija              Parija                    Këshilli               Këshilli

Qendrore        Qendrore                Epruer                  Epruer

 

 

Qendra  Djoçezian               Këshilli           Federata ([1])         Këshilli             Këshilli

Djoçeziane        Djoçeziane         Djoçezian           Djoçezan

 

Këshillii Famu                    Këshilli             Këshilli             Këshilli             Këshilli

llisë për V.K.                       Drejtues             Parisë                Parisë                 Parisë

 

 

 

 

 

 

 

Asistentin, presidentin, për zyrat qendrore e për parinë qendrore (Këshilli Epruer),i emëron papa; për qendrën djoçeziane, këshillin e famullisë e këshillin e parisëi emëronipeshkvi.

Simbas statutit të “Veprimit katolik”, në artikullin e parë thuhet: “Veprimi katolik asht nji veprimi fuqive të organizueme për pohim, për hapje, zbatim e mbrojtje të parimeve katolike në jetë të secilit, të familjes e të shoqnisë.” (46)

Piu XI thotë: “Veprimit katolik ka për qëllim me përhapë mbretninë e Krishtit ndërindividë, ndër familje e shoqni”. (47)

“Veprimi katolik asht katoliçizmi militarist”, (48)

“Veprimi katolik nuk ngujohet mbrenda nji kombi o nji kontinenti. Veprimi katolik asht nji veprimi përgjithët ei përbashkëti katolikëve, pa përjashtim seksi, gjendjeje shoqënore, ku;turale e prirje shoqnore e politike”. (49) “Anëtarët e Veprimit Katolik do të qytetnojnë e të kulturojnë njerëzimin; prandaj duhet të jenë yndyra e pikat ma të zgjedhuna të shoqënisë”. (50)

“Nji ndër aktivitetet ma të domosdoshme të veprimit katolik janë mbledhjet e rregullta, pse ndër to edukohet ndërgjegja, mbahet në kambë disiplina, mbahet gjallë jeta, lëvizja e bashkimii shoqatës. Lyp pra nji disiplinë ma të fortë se shoqnitë e tjera fetare”. (51)

Në krye të “Veprimit katolik shqiptar” u vu prifti Mikel Koliqi dhe nënkryetarë Zef Haxhija e prifti Zef Shestani. Porsa u krijua kjo organizatë, u shqua ndër organizatat e tjera të klerit katolik, megjithëse atoishin krijuar para shumë vjetësh, si për numrin e madh të anëtarëve, ashtu dhe për organizimin, dishiplinën dhe aktivitetin që tregonin anëtarët e saj.

Stukturat e kësaj organizate, si u paraqit më sipër, tregon organizimin e përsosur që kishte ajo. Detyrat që ju ngarkuan nga Vatikani dhe ngaItalia fashiste kësaj organizate, nëpërmjet arqipeshkvit të Shkodrës, Gaspër Thaçit, filluan të plotësohen në mënyrë të kënaqshme (52). Veprimtaria e saj fetare, profashiste dhe antikomuniste po bëhej gjithmonë e më e theksuar dhe, siç do të shohim më poshtë, në vitet e pushtimit të Shqipërisë ngaItalia fashiste, ajo e hoqi fare maskën fetare, u hodh krejtësisht dhe zyrtarisht në një organizatë politike.

“Veprimi katolik” në vende te tjera të botës ka detashmente ushtarake të rinjsh katolikë, organe spiunazhi, etj. Ndërsa në vendin tonë nuk arriti të ketë një fazë organizmi të tillë. Gjatë luftës nacionalçlirimtare, anëtarë e kësaj organizate, me aprovimin e komitetit qendror të organizatës demokristiane në Shqipëri , u bashkuan me rininë e Ballit Kombëtar për të përfaqësuar këtë organizatës”. (53) Ai qëndroi atje deri në çlirimin e Shqipërisë nga pushtuesit e huaj dhe tradhëtarët e vendit, dhe mandej, së bashku me një numër kriminelësh të luftës së popullit shqiptar, u arratis nëitali dhe gjeti strehë në Vatikan. Menjëherë papa e aktivizoi këtë klerik, spiker të Radio-Vatikanit, nga ku propagandon kundër Republikës Popullore të Shqipërisë.

Propagandë antikomuniste dhe profashiste gjatë kësaj periudhe, bëhej jo vetëm në radhët e organizatave fetare, por edhe nëinstitucionet fetare, veçanërisht në rininë e shkollave katolike. Kleri ndjenjat e miqësisë, simpatisë për fashizmin,i shprehte edhe nëpërmjet këngëve, lojnave sportive, e tjera, shpesh organizoheshin mbrëmje tematike, ku shfaqeshin, pothuajse hapur ndjenjat e simpatisë për fashizminItalian.

Në shkolla, profesorët, duke zhvilluzr lëndët me nxënësit, sidomos histori, gjeografi, gjuhë, letërsi etj., përpiqeshin me të gjitha mënyrat për të rrënjosur te të rinjtë ndjenja të forta fetare, profashiste, dhe antikomuniste. Kështu, ata shpesh jepnin tema për hartime me frymë fashiste, p.sh., më 1937, jepej temë hartimi për maturën “Perche’ amo l’Italia”. (54) Disa muaj më vonë, në “Kolegjin Saverjan”, u organizua konkursi me temën “La nuovaItalia”, në të cilin morën pjesë të gjithë seminaristët. (55) Në fund të vitit 1936, në seminarin papnuer u dha një konkurs tjetër me temën “Duçja- udhëheqësi madhi popullitItalian”. Këto konkurse kishin për qëllim të popullarizonin sa më shumë Duçen, si udhëheqës dhe si shpëtimtar tëitalisë. Zakonisht, në shpalljen e rezultateve të konkurseve, asistonte edhe njëi deleguari konsullatësItaliane në Tiranë. (56)

ProfesorëtItalianë që jepnin mësime në kuvende, nuk u lejonin seminaristëve të lexonin libra të ndryshëm të letërsisë botërore, por vetëm libra të autorëveItalianë, në gjuhënitalishte, nën pretekstin se vetëm ato libra parashikonte programi mësimor, kështu që nuk dispononin të tjera. (57) “Me ardhjen e delegatit apostolic të papës në Shqipëri, L.Negris, me urdhër të këtij, programet shkollore të shkollave të klerit në Shqipëri u bënë përafërsisht si programet e shkollave katolikeItaliane”.(58)

Disa profesorë shqiptarë, që punonin aty dhe që kishin zell e zotësi për të punuar për përhapjen e gjuhës shqipe, pengoheshin, dhe pot ë merrnin njëinisitivë të tillë, dënoheshin nga të parët e fesë katolike.(59)

“FestatItaliane, si shtetëroret ashtu dhe të familjes mbretërore, festoheshin me rregull në “Seminarin Papnuer” të jezuitëve dhe në “Kolegjin Saverjan”, me pjesëmarrjen e gjithë seminaristëve dhe nën drejtimin e trupit mësimor. ProfesorëtItalianë të seminarit shfrytëzonin organizimin e këtyre festive për të propangaduar fashizmin në radhët e të rinjve. (60) “Seminariishte ba, gjatë viteve 1935-1938, një organizatë ku dominonte dhe ushqehej lirisht, nën petkun fetar, fryma politicoItaliane” (61)

Më 7 korrik 1936, Vatikani nisi për në Shqipëri delegatin e vet apostolic praën arqipeshkvisë së Shkodrës, Hildebrand Antoniutin, kuadër me rëndësii Vatikanit. Atij ju ngarkuan detyra që të punonte me krerët e klerit katolik shqiptar dhe, nën udhëheqjen e LegatësItaliane në Shqipëri dhe kryekonsullit të saj G.Gironit, të pregatistee terrenin për pushtimin e Shqipërisë ngaItalia dhe forcimin e luftës kundër përhapjes së lëvizjes komuniste në Shqipëri.(62)

Për rëndësinë që kishte ardhja e këtij përfaqësuesi të papës në Shqipëri e tregon pritja e madhe që ju rezervua, si nga pushteti shekullor ashtu dhe nga pushteti shtetëror.(63) Për këtë flasin qartë letër-rekomandim qëi jepte Papa Piu XI për mbretin Zog (64) si dhe letër-këmbimi  delegatit apostolic me princin e klerit katolik shqiptar Gjon Marka Gjonin (65) e shumë të tjerë. Pas ardhjes të delegatit të papës në Shqipëri erdhën edhe shume priftërinj të tjerë ngaItalia, të cilët mbushën arqipeshkvin e Shkodrës, kuvendet e seminaret. Ardhja e tyre, me detyra të reja nga Roma,idhaimpuls veprimtarisë së klerit katolik shqiptar për realizimin e detyrave që kishte shtruarItalia fashiste dhe Vatikani.

Në këtë kohë, e tërë hierarkia katolike kishte një qëllim të vetëm: përgatitjen e terrenit te brendshëm në Shqipëri, për pushtimin e Shqipërisë ngaItalia fashiste.

Sintezë e gjithë këtyre përpjekjeve të klerit katolik, einstitucioneve, organizatave dhe e shtypit të tyre,ishte dita e 7 prillit 1939, kur fashizmi pushtoi Shqipërinë. Këtë e shpjegoi kjartë patër Anton Harapi, një nga klerët e kishës katolike shiptare dhe nënkryetari organizatës demokristiane, në fjalimin e tij që mbajti në mbledhjen e të gjithë klerikëve katolikë, disa ditë mbas pushtimit të Shqipërisë ngaItalia fashiste, për të udhëzuar vartësit e lidhur me qëndrimin që duhej të mbante kleri ndaj pushtuesit. Ai tha:”Ajo çka kemi ba deri tash, në favor tëitalisë sonë, nuk asht gjithçka. Tashti na duhet të punojmë ma shumë për ta përjetësue atë”. (66)

Një rol me rëndësin të veçantë në përgatitjen e 7prillit 1939 luajti kleri katolik shqiptar dhe ata dhjetëra klerikëItalianë, të ardhur në kohë të ndryshme me mira klerikëItalianë, të ardhur në kohë të ndryshme me misione të posaçme nga vatikani praën Arqipeshkvisë Metropolitane në Shkodër. Këta korba të zezishin bërë me kohë përçues të zellshëm të fashizmit në Shqipëri.

“Këta Klerikë, agjentë të fashizmitItalian, u përdorën me mjeshtri nga zbulimiItalian nëpërmjet të kuadrove të tyre që punonin në Shqipëri për të korruptuar dhe vënë në shërbim të fashizmit shumë bajraktarë e vojvodë në krahina të ndryshme të vendit, të cilët u gjetën të gatshëm për t’i shërbyer fashizmit, sepse një pjesë e tyreishte kundërshtarë të Zogut vetëm për sundimin, pasuri e çifliqe, ndërsa pjesa tjetër, të mësuar për ta shitur Shqipërinë te të huajt për një qese me para” (67)

Në këtë kohë, kur gjithë lëvizja komuniste botëroreishte vënë në kurs të direktivave të Kominternit, për të krijuar kudo në botë, nga të gjitha kombet, frontin unik me forcat përparimtare dhe antifashiste, kundër rrezikut fashist, që po kërcënonte botën, pikërisht në këtë situatë kaq të disfavorshme për Vatikanin, Papa Piu Xi, ky shërbëtor besniki reaksionit ndërkombëtar dhe, në veçanti,i fashizmit dhe nazizmit, si kundërpeshë të direktivës së Komiternit, lëshoi për të gjithë hierarkinë katolike dhe gjithë besimtarët katolikë të botës Enciklikën e tij të vitit 1937, të titulluar “Mbi komunizmin e pazot” që është ndër document më reaksionare që njeh historia e këtij pape. Qëllimiishte që të angazhoheshin më seriozisht dhe të aktivizohej e tërë hierarkia katolike, partitë demokristiane, organizatat fetare, shtypi katolik dhe gjithë besimtarët katolikë kundër direktivave të Kominternit, kundër lëvizjes komuniste, që kudoishte në rritje.(68) Papa një kopje të këtij dokumenti famëkeqja dërgoi edhe arqipeshkvisë metropolitane në Shkodër. Enciklika si për klerikët e vendeve të tjera të botës, edhe për klerikët katolikë shqiptarë shtronte detyra të mëdha dhe të rëndësishme, që konsistonin së pari në organizimin dhe aktivizimin e një pune më të mirë dhe në një luftë më të madhe të hierarkisë katolike e gjithëinstitucioneve të saj kundër lëvizjes komuniste në Shqipëri, që në këtë kohë kishte filluar të përhapej dhe të organizohej në grupe; (69) së dyti, në dokumentin shoqërues të Enciklinës, papa urdhëronte krerët e klerit katolik shqiptar që të krijonin partinë demokristiane, e cila të udhëhiqte veprimtarinë politike të besimtarëve katolikë.

Vatikani, me anë të kësaj Enciklike, kërkonte që të popullarizoheshin sa më shumë, në masën e katoli8këve, krimet që gjoja bënin komunistët spanjollë, duke shpifur e trilluar se në Spanjë, “për sa u qe e mundun komunistave, rrënuan çdo gja të artit, kulturës e shkencfës njerëzore, çdo çast mbytën tufa-tufa shekullarë, vetëm pse janë të krishterë të mirë. Prandaj, asnji shtet që e kupton përgjegjësië e vet, nuk duhet me ndenjë, pse çka sod në Spanjë po ndodhë, do të ndodhë nesër në kombe të tjerë”. (70)

Siç shihet, papa jo vetëm që paraqitet një shpifës profesionist, por njëkohësisht u bën thirrje gjithë qeverive kapitaliste të botës, që ato të bëjnë një bashkim fuqish, një kryqëzatë, të koordinojnë veprimet për të shuar luftën revolucionare të popullit spanjoll. Papa u bënte thirrje partive katolike dhe organizatave fetare, që të vepronin me të gjitha energjitë për organizim kundër komunizmit, për të ruajtur djalërinë katolike ngainfektimi meidentë komuniste. (71)

Në qarkoren shoqëruese të Enciklikës, papa u shtronte detyrë arqipeshkve në ato vende ku kishte, të krijoheshin menjëherë partitë demokristiane, për të udhëhequr veprimtarinë police të katolik shqiptar, Brenda një kiohe relativisht të shkurtër, nën udhëheqjen dhe drejtimin praktik të delegatit apostolik, Hildebrand Antoniutit, “në nëndor 1937, për të parën herë në Shqipëri, formuan organizatën e vet politike, “organizatën demokristiane shqiptare”. (72) Kjo organizatë, në fillim, nuk u popullarizua në masë, as nuk kërkoi aprovimin e qeverisë së Zogut për t’u njohur, pseishte bindur se nuk do të lejohej. Ajo u mbajt tepër e fshehtë dhe u njoh vetëm nga klerikët. “Në fillim organizatën demokristiane e përbënin vetëm klerikët katolikë shqiptarë, si dhe një pjesë e kufizuar anëtarë të organizatave e rretheve katolike” (&3) Ndërsa më vonë , siç do të shpjegohet më poshtë, dyert e Demokristianes u hapën për çdo katolik që pranonte dhe zbatonte programin e saj.

“Në fundin e dhjetorit 1937 u zgjodh komiteti qendrori Demokristianes, me në krye arqipeshvin metropolitan të Shkodrës, monsinjor Gaspër Thaçin, dhe nënkryetar patër Anton Harapin”. (74) “Qëllimii kësaj organizate në Shqipëri u shpreh qartë në programin e saj,i cili parashikonte: 1) Udhëheqjen e veprimtarisë politike të elementit katolik në Shipëri dhe pjesëmarrjen e përfaqësuesve katolikë në parlamentin shqiptar. 2) Organizimin e luftës kundër përhapjes së lëvizjes komuniste në Shqipëri. 3) Pregatitjen e terrenit të brendshëm për pushtimin e Shqipërisë ngaItalia fashiste (Bashkimin e Shqipërisë meitalinë siç e theksonin ata R.B.) (75)

Komiteti qendrori demokristianes në Shqipëri, për t’u bërë të njohur masave katolike Enciklikën “Mbi komunizmin e pazot”, ashtu siç porosiste papa Piu XI, e përktheu atë në gjuhën shqipe, me anën e patër Marin Sirdanit, dhe ua shpërndau gjithë meshtarëve, kudo qëishin, shqiptarë eItalianë, me detyrë që kjo të punohej nga meshtarët me masat katolike, para ose gjatë dhënjes së meshës në kishëë si dhe në mënyrëindividuale. Në të njëjtën kohë, ky document punohej sistematikisht nga kuadrot e klerit me anëtarët e organizatave fetare katolike dhe në të gjithëinstitucionet arësimore të klerit katolik. Pra, porositë e papës po viheshin në jetë më së miri nga krerët e demokristianes.

Një rol me rëndësi, në formimin e organizatës demokristiane dhe në organizimin e forcimin e saj, luajti delegate apostolici papës praën klerit katolik shqiptar. Ky, në fakt,ishte udhëheqësi shpirtërori kësaj organizate, krahui djathtëi këtij të plotfuqishmi të papës në Shqipëri u bënë edhe priftërinjëItalianë, që kishin ardhur prej kohësh në Shqipëri. Me kujdesin “atëror” të papës, meqenëse organizata demokristiane posaishte krijuar, u dërgua praën kishës katolike në Shqipëri edhe një numër kierikësh të tjerë, kuadro me eksperiencë të Vatikanit në lëmin politik,ideologjik dhe të organizimit, për të ndihmuar në forcimin e demokristianes. Këta klerikë, të cilët u emëruan menjëherë në poste të rëndësishme fetare, së bashku me delegatin apostolic Antoniuti, organizuan mirë dhe shpejt organizatën demokristiane në Shqipëri.

Për një kohë relativisht të shkurtër, gjatë viteve 1937-1938, Enciklika e Piut XI u bëi njohur, jo vetëm për klerikët, xhakonjtë, anëtarët e organizatave e të rretheve fetare katolike, por edhe për qindramijëra besimtarë. Pra, kjoi dha mundësi klerit, jo vetëm të forcojë dhe të organizojë më mirë punën e tij propagandistike kundër lëvizjes komuniste, që vepronte e paorganizuar në një parti të vetme në këtë kohë, por edhe të pengonte në një farë shkalle përhapjen e saj, sidomos në viset e Veriut dhe të Shqipërisë së mesme.

Popullarizimii fashizmit, nëkëtë kohë, në masat e popullit dhe, në veçanti, në besimtarët katolikë,ishte një tjetër detyrë e rëndësishme, që shtrohej para krerëve të klerit katolik. Në kasha, qela, shkolla fetare, në seminare e kudo, anëtarët e demokristianes dhe të shoqatave e të organizatave katolike, klerikët punonin pa pushim si propagandistë dhe përçues të zellshëm të fashizmit. “Shkollat dhe seminaret e klerit u mbushën me libra fashisteItaliane. Nëinstitucionet fetare, priftërinjtë katolikë, shqiptarë eItalianë flisnin hapur pa frikë, përfashizmin; për “atë që na jep bukën duhet të bëjmë uratën” – thoshin klerikët. “Gjuha, përatë që ushqenshpirtin, duhet të thotë fjalët dhe notatmë të mira”.(76) Këtu është fjala për fashizmin. Për seminaristët u vu e detyrueshme që në kohën e lirë të bisedohej vetëmitalisht (77). Në të njëjtën kohë, fashizmiItalian nuk kursen fondet, që kleri katolik t’I krijohej baza materiale e nevojshme për propagandimin e fashizmit (78).

Për propagandimin eideologjisë fashiste dhe fetare, rol me rëndësi në këtë periudhë luajtën edhe organizatat e klerit katolik, të cilat tashti drejtoheshin e aktivizoheshin edhe me mirë. Shtypii klerit, gjatë atyre viteve, u bë tribunë e propagandimit të këtyreideve.

Siç dihet,Italia fashiste, kishte në plan të përgjithshëm dhe perspektivë pushtimin e Shqipërisë. Për realizimin e këtij plani, ajo kishte vite që punonte. Vitet e fundit, ajoi shtoi veprimet e veta ndaj Shqipërisë, me qëllim që ta aneksonte sa me shpejt. Natyrisht, planet e saj hasën në rezistencën, jo vetëm të kundërshtarëve të saj me mbretin Zog në krye, por edhe të shteteve të tjera, që kishininteresat e tyre në Shqipëri.

Nëpërmjet legatësItaliane në Shqipëri dhe kryekonsullatës së saj në Shkodër,Italia udhëhiqte veprimtarinë antishqiptare të klerit katolik shqiptar. Këto agjentsi spiunazhi tëitalisë në Shqipëri, duke zbatuar detyrat e udhëheqësve të tyre të Romës, në përputhje me planin e përgjithshëm tëitalisë ndaj Shqipërisë, aktivizuan në këtë periudhë agjentët e tyre nga radhët e klerit katolik përqëllime politike dhe ushtarake spiunazhi. Detyra të rëndësishme ju ngarkuan klerikëve të lartë, si monsinjor Frano Gjinit, bashkëpunëtoriItalianëve që më 1918, patër Pal Dodës,i vënë në shërbim tëitalisë më 1911, patër Bernardin Palit, një ndër bashkëpunëtorët e rëndësishëm të G.Giros dhe, më vonë, të Melonit,i vënë nëshërbim tëItalianëve më 1936, patër Mark Shllakut,i vënë në shërbim të tyre më 1936, patër Rrok Gurashit,i vënë në shërbim më 1937, e të tjerë. Nëpërmjet këtyre spiunëve, kryesisht priftërinj, kryekonsullataItaliane ne Shkodërmundi të vërë në shërbim të spiunazhitItalian edhe një sëri krerësh, “bajraktarë e vojvodë”, (79) në Shqipërinë e Veriut, Dukagjin, Shllak, Malësi të Pukës, Mirditës e Lezhës, të cilët kishin mosmarrëveshje me Zogun. Të gjithë këta u pajtuan me planin eitalisë fashiste për heqjen e mbretit Zog, jo nga dëshira për të hequr Zogun që të shpëtonte Shqipëria nga vuajtjet e mjerimit, por kryesisht përinteresat e tyre, për një pozitë dhe një qese me para që u premtonte fashizmi.

Në kohën qëItalia fashiste po , bënte hesapet e fundit për pavarësinë e Shqipërisë, kur kleri dhe organizatat katolike, të udhëhequra nga “demokristiania shqiptare, kishin arritur rezultate në punën e tyre antikombëtare dhe në shërbim të fashizmit, kleri katolik mori një lajm që e entuziasmoi pa masë: papa Piu XI kishte emëruar, me gradim, përfaqësues të tij në Spanjë, praën qeverisë së Frankos, delegatin apostolic Antoniuti, që deri në këtë kohëishte në Shqipëri, për zëvendësimin e të cilit dërgoi një xhelat dhe komplotist të ri të Vatikanit si delegate apostolic në Shqipëri,imzot Leon G.B. Negris, që arriti në vendin tonë më 15 tetor 1938”. (80)

Përfaqësuesii rii Vatikanit,i ardhur me detyra e udhëzime të reja, siç do shohim më poshtë, luajti një rol me rëndësi për aktivizimin e klerit katolik shqiptar në favor të fashizmit, më vonë edhe të nazizmit, ndërsa, mbas çlirimit, në favor të anglo-amerikanëve, kundërinteresave të popullit shqiptar. Pra, ky kryeagjenti Vatikanit dhe Musolinit në Shqipëri, u bë udhëheqësi dhe drejtuesi absolutei gjithë veprimtarisë antikobëtare të klerit katolik shqiptarë, nga koha e ardhjes së tij në vendin tonë, deri në vitin 1945, që u dëbua si personi padëshiruar nga Qeveria Demokratike Shqiptare.

Gjatë muajve të parë të vitit 1939, deri më 7 prill 1939, kleri katolik shqiptar, organizatat fetare katolike si dhe shtypii tyre, vepruan pa rezerva për të realizuar ëndrrën e tyre, për të cilën punonin prej shumë vitesh. Një numër klerikesh kryesorë, agjentë tëitalisë në Shqipëri, dhe disa nga drejtuesit e organizatës demokristiane, në rrugë të ndryshme, gjatë 1938-1939-ës, u vunë në dijeni, seItalia fashiste po përgatiste pushtimin e vendit tonë në vitin 1939. këtë fakt e dinin, për shëmbull, patër Gjergj Fishta, (81) dom Ndoc Sahatçia, patër Rrok Gurashi (82), patër Pal Dodaj (83), patër Benardin Palaj, e tjerë.

Në fund të vitit 1938 dhe në fillim të 1939-ës, “udhëheqës të klerit katolik shqiptar, si arqipeshkvii Shkodrës, Gaspër ThaçI, patër Anton Harapi, patër Gjergj Fishta, patër çiprian Nikaj, monsinjor Viçenc Prendushi, Frano Gjinaj, etj. filluan të frekuentonin më shpesh selinë e Vatikanit” (84), për t’I raportuar papës mbi gjendjen në Shqipëri dhe për të marrë udhëzime të reja. Edhe lidhjet me legatënItaliane në Tiranë dhe kryekonsullatën e saj në Shkodër u bënë më të shpeshta dhe më të ngushta. “Këta agjentë të Vatikanit në Shqipëri” (85) filluan t’u raportonin padronëve të tyre fashistë, me gojë e me shkrim, mbi çdo gjë që uinteresonteItalianëve në Shqipëri.

Në prakun e pushtimit të Shqipërisë ngaItalia, “klerikët katolikë muarën një udhëzim të përgjithshëm, tepër secret, nga udhëheqësit e demokristianes, që të qëndronin sa më afër besimtarëve, si në qytet ashtu dhe në fshat, të mbanin lidhje më të jngushta me to, për të fituar akoma më shumë besimin e tyre, me qëllim që meshtari të kishte ndikim të plotë në mendimet dhe verimet e tyre, dhe për çdo gjë t’u raportonin superiorëve të tyre”. (86) U dhanë udhëzime që më shumë dhe më  mirë duhej të flitej në popull për fashizmin. Këto udhëzime, demokristianjai merrte drejt nga Meloni. (87) “Duhet të punojmë për të mirën e këtij populli të shumëvuajtur nën regjimin e Zogut- thoshte patër Anton Harapi në fund të 1938-ës, në një mbledhje me priftërinjtë në kuvendin e Gjuhadolit – atij duhet t’I japim lirinë, bollokun, ashru si fashizmi ja ka dhanë me kohë popullit të vet”. (88)

Kleri dhe gjithë spiunët e përkrahësit eitalisë fashiste në Shqipëri, në ditët e para të 1939-ës, punonin pa pushim me qëllim që të mos mësoheshin nga masat punonjëse të vendit tonë pregatitjet e fashistëve për pushtimin e Shqipërisë, Zogu, nga ana e tij, si për pushtimin e Shqipërisë. Zogu, nga ana e tij, si armiki popullit shqiptar,i mbante gjithashtu të fshehura presionet dhe shantazhet, që fashizmii bënte atij për të pranuar që ta dorëzonte Shqipërinë pa kushte, ashtu siç bëri më 7 prill 1939. fashizmi dhe përkrahësit e tij në Shqipëri, në veçanti kleri katolik, nuk dëshironin që fashizmi të gjente një rezistencë tëmadhe, me armë, në Shqipëri; prandaj të gjithë priftërinjtë zhvillonin një punë të madhe agjitative me masat, duke thënë se “Italia vinte në Shqipni për të mirën e kësaj dhe të popullit shqiptar, për ta shpëtue atë nga gjendja e mjerueshme që e kishte lanë regjimii Zogut”. (89)

A. Zogu, në vend që të luftonte agjentët eitalisë fashiste, ata që përgatisnin okupacionin, urdhëroi ministrin e tij të brendshëm, Musa Jukën, të zbulonte çdo “veprimtari minuese” dhe të zhdukte lëvizjen komuniste, e cilaishte e vetmja lëvizje në Shqipëri, e aftë të mobilizonte popullin në luftë kundër fashizmit. Në janar të 1939-ës, xhandarët bënë arrestime në Gjirokastër dhe arritën të zbulojnë e të arrestojnë grupin komunist të Shkodrës.

Vendimi përfunimtar për pushtimin e Shqipërisë u muar më 23 mars 1939, mbasi Gjermania naziste e siguroi aleaten e saj,italinë fashiste, se deti Mesdhe dhe deti Adriatik konsideroheshin deteItalianë dhe, si pasojë,italisëi lidheshin duart të lira mbi Shqipërinë. Disa ditë më vonë, Musolini filloi të vinte ne zbatim planin e tij për pushtimin e Shqipërisë.

Këtij qëllimii shërbyen edhe masat që mori qeveria e Musolinit për organizimin dhe shfrytëzimin e të arratisurve shqiptarë jashtë shtetit. Kjo detyrë ju ngarkua kryekonsullitItalian në Shkodër, G.Giros, një ndër kuadrot më të afta dhe që luajti, mbas Jakomonit, rol me rëndësi për përgatitjen e 7 prillit 1939. ai u takua me një nga anëtarët kryesorë të grupit “Bashkimi Kombëtar”, që në atë kohë ndodhej në Bari tëitalisë, dhe, nëpërmjet tij,i propozoi “Bashkimit Kombëtar”, të aderojë në planin qëItalia fashiste kishte përgatitur kundër Shqipërisë. Në bisedat që u zhvilluan midis tyre, Girojai deklaroi atij se, gjoja, Italia e kishte ndryshuar kursin e politikës së mëparshme të përkrahjes së regjimit zogist dhe se tashti ajo ishte e predisponuar për ta ndihmuar popullin shqiptar, si në përmbysjen e këtij regjimi ashtu dhe në rimëkëmbjen e tij ekonomike e politike. Girojai bëri thirrje “Bashkimit Kombëtar” që të përkrahte pa rezerva planin fashist për shpalljen e Shqipërisë si dinasti nën një princ nga gjaku i Savojës dhe deklaroi se Italia fashiste do të respektonte, gjoja, të gjithë të drejtat e popullit shqiptar duke mos ndërhyrë në punët e tij të brendshme; ai, gjithashtu, i tha se Italia, për realizimin e këtij plani,ishte marrë vesh edhe me shumë krerë e personalitete politike në Shqipëri, siçishin patër Anton Harapi,ishpekvi Gaspër Thaçi, Mark Gjon Markaj, të cilët e përkrahnin plotësisht planin Italian për përmbysjen e regjimit të A.Zogut.

Pikërisht, në kohën kur Italia fashiste bënte llogaritë e fundit për pushtimin e Shqipërisë, Conti Ciano shënonte në ditarin e tij, më 23 mars 1939: “Duçja ka vendosur të shpejtojë pushtimin e Shqipërisë. Në qoftë se nuk do të pranojë Zogu kushtet që do t’i caktohen, do ta pushtojmë ushtarakisht vendin”.

Lind pyetja? Pse Vatikani, fashizmi Italian, legata Italiane në Tiranë dhe kryekonsullata e saj në Shkodër mbështeteshin kaq fort, bile më tepër se kudo, te kleri katolik shqiptar për pregatitjen e pushtimit të Shqipërisë ? natyrisht, kjo është një temë shumë e gjerë dhe me rëndësi të posaçme për historinë. Këtu ka arësye të forta politike, ekonomike dhe ideologjiko-fetare, të cilat duan një stusim të veçantë dhe ky studim, me siguri, do të bëhet nga historianët tanë dhe do të vihet në dispozicion të lexuesve. Ne këtu mund të japim, shkurtimisht, vetëm disa konkluzione:  a) Vatikani dhe Italia fashiste e konsideronin popullsinë katolike shqiptare “minoritet Italian” në Shqipëri. Pra, ky “minoritet”, që udhëhiqej, sambas tyre, shpirtërisht nga kleri katolik shqiptar, ishte, gjithnjë sambas tyre, një mbështetje e shëndoshë për pushtuesitItalianë.

b) krerët e klerit katolik shqiptar, (dhe mbas 1937-ës organizata demokristiane, ndikonin shumë në ndërgjegjen e besimtarëve. Gati në çdo fshat kishte një prift. Popullsia katolike, i donte ose jo priftërinjtë,ishte e detyruar t’u bindej fjalëve të tyre. Kjo ndodhte, së pari, se në këto vise, mbrapambetja dhe errësira ishin të theksuara, afër 90% e popullsisë ishte analfabete. Meshtari qe njeriu më i ditur dhe në çdo kuvend “sillte fjalën e zotit”; kjo ndodhte se në të kaluarën nuk kishte asnjë parti politike- që t’i sqaronte malësorët; kur kjo forcë politike- Partia Komuniste Shqiptare- doli në shesh, me gjithë se “merimangat e zeza të Vatikanit” bënë një luftë të ashpër që ta izolonin malësorin nga influenca e saj, malësorët tanë përqafuan vijën e Partisë Komuniste Shqiptare dhe një numëri madhi tyre u hodhën kundër klerit katolik dhe veprës së tij antikombëtar dhe për demokraci popullore.

c) Qeveria fashiste e Musolinit, ashtu dhe Vatikani, e dinin mirë se prifti njifte mirë mendimet dhe gjykimet e njerëzve, të shtresave, të profesioneve dhe të gjinive të ndryshme. Te ai ankohej bajraktari, nënpunësi, oficeri, vojvoda, bujku, punëtori e të gjithë besimtarët dhe aty gjoja gjenin “zgjidhje për të gjitha”. Atij,i madh dhe i vogël, burrë e grua,i tregonte çdo gjë të tyre, të fshehta shoqërore nga më të ndryshmet, për çështjet politike ose fetare shoqërore dhe prisnin nga ai një “zgjidhje të drejtë, hyjnore”. Pra, të mbështetesh në një rrjetë të tillë priftërinjsh, të cilët dinin me saktësi në çdo kohë mendimet dhe ndjenjat e publikut, ishte një avantazh i madh për të vendosur drejt për masat që duheshin marrë për kryerjen e çdo veprimi. Pra, ky avanrazh ishte me shumë leverdi për Italinë fashiste, prandaj edhe ajo u mbështet fort te kleri katolik.

Këtu ka vend të themi se një ndër arësyet kryesore qëItalia u mbështet fuqimisht te klerikët katolikë për pregatitjen e terrenit të brendshëm për pushtimin e Shqipërisëishte fakti se klerikët katolikë shqiptarë, me ndonjë përjashtim tepër të rrallë, e quanin veten “qytetarë të Vatikanit në Shqipëri” (90) Klerikët katolikë, posa mbaronin studimet për meshtarë, automatikishtishin të vënëideologjikisht në shërbim tëitalisë fashiste. Duke folur për këtë para gjyqit, më 1968, prifti Mark Hasi spjegon: “Ne, klerikët, fenë katolike dhe të ardhmen e saj nuk mund ta shkëpusim ngaItalia”. (91)

Si rezultati presionit të pandërprerë që qeveria fashiste e Musoliniti bënte mbretit Zog, mbasi mori pëlqimin e heshtur të Anglisë dhe duke pasur parasysh pregatitjen e terrenit Brenda në Shqipëri, kryeministri fashist,i bindur për fitoren e tij mbi Shqipërinë e vogël dhe të pambrojtur, vendosi pushtimin e Shqipërisë. Në këtë kohë, Konti çiano Shënonte në ditarin e vet, më 28 mars 1939: “Madridi ra! Një fitore e shkëlqyer për fashizmin ndoshta më e madhja deri më sot; Duçja është plot gaz” (92). Më 29 mars 1939, Duçja bëri dy mbledhje lidhur me Shqipërinë, urdhëroi ushtrinë, aviacionin dhe marinën të ishin gati. Jakomoni duhej të ushtronte presionin e fundit mbi Zogun: në se Zogu nuk do të pranonte kushtet, do të hiqej maska, gjoja, për shpëtimin e popullit shqiptar nga regjimii Zogut dhe vendi do të okupohej ushtarakisht.

Në Italinë e Jugut u përqëndruan reparte ushtarake dhe njësi detare, ndërsa shtabii përgjithshëmItalian filloi të hartonte planet e hollësishme të operacionit ushtarak, drejtimii të cilit ju besua gjeneralit Alfredo Guzzoni. Më 6 prill, Italia fashiste ndërmori hapat e fundit diplomatikë: njoftoi qeverinë jugosllave seishte gati “të merrte masa për mbrojtjen einteresave të saj në Shqipëri”. Të gjitha manovrat diplomatike dhe ushtarake në mbrapaskenë, në kurriz të popullit shqiptar, sollën rrjedhimisht realizimin e shpejtë të planeve Italiane, pushtimi ushtarak të Shqipërisë, më 7 prill 1939.

Megjithëse Ahmet Zogu kishte marrë masa të forta për të mbajtur fshehur nga populli gjithçka pregatitej kundër tij, populli shqiptari mësoi planet eitalisë fashiste qyshë në ditët e para të prillit. Demostrata të fuqishme shpërthyen në të gjithë Shqipërinë. Në krye të këtyre demostratave qëndronin komunistët shqiptarë, të cilët e kishin paralajmëruar me kohë rrezikun e pushtimit fashist. Mëngjezi i 7 prillit e gjeti Shqipërinë në një gjendje ankthi e dëshpërimi të thellë. Popullsia e qyteteve ishte e tëra në rrugë. Në mbasditen e 6 prillit, në qiellin e Tiranës u dukën aeroplanët e parë fashistë. Kudo, punëtorë dhe patriotët shqiptarë kërkonin nga qeveria e mbretit Zog të armatoseshin, të mbronin Shqipërinë nga të huajt. Këtyre ndjenjave të zjarrta patriotizmi, qeveria tradhëtare e Tiranës nuk ju përgjigj. “Edhe inisiativa që morën punëtorët patriotë shkodranë, të udhëhequr, nga Spiro koleka, për të minuar Urën e Bahçallëkut, që të pengonin hyrjen e trupave fashiste në qytet, nuk pati sukses. Ura u çminua nga agjentët e fashizmit dhe klerikët katolikë”. (93)

Ushtria shqiptareishte paralizuar qëllimisht, duke u katandisur në një kufomë, pa asnjë aftësi për të qëndruar. Zemërimi kundër agresionit fashist përfshiu edhe shqiptarët jashtë atdheut. Lëvizja popullore antifashiste, megjithëse mori qëndrim pritës, duke shpresuar se qeveria do ta pajiste popullin me armë dhe do të organizonte qëndresën. Por qeveria tradhëtare e Zogut e sabotoi me qëllim organizimin e saj.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

KAPITULLI I II

1.— PUSHTIMI I SHQIPERISË NGA ITALIA FASHISTE
DUE AKTIVIRIMI I MËTEJSHËM I KLERIT KATOLIK
SHQIPTAR NE DOBI TË ITALISË FASHISTE

 

Në mëngjezin e 7 prillit 1939, trupa fashisteItaliane, nen komandën e gjeneral Guzzonit, filluan sulmin e tyre të pabesë kundër Shqipërisë.

Ndërsa populli vashdonte të kerkonte armë dhe përpiqej to pengonte marshimin e trupave fashiste, A. Zogu dhe klika e tij bënë perpjekjet e fundit për t’u marre vesh me armikun, që kishte shkelur vendin. Armet ndodheshin në duart e një ushtrie mbretërore të paedukuar per mbrojtjen e atdheut. Zogu dhe ushtria e tij ishin krejt të shkëputur nga popullin; ndërsa, shteti shqiptar,ishte i izoluar krejtesisht nga bota e jashtme. (1)

Populli shqiptar u ngrit i tëri në këmbe kunder pushtuesit, kërkoi armë për ta luftuar, por regjimii Zogut nuk e bëri  këtë. Përpjekjet e atdhetarëve shqiptarë kundër ushtrisë Italiane, në portin e Durresit, Vlorës, Sarandës e Shëngjinit, u mposhtën nga fuqitë e armatosura gjer në dhëmbë të Italisë fashiste. “Populli ynë u mposht dhe vendi u okupua, por në asnjë moment populli ynë nuk u përkul dhe nuk pranoi okupacionin”. (2)

Më 7 prill, ndërsa radio Italia njoftoi zbarkimin e njëkohshëm të trupave Italiane në katër portet e Shqipërisë, krerët  katolik në Shkodër dërguan përfaqësuesit e tyre, pater Anton Harapin dhe dom Mikel Koliqin, në bisedime me krerët e Shkodrës, ku vendosën që trupave Italiane të mos u rezistohej, pse, simbas kle­rit katolik, “ishte pregatitur terreni me kohë për këtë punë”. (3) U zgjodh nje përfaqësi, me patër Anton Harapin në krye, (4) e cila ju paraqit komandës së ush­trisë të qytetit të Shkodrës me propozimin që të mos u rezistohej me armë trupave fashiste, duke parashtruar bindjet se një qëndresë e tillë kundër trupave Italiane te Ura e Bahçellëkut dhe te kalaja e Rozafatit ishte e kotë, pse ata kishin trupa të shumta e mjete dhe, nga ana tjeter, një bombardimi mundshëm në Shkodër do të rrafshonte krejt qytetin. Në këtë kohë te Ura e Bahça­llëkut kishte filluar përpjekja me pushtuesit. Pushkët e atdhetarëve shkodrane kishin shtrirë për tokë togerin fashist Malian Xhusepe Bombis dhe kishin plagosur të tjerë.

Komanda e garnizonit te Shkodrës, me kermbënguljen e pater Anton Harapit, pranoi propozimin e përfaqësuesit te klerit dhe urdhëroi forcat ushtarake të ndërpritnin luftimet në hyrjen e qytetit. Shkodra ju dorëzua fashistëve.

“Për fund të kalasë së Rozafatit, në të hyrë të qy­tetit, kreret e klerit katolik shqiptar, i plotfuqishmi i Papës në Shkodër, Leon G.B. Negris, si dhe paria e vendit, përkrahës e aderues të fashizmit, ju dualën për­para pushtuesve Italianë per t’i pritur ata si mysafirë, Si miq te vërtetë. Aty u takuan me komandantin e tru­pave Italiane, që ishte drejtuar për në Shkodër, kolonelin Skattini. Këtij i uruan mirëseardhjen, duke e sho­qëruar me respekt, kujdes dhe dashuri për në qëndrën e qytetit.” Ndërsa, klerikë të tjerë gjatë kësaj kohe, për t’u uruar mirëseardhjen trupave fashiste në Shkodër, rrihnin kambanat e katedraleve. (5)

Koloneli pushtues, në fjalën e rastit që mbajti para popullit në ndërtesën e bashkisë së qytetit, u përpoq t’i binde dëgjuesit, qëishin mbledhur aty, se, gjoja, fashiz­mi Italian kishte ardhur, jo për të pushtuar Shqipërinë, por për ta shpëtuar nga regjimi shtypës e gjakatari A. Zogut, për ta bërë të lumtur popullin shqiptar. “Trupat tona- tha Skattini-kanë ardhur në Shqipëri, jo si një popull i panjohur dhe armik. Ata ju konsiderojnë si popull vëlla dhe mik. Këta dy flamuj, që u vendosën këtu (e kishte fjalën për flamurin shqiptar dhe atë Italian- R.B.) do të valojnë për jetë së bashku, në sajë të kësaj miqësie vëllazërore”. (7). Këto fjalë demagogjike nuk e qetësuan mërinë e ndërgjesve, që ndodheshin aty. Populli e kuptonte qartë se pavarësia e Shqipërisë kishte marrë fund. (8) Pikërisht ashtu si shënonte Konte Çianua në ditarin e tij personal, më 7 prill 1939: “Shqipëri të pavarur nuk ka më”. (9)

Mbas këtyre ceremonive, për miqtë u shtrua një drekë në argjipeshkvinë e Shkodrës. Kjo pritje madhështore, që ju bë pushtuesve nga ana e klerit katolik qysh në ditët e para te pushtimit fashist, u shpreh edhe në organet e tyre të shtypit. «Hyllii Dritës”, organi françeskanëve, në artikujt me titujt “Ushtarët e Romës, shkelën në tokën eilirëve me u ngjitë dorën për mei gëzue” dhe “Sheshii veprimit tonë asht Shqipnia në kuadrin e Perandorisë së Romës”, shpreh hapët simpatinë e klerit katolik për pushtuesit fashistë. Simbas franç eskanëve, fashistëtItalianë “kishin ardhë për të mirën e Shqipnisë”. Po kjo e përkohëshme, në artikullin “Lajme rrokull Shqipnisë”, shkruan «dita e 7 prillit shënon fillesën e një epoke të re e fatbardhë për popullin shqiptare. Kurse e përkohëshmja e jezuitëve, “Leka”, në një artikull të saj, shkruan: «Mai pari kujdesi yni, mbasi u zhduk reja e zezë, që mbuloi qiellin e Shqipnisë, kje të merremi vesh me drejtuesit e rij dhe me u thanë: “Ju qendrimii ynëi derisodit, atdhedashurizmii shëndoshtë, në themel të moralit; sot e mbrapa kena ndër mend të vazhdojmë po atë”, e na u përgjegjën: “Most ë kishit ardhun ju me na thanë, na do t’u kishim çue fjalë që ju kështu duhet bani””. (10)

Më 9 prill, nje ditë pas hyrjes së pushtuesve në Tiranë, u krijuai ashtuquajturi “Komitetii përkohshëm administrative”, me Zhafer Ypin në krye. (11) Më 10 prill 1939, Maliq Bushati, ministëri brendshëmi qeverisë së Shefqet Vërlacit, dërgohet nga Jakomoni në Shkodër dhe, po këto ditë, thërret në shtëpinë e Gjon Marka Gjonit të gjithë parinë e qarkut të Shkodrës, të caktuar për të marrë pjesë si përfaqësues të Shkodrës në asamblenë tradhëtare të Tiranës. Në këtë mbledhje merrnin pjesë paria katolike me patër Anton Harapin në krye dhe ajo muslimane me hafiz Ali Tarin në krye, etj. Në mbledhje pati kundërshtime, pjesa më e madhe e përfaqësuesve të caktuar si asamblistë, të udhëhequr nga hafiz Ali Tari, nuk pranuan të shkonin në asamble për të sanksionuar pushtimin ushtarak te Shqipërisë ngaItalia. All e quanin te padrejttë shkeljen, nga ana e Musolinit, të marrëveshjes së Zurihut të vitit 1938 midisitalisë dhe krerëve  të “Bashkimit Kombëtar”, të klerit katolik, të klerit musliman dhe të opozitës antizogiste, që vepronte brenda vendit, marrëveshje e cila parashikonte që, me ndihmën eitalisë, të rrezohej mbreti Zog dhe në krye të shtetit shqiptar të vendosej një princ Italian nga shtëpia e Savojës. Për të bindur këta, u thirr ne mbledhje edhe ish-kryekonsulli Italian në Shkodër para pushtimit, Salvatore Meloni, por edhe ky nuk mundi të bëjë gjë. Një pjesë e perfaqësuesve muslimanë u largua nga mbledhja. Në këto rrethana, Meloni, patër Anton Harapi dhe Gjon Marka Gjoni, mbasi muaren dhe pëlqimin e Jakomonit, caktuan asamblistë të tjerë. Mbas kësaj date, filloi një e çarë me rëndësi midis klerit katolik dhe elites muslimane të Shkodrës, e cila vazhdoi deri në fund të vitit 1942, kur ata, para rrezikut të përbashkët, që u kërcënohej nga L.N.Çl., e harruan këtë grindje dhe u bënë përsëri miq e bashkëpunëtorë të ngushtë në shërbim të  pushtuesve.

“Dërgata e Shkodrës, me në krye patër Anton Harapin, më 12 prill 1939, arriti në Tiranë dhe po atë ditë, u prit në audiencë nga Konte çianua,i cili u tha se do tëishte mirë për Shqipërinë që t’i ofronin kurorën e Shqipërisë Vittorio Emanuelit i II.” (12) Dërgata e Shkodrës menjëherë dha pelqimin e vet. Po ate dite, perfaqësuesii klerit katolik, patër Anton Harapi, zuri vend në asamblenë tradhëtare, duke aprovuar Projekt-vendimin e pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste dhe “Shpalljen e bashkimit personal të Shqiperisë meitalinë”; po ashtu dhe dhënjen e kurorës mbretërore V. Emanueli II. Në këtë mënyrë, krerët e klerit katolik, së bashku me tradhëtarët e tjerë të vendit, sank sionuan humbjen e pavarësisë së Shqiperisë.

Më 21 prill 1939, Jakomoni rezervoi një audiencë të përzemërt për krerët e klerit katolik shqiptar, të përbërë nga arqipeshkvi metropolitani Shkodrës, Gaspër Thaçi, Luigj Bumçi, Pjeter Gjuraj, Bernardin Shllaku dhe Vincene Prendushi. Në këtë takim, krerët katolikë, mbasi falenderuan përfaqësuesin personal të Musolinit për ardhjen e tyre në Shqipëri, “i shprehën ndjenjat e konsideracionit ma të naltë për ardhjen e kësaj dite fat­bardhe dhe të lumtur për katolikët e Shqipnisë dhe mbarë popullin shqiptarë ”(13) Diskutuan me Jakomonin per gjendjen politike dhe ekonomike to Shqipërise, dukei parashtruar atij mendimet e tyre për masat, që du­heshin marrë për qetësimin e gjendjes mbas pushtimit.

Më 29 po të këtij muaji, me propozimin e delega­tit apostolik të Vatikanit në Shqipëri, Leon G.B. Negris, kleri katolik shqiptari dërgoi një telegram urimi Vitto­rio Emanuelit i II, me rastin e dhënjes së kurrorës mbre­tërore të Shqipërisë. (14)

Po këtë ditë ishin thirrur në Shkodër të gjithë kle­rikët katolikë, të cilët, te mbledhur në Kuvendin Fran­çeskan, uinformuan nga arqipeshkvi Gaspër Thaçi rreth ardhjes së ushtrisë Italiane dhe qëllimit të saj “çlirimtar” në Shqipëri. Këtu patër Anton Harapi u spjegoi të pranishmëve se “ajo çka bamë nuk shkoi pa frut, por mbas sodit duhet me pasë kujdes me vigjilue ma tepër dhe me përkrahë, në të gjitha veprimet, qeverinë dhe ushtrinë Italiane”. (15) Në këtë mbledhje u dhane udhëzime, në bazë të së cilave kleriket duhej të puno­nin për të popullarizuar qëllimet e mira të ardhjes sëItalianëve në Shqipëri dhe përfitimet që do të kishte populli shqiptar nga bashkimii tij meitalinë fashiste.

Në bazë të këtyre udhezimeve, u aktivizua e gjithë hierarkia katolike, që nga xhakonjtë deri te delegatii papës. (16) Komiteti Qendrori Demokristianes që deri në këtë kohë kishte vepruar në menyrë shume të fshehtë, tani doli me program më të zgjeruar, në të cilin parashikonte bashkëpunimin me organet e push­timit Italian, propagandimin në masë të ideve fashiste dhe të qëllimeve të mira për të cilat kishin ardhur Italianët në Shqipëri. Të luftohej çdo ndjenjë antifa­shiste, që mund të shfaqej nga patriotë shqiptarë që s’e pranuan pushtimin, të luftohej me të gjitha forcat përhapja e ideve komuniste në Shqipëri. (17) Për reali­zimin e programit të mësipërm u aktivizua e gjithë hierarkia katolike, organizatat fetare katolike si dhe shkollat e klerikëve.

Një rolë të rëndësishëm për mbështetjen e sundimit fashist në Shqipëri, për propagandimin e ideve fashiste dhe për luftën kundër lëvizjes komuniste në Shqipëri, luajtën edhe organet e shtypit të klerit katolik. Në këto organe, klerikë të shumtë të si Viçenc Prendushi, Anton Harapi, Gjon Shllaku, Giovani Fausti, Danjel Dajani, La­zer Shantoja, Bernardin Palaj, Bernardin Shllaku, Rrok Gurashi, Gjergj Volaj e të tjerë, shkruan me dhjetëra artikuj profashistë, dukei bërë elozhe Italisë fashiste për qëllimet e saj “fisnike” në Shqipëri, se “Shqipëria nuk e kishte humbur pavarësinë, por kishte fituar gjithçka”, se ushtarët e Mussolinit, stërnipa të romakëve, ashtu si të parët e tyne, kishin ardhë në brigjet e Adria­tikut për të mbrojtur Shqipninë nga rreziku greko-sllav”, e tjerë. (18)

Dom Lazër Shantoja, në shkrimet dhe fjalimet e tij, duke dashur të tregonte vlerën e fashizmit për Shqipë­rinë, deklaroi, me 28 nëndor 1939, nga ballkonii bashkisë së Tiranës: “… dy herë populli shqiptar shkëlqeu në të tana virtytet e veta, e dy herë ai shkëlqeu në dritën e Romës perandorake… Sod, mbas qindra vje­tësh, kombi shqiptar po kthehet prap në atë ditë, po kthehet në dritën e Romëss nën shenjat e Liktorit, nën kunorën e mbretit tonë të dashun Viktor Emanuelit të II, nën drejtimin e Duces. Ky popull e di, tek e mbramja, se, tue u bashkue meitaline fashiste, në kuadrin  e perandorisë së Romës, ai, e Shqipnia me të, nuk ka humbë kurrgja, por ka fitue gjithçka”.. (19) Në këtë mënyrë e vlerësonin klerikët katolikë shqiptar në organet e tyre të shtypit pushtimin e Shqipërisë ngaItalia fashiste. Ata shpreheshin hapët dhe kudo dëshirën e tyre për perjetësimin e sundimit Italian në Shqipëri.

Asambleja tradhëtare e Tiranës, e mbajtur më 12 prill 1939, aprovoi edhe formimin e Qeverisë Shqiptare, të kryesuar nga çifligari i madh Shefqet Vërlaci. Mbreti i Italisë menjëherë në Shqipëri “Mëkëmbësin e përgjithshëm dhe si mëkëmbës të tij emëroi Françesko Jakomonin, ish-ambasadorin Italian në Tiranë, një nga organizatorët kryesorë të agresionit kundër Shqipërisë. (20)  Ky u bë sundimtari plotëfuqishëmi vendit, ndonëse, formalisht, ekzistonte nje qeveri shqiptare. Kryeministrii saj nuk mund të firmoste ose të shpallte asnjë vendim, dekret apo urdhëresë, pa pëlqimin zyrtar të  Jakomonit. Më 3 qershor 1939, Italia formoi Partinë Fashiste Shqiptare, si shtojcë të Partisë fashiste Italiane.

Për të përjetësuar sundimin e tyre në Shqipëri, pushtuesit fashistë vunë në zbatim një plan to gjerë për Italianizimin, kolonizimin dhe robërimin shpirtëror të popullit tonë. Shkollat e fashistizuara, simbas pohimeve të vetë Jakomonit, synonin “të ndryshojne shpirtin dhe fytyrën e kombit shqiptar”. (21)

Përpjekjet e pushtuesve fashistë dhe të bashkëpunëtorëve të tyre, për ta detyruar popullin shqiptar t’i nënshtrohej pushtimit, t’u bindej ligjeve dhe urdhëresave të Musolinit e të Vitor Emanuelit, nuk patën sukses. Lufta, që filloi me 7 prill 1939 kundër agresorëve nuk pushoi asnjëherë. Shqiptarët nuk e njohën asnjëherë regjimin e prahnimit të huaj. Që në ditët e para, pushtuesit ndeshën në qëndresën e punëtorëve, të fshatarëve dhe tëintelektualëve përparimtarë. Të vetmet organizata-politike antifashiste të asaj koheishin grupet komuniste. Këto grupe nxitnin, në mënyra të ndryshme, lëvizjen antifashiste dhe bënin përpjekje për ta organimar atë. Me rastin e festës kombëtare, më 28 nëndor 1939, në qytetet kryesore të Shqiperisë, shpërthyen demostrata të mëdha antifashiste. Në Shkodër, në janar 1940, bënë një demostratë të fuqishme nxënësit e liceut të qytetit, të cilët u përleshën me policët.

Kjo demostratëishte një thikë në zemër e klerit katolik, sepse kjoi tregoi klerit se rinia e Shkodrës dhe, sidomos, ajo katolikja, nukishte, siç pretendonin klerikët, nën influencen e ideologjisë se tyre. Rinia katolike nuk ishte një simpatizuese e Italisë, mbi të cilën, simbas klerikeve katolike, mund të mbështetej pushtuesii huaj; por ajo ishte e kundërta e asaj që mendonin veglat e okupatorit.

Me krijimin e “Mëkëmbësisë së Përgjithëshme”, me Jakomonin ne krye, si zëvëndësi tij u emërua Salvatore Meloni, ish-kryekonsulli ltalisë në Shkodër, i cili, mbasë Jakomonit, ishte një nga kryesorët që përgatiti terrenin e brendshëm për pushtimin fashist te Shqipërisë. Melono përveç funksionit të tij legal, kryente edhe një detyrë shumë të rëndësishme: ai ishte udhëheqësi dhe drejtuesi i punës së spiunazhit Italian “Spiunaggio Italiano Militare” (SIM) në Shqipëri, mbas 7 prillit 1939.

“Shumë klerikë shqiptare, para dhe pas okupimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, për asnjë çast nuk e kanë ndjerë veten shqiptarë, qytetar të Vatikanit dhe agjentë të tij në Shqipëri”. (22) Këta klerikë, që ishin bërë prej kohësh përçues të fashizmit në Shqipëri, nje pjesë e të cilëve edhe spiunë të rregullt të organeve të spiunazhit Italian, tashti  që ishin realizuar dëshirat e tyre, ëndrrat për të cilat kisha punuar dhe luftuar prej kohësh, tashti ata vepronin me etje të madhe për ta bërë Shqipërinë një koloni të përhershme të Italisë. Kjo ishte detyra që ju kishte dhënë këtyre në këtë kohë Vatikani dhe udhëheqësit Italianë në Shqipëri.

Me qëllim që Jakomoni dhe Meloni të dinin se si zhvillollej situate në krahina të ndryshme, të sekteve fetare, të parisë dhe të barajktarëve të vendit, aktivizuan në mënyrë të dukshme gjithë spiunët dhe bashkëpuntorët e tyre që kishin në Shqipëri. Detyra të posaçme, në këtë situate, ju ngarkuan klerikëve katolikë. Klerikë të ndryshëm, kudo qëishin kuadro të rëndësishme të Vatikanit dhe tëitalisë fashiste, që gëzonin autoritet dhe influencë në vise të ndryshme dhe që kishin munde­si t’u jepnin pushtuesve një kuadër të plotë të gjendjes së fshatit, komunës ose gjithë krahinës, u ur­dhëruan të qëndronin sa më afër masave dhe të zbu­lonin mendimet e gjykimet e tyre për fashizmin, të hetonin personat me tendencë antifashiste, patriotët,

komunistët e tjerë dhe, pa vonesë, tëinformonin Ja­komoin dhe Melonin. (23) Për këtë qëllim, pa bujë dhe, bile, me kujdes u thirrën në Tiranë te Jakomoni dhe Meloni, për të dëgjuar mendimet e propozimet e tyre mbi gjendjen në krahina të ndryshme të Shqipërisë, klerikët: monsinjor Gaspër Thaçi, Vinçenc Predushi, patër Anton Harapi, çiprian Nikaj, Benardin Palaj, Palë Doda e tjerë, të cilët, në takim me padronët e tyre, dhanë mendime dhe propozime, duke marrë edhe udhëzimet e duhura për një punë më të madhe në të ardhmen.

Në të njëjtën kohë, po për këtë qëllim, u dërguan në disa krahina të Shqipërisë, si në Mirditë, Pukë e gjetkë, një numër kuadrosh të rëndësishme të zbulimit Italian. Një misioni tillë ju ngarkua edhe majorit të SIM-it, Bandini, në gusht të vitit 1939, për të shkuar dhe takuar një nga spiunët më të rëndësishëm dhe më të vjetër të Jakomonit, në Orosh, monsinjor Françesk Gjinin. “NË takimin që pati Bandini me F.Gjinin, ky i fundit i raportoi të deleguarit të Jakomonit çka i interesonte atij mbi krahinën e Mirditës, pjesërisht të Burrelit dhe të Kukësit, dhe propozimet e tij për të vendosë në këto krahina qetësisht sundimin”. (24) Për ndihmën e dhënë në favor të Italisë, Jakonomi e dekoroi këtë spiun me medaljen më të latë të kohës, me urdhërin e Skënderbeut, me motivacionin: “Për merita të shquara në shërbim të mbretit perandor”. (25) Mbas këtij takimi, lidhjet midis monsinjor Françesk Gjinit dhe Jakomonit u bënë të drejtpërdrejtshme. Ky, periodikisht, shkonte në Tiranë, në Mëkëmbësi, ku merrte takim me ustanë dhe mandej kthehej përsëri në postin e tij me detyra e udhëzime të reja.

Me qëllim që kleri të kishte një bazë të fortë financiare për realizimin e detyrave që ushtronte fashizmi, “ju akordua nga Mëkëmbësia Mbretërore e Tiranës një fondi fshehtë prej 150.00 fr., plus fondit legal që merrte nga organet qeveritare kuislinge, si institucion fetar. Këtë fond, kleri për arësye maskimi, e tërhiqte nga Ministria e Drejtësisë. (26)

Në të njëjtën kohë, organet e shtypit të klerit u kthyen në fakt në organe të propagandës fashiste, jo vetëm duke e paraqitur fashizmin me lloj-lloj ngjyra të bukura, por dhe dukei bërë thirrje popullit shqiptar që të regjistroheji tëri në partinë fashiste. (27). “Shqipëria, shkruani ata, në pak kohë po bëhet një lulishte. Në këtë lulishte, shqiptarë eItalianë, të vëllazëruar në mbretërinë e vet perandorake, të udhëhequr prej Duçes së madhe të fashizmit, i vunë themelet, me vangë e me shpatë, një epoke të re një qytetërimi të ri”. (28) “Ashtu si dhe në të kaluarën, kur fëtyra e Gjergj Kastriotit ndrinte prej shpirtit Italian, edhe sot vendi ynë ndritë përsëri po prej Italisë”. (29)

Një lëvizje e gjërë manifestimesh politike, grevash dhe demostratash filluan kudo në qytetet kryesore të vendit tonë kundër sundimit fashist. Organizatorë dhe drejtues të shumicës së këtyre manifestimeve antifashiste, gjatë 1939-1940-ës, ishin komunistët. (30) U shtua numri i të aratisurve, si pasojë e ndeshjeve të përditshme me fashizmin. Shtimi i qëndresës popullore antifashiste, mos nënshtrimi ndaj ligjeve të pushtiesve, manifestimet, sabotimet dhe përleshjet nëpër rrugë e qyteteve kryesore, bëjnë të dështojnë qysh në fillim, planet e fashistëve. Raportet që i vinin Luogotenencës nga rrethet e ndryshme të vendit, për ndjenjat dhe qëndresën patriotike të komunistëve dhe të patriotëve shqiptarë, i alarmuan udhëheqësit fashistë në Shqipëri. (31)

Një rol me rëndësi në shërbim të fashizmit në Shqipëri, në këtë kohë, luajti edhe prifti dom Lazër Shantoja, i arratisur nëitali në vitin 1924 nga Shqipëria. Më 1927, ky, së bashku me Mustafa Krujën e tjerë, uruan, telegrafisht, Musolinin për sukseset që pati Vinogradovi në Tiranë, me rastin e nënshkrimit të traktatit famëkeq të Tiranës. Më 1937, dom Lazër Shantoja del hapët në radhët e emigracionit shqiptar, në Itali, Austri e Francë si profashist. Ky firmosi marrëveshjen e Zurihut, më 1938, për rrëzimn e Zogut dhe vendosjen e një princ Italian në vend të tij. Më 1938, së bashku me shumë të arratisur të tjerë tradhëtarë jashtë shtetit, sidomos në Itali, u vu në shërbim të qeverisë Italiane për pushtimin e Shqipërisë. Pushtuesit, menjëherë mbas okupimit të Shqipërisë, e suallën dhe e emëruan në funksione të rëndësishme politike. Arqipeshkvia e Shkodrës e priti në gjirin e saj, këtë prift fashist dhe spiun, plot dashuri dhe respect, si “luftëtar të lirisë”, duke i dhënë një vend nderi. Gjatë sundimit fashist në Shqipëri, ky u bë një vend nga agjitatorët më aktivë për përhapjen eideologjisë fashiste Brenda Shqipërisë dhe në kolonitë shqiptare jashtë. Shkrimet dhe fjalimet e këtij fashisti, në dobi të fashizmit, Musolini dhe Viktor Emanueli i I, janë nga më të ulëtat që njeh historia. “Shqipëria, nën perandorinë romake- thoshte ky tradhëtar-nuk e ka humbur pavarësinë, por ka fituar gjithçka. Drita Shqipërisë i ka ardhur gjithmonë nga Roma; pra edhe këtë herë ajo ja solli”. (32)

I ngarkuar nga Luogotenenca, më 1940, dom Lazër Shantoja shkon në kolonitë shqiptare, jashtë shtetit për t’I bindur ato që të solidarizoheshin me pushtimin fashist të Shqipërisë. Kudo ai u prit me mëri dhe u cilësua sii shitur te fashizmi. Kolonia e shqiptarëve të Egjiptit nuk pranoi të bisedonte me këtë të dërguar të fashizmit, siç e cilësuan ata. Kur ushtria fashisteItaliane e Musolinit sulmoi pabesisht Greqinë, Lazër Shantoja qe nga oratorët e flaktë që, jo vetëm përkrahu sulminItalian mbi Greqinë, pori bënte thirrje popullit shqiptar për ta përkrahur. Populli shqiptar e dënoi këtë luftë agresive dhe nuk e mbështeti fashizmin. Me rasin e krijimit të kabinetit të Mustafa Krujës ky u dërgua nga Jakomoni në qytetet kryesore të Shqipërisë, në Tiranë, Elbasan, Berat, Shkodër e gjetkë, ku mbajti fjalime të zjarrta për veprimin e “lartë e patriotic” të këtij “patrioti të madh” para e gjatë mërgimit të tij. Për të gjitha këto që bënte në dobi të fashizmit, Jakomoni e dekoroi,i dha tituj nderi, ndërsa Meloni e shpërbleu me shuma të mëdha të hollash, të cilati tërhoqi më 1940 nga “Banca di Napoli”, Tiranë. (33)

Ceremonitë dhe pritjet e përcjelljet e autoriteteve të larta fashiste e kuislinge filluan të bëhen më të shpeshta në arqipeshkvinë e Shkodrës. Këto vizita nuk ishin të thjeshta. Mbas çdo vizite dhe takimi apo bisedimi, fshiheshin një ose disa plane djallëzore të tyre, në kurriz të popullit të robëruar shqiptar. (34)

Një shprehje tjetër e lidhjeve tepër miqësore dhe e nënshtrimit të klerit katolik ndaj pushtuesve u tregua edhe gjatë vizitës që Françesko Jakomoni dhe Conti Çiano bënë në Shkodër. (35) Këta robërues të popullit dhe të vendit tonë u pritën në Shkodër me nderime të mëdha, si nga autoritetet qeveritare, ashtu dhe nga kleri katolik. (36)

Në pritjen që u organizua në bashkinë e qytetit, klerikët zinin vendin kryesor. Këta u përqafuan me pushtuesit, shkëmbyen bisedime dhe fjalime plot dashuri, miqësi dhe premtime për plane më të mëdha në të ardhmen, në favor të të dy palëve. Ata e shoqëruan Jakomonin dhe çianon kudo që shkuan nëpër qytet, në kalanë Rozafat dhe deri në malësinë e Thethit. (37)

Për pritjen madhështore që ju rezervua Jakomonit në Shkodër, patër çiprian Nika menjëherë informoi Vatikanin; ndërsa Meloni, zëvendësii Jakomonit,i dha patres në fjalë, çmimin më të lartë për atë qe bëri kleri, në lidhje me pritjen e “Mëkëmbësit Mbretëror” (38). Fashizmi, për t’i dhënë njërit nga shërbyesit më të devotshëm të tij kënaqësi për shërbimet e bëra, Pater Gjergj Fishtës, ideologut dhe njerit nga udhëheqësit kryesorë të reaksionit klerikal, armikut më të tërbuar të përparimit politik, ekonomik dhe arësimor në Shqipëri,i akordoi atij titullin “Akademikiitalisë” (39) titull të cilin ai u mundua ta justifikoj ndaj padronit të tij, me përpjekje e punë të madhe në favor të pushtuesit fashist. Me rastin e dyzetvjetorit të mbretërisë Vitorio Emanuelit i II, Fishta nuk mungoi t’i dërgojë telegrafisht urimet e tij të përzemërta, si shërbëtor besniki fashizmit, mbretit “xhuç maxhuçi”, siç e quante me urrejtje populli ynë. (40)

Përveç Fishtës, Italia fashiste aktivizoi në shërbim të saj edhe klerikë të tjerë; ajo nuki mungoi të përdorë për qëllimet e veta politike dhe propagandistike edhe agjentë të vjetër të saj, që, siç mendonte ajo, ishin meinfluencë e kredi në popull. Të tillë ishin pater Bernardin Palaj, pater Pal Dodaj, patër Rrok Gurashi, etj. Ernest Koliqi, ministëri arësimit (41) dhe propagandistiitalisë, ishte një nga fashistët më të flakët. Ky prijës dhe përfaqësuesi klerit katolik shqiptarë, siç e çmonin ata, u përkrah, në mënyrë të fuqishme, nga kleri, për të realizuar me sukses misionet e ngarkuara nga pushtuesi.

 

 

2-PROBLEMI I UNITIZIMIT NË SHQIPËRI

 

Prej kohësh Vatikani dhe qeveria e Musolinit mendonin se në Veri të Shqipërisë kishin mbështetjen të fortë popullsinë katolike të këtyre viseve. Për të pasur- siç mendonin ata- edhe në Shqipërinë e Mesme dhe të Jugut një mbështetje të tillë, ata qysh në kohën e Zogut kishin punuar për kthimin e ortodoksëve në kishën unite, pra në katolikë të lidhur me papën e Romës.

Gjatë viteve të fundit të sundimit të Zogut, në kohën kur Italia fashiste bënte llogaritë përfundimtare për pushtimin e shpejtë të Shqipërisë, u shtua, në mënyrë të theksuar, veprimtaria e Vatikanit në përhapjen e unitizmit. Për këtë qëllim, erdhën klerikë Italianë në vise të ndryshme të Shqipërisë së Mesme e të Jugut, që merreshin me këtë politikë. Gjithashtu u aktivizuan klerikë të tjerë vendas. U krijuan një seri institucionesh dhe u përhapën materiale propagandistike (42) për të bërë sa më të efekshme propagandën unite , në mënyrë që të ktheheshin sa më shumë ortodoksë në ritin roman. (43)

Me pushtimin e Shqipërisë, Vatikani, i mbështetur fuqimisht dhei përkrahur nga qeveria e Musolinit, mendoi se tashtii kishte duart më të lira dhe kushte më të mira për të përhapur unitizmin në Shqipëri. Simbas tyre, realizimi me suksesi këtij plani, domethënë kthimi i gjithë ortodoksëve shqiptarë në katolikë do të forconte edhe ideologjike do të bëheshin më të patundura. Përpërsai përket popullsisë katolike shqiptare, që në pjesën dërmuesë banonte në Shqipërinë e Veriut, ata mendonin si shovinistë se kjoishte minoritet Italian.(44) Pra, për realizimin në praktikë të këtij plani, papa riorganizoi dhe forcoi zyrën unite pranë Vatikanit. Me këtë detyrë të rëndësishme, papa angazhoi kardinalin Tiseran, ndërsa qeveria e Musolinit një të ngarkuar të saj.

Më 1939, kardinali Tiseran njoftoi provincialin françeskan në Shqipëri, patër Ciprian Nikajn, në lidhje me vendimin e Vatikanit për shtimin dhe forcimin e politikës unite në Shqipëri dhe kërkoi nga ai propozime dhe masa konkrete për realizimin e këtij plani.(45) Letra, po me këtë përmbajtje kardinali u dërgoi edhe delegatit apostolic të papës në Shqipëri, Leon Negrisit, dhe arqipeshkvit të Durrësit, V. Prendushit. (46) Me mendim të përbashkët, të sipërpërmendurit i propozuan Vatikanit se fillimi i një pune në stil të gjerë, pa marrë disa masa pregatitore, do të gjente kundërshtim të madh dhe aksioni mund të kishte pak sukses, ose edhe mund të dështonte. Leon Negrisi këtë e lidhte edhe me situatën që ishte në këtë kohë në Shqipëri. (47) Këta propozuan që, më parë, të krijoheshin në Shqipërinë e Mesme dhe të Jugut disa vepra filantropike, si spitale, jetimore e të tjera dhe të botoheshin e të shpërndaheshin në këto vise revista të ndryshme kulturale për propangadimin e qëllimit të unitizmit. Mbas këtyre propozimeve, nga këta u dërgua në Romë patër Marin Prela,i cili, mbasi e diskutoi me hollësi këtë çështje me kardinalin Tiseran, u vendos që kardinali të vinte vetë në Shqipëri, të shikonte gjendjen në vend dhe pastaj të merrte masat e nevojshme. Për arësye të ndryshme, kardinali nuk erdhi. Por Vatikani, sambas propozimeve të sipërshënuara, haip në disa qytete kryesore të Shqipërisë së Mesme dhe të Jugut një numërinstitucionesh “bamirëse”, sin ë Vlorë, Berat, Himarë, Sarandë, Korçë e tjerë. Gjithashtu, gjatë vitit 1939, zbritën në Durrës 58 priftërinj katolikë Italianë, që u shpërdanë në këto institucione. Në vitin 1940, Vatikani dërgoi edhe një numër klerikësh të tjerë e një numër qytetarësh të vendit tonë, të cilët duhej të merreshin me politikën unite. (48)

 

3.-SULMI I ITALISË FASHISTE KUNDËR GREQISË DHE QËNDRIMI I KLERIT KATOLIK

 

Italia fashiste, duke pushtuar Shqipërinë, përveç të tjerave, kishte si qëllim që ta bënte atë urë kryesore për pushtime të tjera në Ballkan. Më 28 tetor 1940, ushtritë Italiane sulmuan Greqinë. Mbas disa suksesesh, të kundërsulmuara nga forcat greke, trupat Italiane u detyruan, më 22 nëndor, të zbrazin Korçën dhe, në fillim të dhjetorit, Gjirokastrën. Shqipëria u shndërrua në shesh lufte. Populli dhe komunistët shqiptarë nuk u solidarizuan me këtë luftë; përkundrazi punuan për ta sabotuar.

Bashkëpunëtorët e fashizmit Italianë, tradhëtarët e popullit shqiptar dhe organet e tyre të shtypit e mbështetën sulmin fashist ndaj Greqisë. Gazeta “Rinia Fashiste “ e Shkodrës, me gërma të dukshme, botoi fjalimin e Ernest Koliqit, spiuni vjetër fashist dhe prodhimi i klerit katolik shqiptar, mbajtur në këtë kohë në Shkodër në përkrahje të sulmit fashist. (49)

Kleri katolik, si kurdoherë, nuk u pajtua me qëndrimin e drejtë që mbajti populli shqiptar ndaj kësaj lufte të padrejtë. Kjo ndodhte se kleri prej kohësh, nën udhëheqjen e Vatikanit dhe të Jakomonit, ishte për politikën e zgjerimit të fashizmit në Ballkan dhe në Mesdhe, në kurriz të pupujve të tjerë. Këto udhëzime të papës dhe të fashizmit Italian, kleri katolik shqiptar poi zbatonte me zell të madh. Kleri e mbështeti sulmin fashist, kundër Greqisë, me të gjitha mundësitë që pat. Në organet e tij të shtypit u shkrua plot demagogji se Italiai jepte më në fund, Shqipërisë të drejtat e kufive të saj, etnike. Në fakt, kjo propagand i shërbente pushtuesit, me qëllim që populli shqiptar të mbështet Italinë kundër Greqisë. Në këtë kohë Shqipëria vetë ishte e robëruar nga fashistët, pra për çfarë Shqipëri të lirë dhe të madhe, nën çizmen e fashizmit, bënte fjalë kleri katolik? “Me rendin e ri që do të dali prej ngadhënjimit të sigurtë të bushtit, – shkruante “Hylli i Dritës” në këtë kohë, -populli shqiptar do të ketë, tek e mbramja, njerinë e vet kombëtar ndër kufitë e ma të madhes Shqipni”. Ndërkohë që populli shqiptar urren dhe saboton luftën e fashizmit kundër Greqisë, arqipeshkvii Durrësit, Vinçenç Prendushi bekon ushtarët Italianë që nisen për në front. (50) Po ky prift, disa muaj më vonë me ftesën e qeverisë kuislinge, merr pjesë, në Tiranë, në ceremoninë e dekorimit nga qeveria tradhëtare e Tiranës të një numri ushtarakësh Italianë për “trimërinë” që kishin treguar në luftën italo-greke dhe në emër të klerit, ky u dha bekimin. (51)

Ndërsa arqipeshkvi i Durrësit bekonte ushtarët fashistë të dekoruar në luftën me fqinjët tanë, populli shqiptar organizoi një rezistencë aktive kundër kësaj lufte. Si pasojë e qëndrës popullore, dështoi plotësisht planii mobilizimit ushtarak dhei mobilizimit civil” të Italisë fashiste në Shqipëri. Ushtarët shqiptarë, që u dërguan në frontin grek, nuk pranuan të luftonin; ata dezertuan në masë nga fronti. “Bandat dhe trupat shqiptare, që bënin pjesë në divizionet tona, ose tradhëtuan, duke bërë sabotime, ose kaluan në anën e grekëve”, shkruante mareshall Badolio në kujtimet e tij.

Lufta kundër agresorëve italianë bëhej, jo vetëm në front, por edhe në prapavijë. çeta e Myslim Pezës bëri në prapavijën e italianëve një varg goditjesh kundër vijave të komunikacionit të trupave pushtuese.

Musolini, mbasi pësou humbje me Greqinë, kërkoi ndihmën e Hitlerit. Më 6 prill 1941, armata XII gjermane, e përkrahur edhe nga trupatItaliane e hungareze, rifilloi sulmin kundër Jugosllavisë e Greqisë. Në këtë mënyrë, Jugosllavia dhe Greqia ranë nën zgjedhën e pushtuesve italianë e gjermanë.

Populli shqiptar e ndjente robërinë e rëndë të fashizmit Italian; ai ruante, gjithomë, armiqësinë ndaj tij, e cila shprehej në forma të ndryshme. Kjo armiqësi e shtyti djaloshin e ri patriot shqiptar Vasil Laçin që, më 27 prill 1941, të shtjerë në mes të kryeqytetit të Shqipërisë së robëruar kundër mbretit pushtues. çkontrast! Ndërsa Vasili shtie kundër perandorit pushtues, klerikë të ndryshëm, spiunë të fashizmit, korrespondojnë, bisedojnë, informojnë dhe u japin mendime pushtuesve mbi ngjarjet në Shqipëri për të ardhmen (52) e lumtur, gjoja, të Shqipërisë nën sundimin Italian. Klerikë të tjerë, me përzemërsi, përshëndetin në këtë kohë S. Melonin, për fjalimin programatik të presidentit të ri të Këshillit të Ministrave, Mustafa Krujës,i cili shprehte besnikërinë karshi Mëkëmbësit, në këtë rast dhe karshi Melonit, që ishte ndihmësi më i afërti tij dhe, që, së bashku me Jakomonin, i kanë shpënë të gjithë shqiptarët e mirë (tradhëtarët dhe bashkëpunëtorët e pushtueve- R.B.) në fatet më të larta, të reja e të vërteta të atdheut të tyre, duke i afruar Italinë e shqiptarët në raporte të reja reciproke. (53)

Në këtë kohë, arqipeshkvi metropolitani Shkodrës udhëzonte hierarkinë katolike që, në listat për zgjedhjet e parlamentit, të vihen priftërinj dheipeshkvinj për një karrierë të madhe në të ardhmen. (54) Ndërsa “Hyllii Dritës” shkruante me respect e dashuri të madhe për sukseset e Mustafa Krujës në konferencën e mbgajtur prej tij, në Akademinë e Italisë, për kontributin e madh që kishte dhënë ai me këtë bisedë për të mirën e popullit shqiptar (55). Për t’u ardhur në ndihmë lexuesve, ky organ e botoi plotësisht fjalimin e këtij tradhëtari dhe spiun të vjetër të fashizmit.

Rezistenca e popullit shqiptar kundër fashizmit sa vinte e rritej. Mbas luftës italo-greke, filloi të bjerë gjithmonë e më shumë prestigji ushtarak e politikiitalisë fashiste. Po tronditeshin themelet e fashizmit Italian. Në të njëjtën kohë forcohej edhe më shumë qëndresa e popullit shqiptar. Me qeverinë e Mustafa Krujës terrori u bë masiv. Ekzekutimet, burgosjet dhe internimet kaluan çdo kufi. Rritja e rezistencës së popullit shqiptar, në kundërshtim me planet e pushtuesve, e detyroi qeverinë e Mustafa Krujës që, çdo ditë, javë e muaj, të shtonte masat e terrorit kundër popullit shqiptar. Sambas raportit zyrtar të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë fashiste, vetëm në maj të vitit 1941 u bënë 1130 bastisje banesash, 21131 kontrolle personash, ndërsa në fushat e përqëndrimt tëitalisë u dërguan 5279 patriotë. (56) Kjo ishte Italia “çlirimtare” e dom Lazër Shantojës, për të cilën ai çirrej në nëndorin e 1939-ës nga ballkonii Bashkisë së Tiranës! Ky ishte Musolini që nga ballkoni i Bashkisë së Tiranës! Kyishte Musolini që “I dha lirinë popullit shqiptar”, për të cilën kleri katolik fliste e shkruante fjalët më të mira.

Qeveria e Krujës, e ndodhur ngushtë në këtë situatë, thërret në audiencë krerët e klerit katolik shqiptar, për t’u këshilluar me ta, për të dëgjuar vërejtjet, mendimet dhe propozimet e tyre të vlefshme, për masat që mund të merreshin për qetësimin e gjendjes. Në audiencë të Mustafa Krujës muarën pjesë krerët e klerit katolik: patër Anton Harapi, monsinjor Luigj Bumçi dhe monsinjor Volaj. (57) Në emër të pjesëmarrësve, monsinjor Bumçi në këtë takim, i deklaroi kryeministrit kuisling se kleri katolik solidarizohej me politikën shumë të drejtë që ndiqte qeveria e tij. Bumçi shprehu mendimin se edhe në të ardhmen qeveria në fjalë duhej të ndiqte të njëjtën politikë. Ai deklaroi se do të ishte shumë e rrezikshme, në rast se qeveria do të lejonte rritjen e lëvizjes komuniste. Prandaj ai propozoi, sa nuk ishte tepër vonë, që të shtypeshin këto tendenca të rrezikshme për kombin shqiptar (58).

Në këtë mënyrë, krerët e klerit katolik shqiptar, jo vetëm që aprovuan politikën terroriste të Mustafa Krujës, por të tmerruar nga lëvizja nacionalçlirimtare, në Shqipëri, i propozuan qeverisë që ajo të forconte terrorin e saj ndaj komunistëve e patriotëve shqiptarë, të cilët luftonin kundër të huajve dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Me terror ata mendonin se do të shuanin ndjenjat liridashëse të patriotëve dhe komunistëve shqiptarë, lëvizjen komuniste, qëndrën e popullit për liri e pavarësi, dhe mandej çdo gjë do të shkonte simbas planeve e dëshirave të tyre.

Politika terroriste e Mustafa Krujës vazhdoi edhe më e egër, ashtu siç dëshironte kleri; por më kot; dëshirat dhe planet e tyre nuk u realizuan, sepse terrori nuk mund të shuante ndjenjat e popullit shqiptar për liri. Një binte në përleshje me fashistët, qindra ngriheshin në luftë kundër tij. Qëndresa e popullit shqiptar për liri u shua. Ajo mori përpjestime edhe më të mëdha. Jeta e çdo dëshmori bëhej apel për qindra të tjerë.

Krerët e klerit katolik shqiptar, të alarmuar nga shtimi i rezistencës së popullit shqiptar kundër fashizmit dhe nga rritja e lëvizjes komuniste në Shqipëri, lëshuan në të gjithë ipeshkvitë dhe famullitë një qarkore, në të cilën tërhiqnin vëmendjen e famullitarëve për gjendjen fort të rrezikshme të krujuar. “Idetë komuniste predikonin lirisht kudo në popull, pa asnji kundërshtim. Shumë besimtarë, pa ditur se çfarë janë këto ide, kanë filluar t’i përqafojnë. Ata nuk e dinë çfarë do të thotë të vendoset komunizmi ndër ne. komunizmi u mohon prindërve të drejtën e edukimit të fëmijëve të tyre. Kjo i përket vetëm kolektivit. Gruaja s’ka asnjë lidhje me fëmijët e saj”. (59) Në këtë qarkore krerët e klerit katolik shtronin detyrën urgjente që në të gjithë ipeshkvitë dhe famullitë të bëheshin mbledhje, ku të shtrohej gjendja dhe të përcaktoheshin masa, si kundërpeshë e propagandës komuniste. Në bazë të këtyre udhëzimeve të arqipeshkvisë së Shkodrës, u bënë mbledhje nëipeshkvitë e Oroshit, Zadrimës, Pultit e në vise të tjera, në të cilat, mbasi u punuan udhëzimet e arqipeshkvisë dhe u analizua gjendja, u përcaktuan edhe detyrat, që duhet të kryente çdo famullitar dhe këshilltar kishe. (60) Mbas mbledhjeve të bëra me klerikët dhe më vonë edhe me këshillat e kishave ndëripeshkvit dhe famullitë, klerikët, kudo qëishin, shtuan e forcuan edhe më shumë propagandën e tyre  në popull kundër Lëvizjes komuniste, duke përhapur shpifje e trillime nga më të ndryshmet për komunistët shqiptarë.

Rritja e mëtejshme e luftës së popullit shqiptar, kundër pushtuesve e tradhëtarëve, shtroi, në rend të ditës, nevojën e udhëheqjes së shëndoshë të kësaj lufte. Kjo gjendje e bënte më të ngutshme krijimin e Partisë Komuniste Shqiptare. Lëvizja nacionalçlirimtare në Shqipëri mori hov të mëtejshmëm me hyrjen e Bashkimit Sovjetik në luftën e dytë botërore, si pasojë e sulmit të pabesë të Gjermanisë hitleriane. Gjermania naziste, mbas pregatitjesh të mëdha, më 22 qeshor 1941, sulmoi pabesisht atdheun e Leninit dhe të Stalinit. E gjithë botai drejtoi sytë nga Moska, nga Stalinii madh. Kështu filloi lufta e madhe patriotike e Bashkimit Sovjetik.

Menjëherë mbas sulmit gjerman kundër Bashimit Sovjetik, grupet komuniste në Shqipëri u aktivizuan më shumë, u hodhën në aksione të hapëta,i bënë thirrje popullit të ngrihet në luftë kundër pushtuesve. Në këtë kohëishin pjekur kushtet objektive për kryengritje të armatosur kundër pushtueve, por ajo nuk mund të fillonte, se mungonin kushtet subjektive mungonte partia, që ta organizonte dhe ta udhëhiqte popullin në luftë drejtë fitores.

Në këto rrethana, u mblodh në Tiranë përfaqësia e grupeve komuniste, që përfundoi me formimin e Partisë Komuniste Shqiptare, më 8 nëndor 1941. (61) Formimi i Partisë Komuniste Shqiptarei dha një hov më të madh luftës së popullit shqiptar kundër fashizmit. Më 22 nëndor 1941, demostrata të reja shpërthyen në të gjithë vendin. Veprimet luftarake kundër pushtuesve, me krijimin e çetave partizane, u bënë më të shpeshta. Në situatën ndërkombëtare të favorshme, lufta e popullit shqiptar mori përpjestime të mëdha. Më 22 shkurt 1942, në Shkodër, u bë një demonstratë e fuqishme, që u kthye në përleshje me armikun, në të cilën ra heroikisht komunisti Vaso Kadija. Më 22 qershor, në Shkodër, duke qenë të rrethuar në shtëpi nga qindra karabinjerë fashistë e milicë, luftuan e ranë heroikisht Perlat Rexhepi, Jordan Misja e Branko Kadija. Veprimi mëi organizuar, në shkallë kombëtare, ishte ai i 24 korrikut 1942. Të nesërmen, në të gjithë Shqipërinë, nuk punonte asnjë linjë telefonike. Njësitet partizane u shtuan. Ato kaluan, nga veprime të veçanta, në veprime të koordinuara, ndërmjet disa reparteve.

Papa Piu XII,i alarmuar nga përparimet e mëdha të Lëvizjes nacionalçlirimtare në Shqipëri, nga rritja gjithmonë e më shumë einfluencës së Partisë Komuniste Shqiptare në popull; me qëllim që të ndihmonte klerin katolik shqiptar për të organizuar e forcuar më mirë propagandën antikomuniste  dhe luftën e tij kundër Lëvizjes nacionalçlirimtare, i dërgoi arqipeshkvit të Shkodrës, në mars të vitit 1942, një enciklikë, me anën e së cilës ai udhëzonte, “të forcohej puna në radhët e komitetit qendror te demokristianes, të aktivizoheshin mirë e më shumë klerikët, si dhe gjithë organizatat fetare katolike, me qëllim që jo vetëm të mos lejonin masat katolike tëinfektoheshin nga idetë komuniste, por dhe të zhdukeshin përfundimisht këtoide bolshevike në Shqipëri” (62)

Në bazë të këtyre udhëzimeve të papës, më 27 prill 1942, në arqipeshkvinë e Shkodrës, nën kryesinë e monsinjor Gaspër Thaçit dhe të të plotfuqishmit të papës në Shqipëri, Leon Negrisit, u bë mbledhja e komitetit qendror të organizatës Demokristiane. Mbledhja diskutonte situatën dhe përcaktoi detyrat, që dilnin në të ardhmen, zgjodhi komitetin e ri qendror, me më shumë naëtarë të rinj, me kryetar Gaspër Thaçin e n/kryetar patër Anton Harapin. Mbledhja aprovoi edhe programin e saj, të paraqitur nga patër Anton Harapi,i cili parashikonte forcimin e luftës kundër komunizmit në Shqipëri dhe kundër Lëvizjes nacionalçlirimtare dhe Partia Komuniste Shqiptare. Për arritjen e këtij qëllimi u vu detyra të bashkëpunohej ngushtë me organet antikomuniste, të forcohej puna e demokristianes me organizatat fetare katolike për t’I përgatitur më mirë dhe për t’I hedhur në luftë kundër Partisë Komuniste Shqiptare. (63)

Krerët e Demokridtianes punonin plot zell, nën drejtimin e Vatikanit, të Jakomomit e të Melonit, për ta bërë të përjetshëm sundimin fashist në Shqipëri. Për këtë kontribut të madh që jepnin këta në favor të fashizmit, disa nga klerikët kryesorë u dekoruan me medalje të larta nga fashizmi. (64) natyrisht, një pjesë e të dekoruarve, për arsye sekreti, nuk publikoheshin. (65) Ata nuk munguan t’u japin këtyre klerikëve, për shërbimet në favor të fashizmit, edhe grada ushtarake. Kështu, për shembull patër Gegë Lumaj, në këtë kohë, u gradua major në rezervëi fashizmit. (66). Përveç këtyre, fashizmi derdhi pa rezervë fonde dhe në mënyrë të hapët me anë të Mëkëmbësisë dhe të udhëheqësve të ushtrisëItaliane në Shqipëri, për të ndihmuar klerin në veprimtarinë e tij profashiste, kundër Lëvizjes nacionalçlirimtare. (67) Klerikët, kudo që ishin përkrahnin dhe bekonin, jo vetëm trupat Italiane në Shqipëri, por edhe tradhëtarët e vendit, që ishin vënë në shërbim të pushtueve dhe shtypnin popullin. (68) “Kur Shqipëria Lëngonte- thotë shoku Enver Hoxha- nën thundrën e fashistëve gjakatarë dhe populli luftonte për t’u çliruar, klerikët kryesorë katoikë muarën flamurin e antishqiptarizmit dhe u treguan shumë aktivë në luftën kundër popullit shqiptar. Ata muarën pozita të rëndësishme politike, me fashizmin e nazizmin dhe, me egërsinë më të madhe, u hodhën në luftë kundër popullit”. (69)

Në këtë kohë në disa krahina të Jugosllavisë, kufi me qrkun e Shkodrës që konsiderohej nga Vatikani si qendra e katolicizmit të Shqipërisë, pra një Vatikani vogël. Lëvizja partizane kishte marr përpjestime të gjera. Papa, ashtu si dhe për Shqipërinë, u preokupua seriozisht edhe për këto krahina, kuishte shtrirëinfluenca e komunistëve, prandaj urdhëroi arqipeshkvinjtë dheipeshvinjtë e Tivarit, Bosnjës dhe Hercegovinës të luftonin me të gjitha mënyrat Partinë Komuniste dhe Lëvizjen nacionalçlirimtare, duke bashkëpunuar hapët me pushtuesit e huaj dhe tradhëtarët e vendit. “Kuvendet e Bosnjës dhe të Hercegovinës u bënë baza të ushtarëve dhe të pushtueve të huaj. Në korrik 1942, spiuni dhe kryebanditii ushtarëve të Prazonitishte dom Pater Perizi, kurse frati i kuvendit Shçiti, Viktor Shelishaviqiishte kryeagjenti pushtueve ei tradhëtarëve të vendit, kundër lëvizjes partizane në këto zona. Muret e trasha të këtyre kuvendeve u kthyen në fortifikata, në fole pushkës e mitrolozash, nga ku qëllonin kundër partizanëve”. (70) Pra, kudo që ishin klerikët katolikë, kishin të njëjtat detyra nga papa; vetëm taktika, forma dhe metodat e luftës së tyreishin të ndryshme. Vatikani përkrahu hapët dhe me të gjitha forcat, jo vetëm fashizmin Italian, por edhe nazizmin gjerman. Kardinalii Berlinit, Paell, bekoi botërisht trupat gjermane, që sulmuan Bashkimin Sovjetik. Vatikani, që prej kohësh, vuante për shtrirjen e sundimit të tij edhe në Bashkimin Sovjetik, tashti gjeti rastin dhe nisi ushtrinë e tij të zezë të përgatitur në Risikum, në tokat sovjetike që pushtonte ushtria gjermane. (71)

Klerikët katolikë shqiptarë, në këtë kohë propagandonin në organet e tyre të shtypit rrezikun komunist në Shqipëri dhe kudo në botë. Ata filluan të predikojnë hapëtidetë e papës kundër komunizmit. Komunistët, -thoshin ata, – “po prishnin rendin shoqëror e shtetëror” familjen, qetësinë e njerzimit”. Kleri, në organet e veta të shtypit, bënte thirrje, duke thënë “se papa nuk ua drejton kushtrimin e vet vetëm princërve të Evropës, port ë gjithë katolikëve padallim klase, profesioni, moshe e seksi, ua drejton burrave e grave, djemve e vajzave; i drejtohet lajkadit për një bashkim fuqish, për një organizim veprimi, për një veprim katolik, për një ushtri nën komandën e lartë të papës, nën vartësinë e drejtpërdrejtë të Episkopatit, një ushtri në shërbimin të hierarkisë për mbrojtje të fesë, një ushtri kundër komunizmit” (72). Pushtuesit e huaj, të alarmuar nga gjendja jo e favorshme për tan ë Shqipëri, filluan të mobilizonin forcat mercenare, në radhët e milicisë fashiste dhe të xhandarmaris.

Partia Komuniste Shqiptare, në këtë kohë, kishte bërë një punë të mirë sqaruese politike me masat, sidomos kundër fashizmit dhe qëllimit të tij në Shqipëri, se Shqipëria po vuante nën çizmen e të huajve, prandaj parulla e partisëishte që të rrëmbeheshin armët kundër pushtuesve, për t’i dëbuar nga atdheu. Në këto kushte, fashizmi, tashti, e kishte më të vështirë të mobilizonte, sin ë fillim, mercenarë, fashistë e xhandarë. Ai gjente rezistencë.i shtyrë nga këto vështirësi, ai kërkoi ndihmën e klerit katolik, në mënyrë që ky të bënte agjitacion në popull, për t’u regjistruar sa më shumë në milici, që t’I vinte në ndihmë fashizmit. Arqipeshkvii Shkodrës për këtë qëllim ju dërgoi një qarkore gjithë famullitarëve, me anën e së cilësi urdhëronte që të jepnin ndihmën e tyre për të mobilizuar sa më shumë malësorë në milicinë fashiste, për të formuar një battalion, me në krye majorin fashist Ndok Gjelloshin. (73) Puna e klerikëve dha frytet e saj. Ata bindën një pjesë malësorësh të paditur, të bindur verbërisht nga këshillat e priftërinjve, se gjojaishte detyrë e shejtë të luftonin kundër zotit dhe papës. Kështu Ndok Gjeloshi me ndihmën e klerit, rekrutoi disa banda milicësh dhe formoi një battalion, që la kockat në luftë me partizanët, një pjesë në qarkun e Vlorës dhe pjesa tjetër, më vonë, në atë të Korçës.

Zgjerimii luftës së armatosur krijoi kushte për bashkimin politik të popullit shqiptar në Frontin antifashist nacional-çirimtar, rreth Partisë Komuniste Shqiptare. Për këtë qëllim, meinisiativën e Partisë Komuniste Shqiptare, më 16 shtator 1942, u thirr Konferenca e Pezës. Në këtë konferencë, muarën pjesë përfaqësuesit e Partisë Komuniste Shqiptare, me shokun Enver Hoxha në krye, nacionalistët patriotë Muslim Peza, Baba Faja e të tjerë përfaqësues të rinisë komuniste dhe të gruas. Konferenca shtroi çështjen e bashkimit të popullit shqiptar, pa dallim feje, krahine dheideje, në luftë kundër pushtuesve fashistë; shtroi, gjithashtu, çështjen e krijimit të këshillave nacionalçlirimtare. Konferenca aprovoi platformën e L.N.Çl. të popullit shqiptar, të paraqitur nga shoku Enver Hoxha, dhe zgjodhi Këshillin e Përgjithshëm Nacionalçlirimtar.

Vendimet e kësaj conferencei dhanë një hovë të madh zhvillimit dhe zgjerimit të luftës nacionalçlirimtare. çetat partizane, të angazhuara në luftë me armikun, deri në dhjetor të vitit 1942, kishin çliruar një sërë zonash, midis të cilave Pezën, Shpatin, Tomorricën, një pjesë të çermenikës, Oparin, Mallakastrën, Mesaplikun, Mbishkodrën, e tjerë.

Në konferencën e Pezës u hodh parulla për bashkimin e popullit shqiptar, në këtë luftë kundër armikut, pa dallim feje, krajine dhe ideje. Kjo parullë kishte një kuptim të thellë politik. Qëndrimii Partisë Komuniste Shqiptare, qysh me krijimin e saj, ishte i drejtë dhe i njëllojtë për të gjitha besimet ekzistuese në Shqipëri. Ky qëndrimi drejtëi Partisë pasqyronte dëshirat dhe ndjenjat e popullit.

Armiqtë e Shqipërisë, ashtu si gjithmonë, edhe kësaj here u përpoqën që, me anën e fesë, të kishës e të xhamisë, të përçajnë popullin shqiptar, për ta shtypur dhe skllavëruar. Kështu pat bërë Turqia në të kaluarën nëpërmjet Kalifit “Zëvëndësii muhametit në tokë’. Kështu vepronte kasha greke, nëpërmjet të Fanarit, që dhe ky e hiqte veten zëvendës të Krishtit mbi tokë. Po këtë mission kishte marrë përsipër edhe Vatikani me hierarkinë kishtare katolike në Shqipëri, e cila, me propagandën dhe shpifjet e saj, kërkonte që të hidhte masat e besimtarëve kundër Partisë Komuniste Shqiptare. Por, në saj të politikës së drejtë dhe konseguente që ndoqi Partia Komuniste Shqiptare, lidhur me besimet e ndryshme fetare, besimtarët patriotë shqiptarë përqafuan, vijën e Partisë Komuniste; bile pati dhe mjaft klerikë ortodoksë e muslimanë, të cilëve u dhimbej atdheu, që lëngonte nën thundrën e të huajve, që u hodhën në luftë bashkë me popullin kundër të huajve, kundër bashkëpunëtorëve të fashizmit dhe krerëve të tyre fetarë që bashkëpunuan me të huajt. Këtë gjë nuk e bënë klerikët katolikë shqiptarë. Ata, të rritur dhe të edukuar në kolegjet e Vatikanit me ndjenja të forta reaksionare kundër shkencës e përparimit njerëzor, kundër lëvizjes komuniste e punëtore ndërkombëtare, tek e cila shikonin rrezikun kryesor të tyre, të edukuar me një disiplinë të fortë fetare, plotësuan gjithmonë detyrat e padronit të tyre në dëm të atdheut. Përveç kësaj, janë edhe një sërë faktorësh politikë, ideologjikë dhe ekonomikë, që shpunë klerin katolik të radhitej edhe kësaj here së bashku me armiqtë e popullit dhe të kombit shqiptar, faktorë të cilët nuk do t’i analizojnë këtu.

 

4- BASHKËPUNIMI I KLERIT KATOLIK ME ORGANIZATËN         TRADHËTARE TË BALLIT KOMBËTAR

 

Reaksioni i brendshëm, me nxitjen dheinkurajimin eitalisë fashiste, formoi, në fund të vitit 1942, organizatën tradhëtare “Balli Kombëtar”, si reaksion kundër Lëvizjes nacionalçlirimtare. Kjo organizatë përfaqësonte interesat e borgjezisë reaksionare dhe çifligare. Ajo përfshinte kulakë, spiunë të Italisë, të Anglisë dhe të SHBA “Balli Kombëtar lindi në zyrat e fashizmit, u zhvillua në salonet e Gestapos dhe vdiq në fushën e betejës së tradhëtisë”. Kjo organizatë, në programin e saj kishte ruajtjen einteresave politike dhe ekonomike të klasave sunduese dhe bashkëpunimi me Italianët. Balli, pjellë e okupatorëve, nuk luftoi si gjithë populli shqiptar kundër pushtuesve, por bashkëpunoi me ta për zdukjen e Partisë Komuniste Shqiptare dhe të Lëvizjes nacionalçlirimtare; pra ai luftonte për ruajtjen e rendit feudo-borgjez dhe reaksionar në Shqipëri.

Me krijimin e kësaj organizate, u ndërlikua më shumë gjendja politike në vendin tonë, pse në sytë e masave Balli akoma nukishte demaskuar si organizatë anti-kombëtare dhe përvec kësaj, në radhët e saj kishte edhe shumë elementë të gabuar. Pikërisht, për këtë arsye, megjithëse Partia Komuniste Shqiptare e dinte se Balliishte pjellë e reaksionit të brendshëm dhe të huaj (74), nuki shpalli luftë qysh në fillim. “Partia jonë- ka thënë shoku Enver Hoxha-ishte në luftë për të demaskuar Ballin nga ana politike. Ai, më 15 mars 1943, firmosi protokollin Dalmazzo-Këlcyra, ku angazhohej të mbronte forcatItaliane, që vepronin në Jugë për të mposhtur Lëvizjen nacional-çlirimtare”. (75)

Kleri katolik e mirëpriti krijimin e kësaj organizate; ai aprovoi plotësisht vijën e saj dhe, pa humbur kohë, u lidh me te dhe filloi të bashkëpunojë ngushtë kundër Partisë Komuniste Shqiptare dhe Lëvizjes nacionalçlirimtare. Kleri dhe Balli Kombëtar, me qëllim që të koordinonin më mirë planet e tyre kundër Lëvizjes nacionalçlirimtare (76), e gjetën të arësyeshme që kleri të emëronte një përfaqësues të tij pranë komitetit qendror të Ballit Kombëtar. Përfaqësuesi klerit pranë Ballit u emërua, në këtë kohë, dom Zef Sheatani, anëtari komitetit qendror të Demokristianes. (77)

Mbas kësaj marrëveshjeje filloi një afrimi dukshëm midis udhëheqësve të Ballit, Mitat Frashërit e Vasil Andonit, me monsinjor Gaspër Thaçin, patër Anton Harapin e të tjerë. Anëtarët e qarkorit të Ballit Kombëtar për Shkodrën, Jup Kazazi e Lec Kurti, filluan të vinin më shpesh në arqipeshvinë e Shkodrës dhe në provincialatin françeskan. Gjithashtu, anëtarët e komitetit qendror të Ballit filluan të frekuentonin më dendur arqipeshkvinë dhe krerët e klerit katolik shqiptar zyrat e komitetit qendror të Ballit, në Tiranë

I arratisuni dom Zef Shestani, kriminel lufte sot praën Vatikanit, ish-përfaqësuesi klerit katolik praën komitetit qendror të Ballit Kombëtar, duke folur për këtë fakt, shkruan, në gazetën reaksionare “Flamuri”, më 1951, ndër të tjera, për veprën “patriotike” të Thaçit në bashkëpunim me Ballin Kombëtar: “Mbarë Shkodra e kanë njoftë zanin e rrymën e gojarisë së tij më 1941, i cili uronte prej qiellit bashkimin vllazënor .imzot Gaspër Thaçi bani çmos me u vu në përpjekje me krerët e Ballit Kombëtar, ç’prej 1939 që kishte fillue me lëvizë, por ai nderonte në mënyrë të veçantë plakun e paharruem Mitat Frashërin, mikun e zemrës Lec Kurtin, gjykatësin e famshëm të drejtësisë Hasan Dosrin…Eh! i dijnë mirë çela e Tiranës dhe arqipeshkvia e Shkodrës kujdesin, bisedimet e vendimet që u muerën në atë kohë me pleqnim të përbashkët për lirinë e Shqipërisë. Ai njifte në rezistencën shqiptare një djalëri të vetme politike, atë të Ballit Kombëtar, që po merrte mallet e organizueme dhe e vendosun për liri. Ah!… ta kishte këtu, në oborrin e kathedrales- më thoshte një ditë me përmallim- djalërinë balliste të tre besimeve dhe do ta ndjejshe se çfarë do t’i thonte arkipeshkvii Shkodrës”. (78).

Ky document, i shkruar nga dom Zef Shestani, dhe shumë dokumenta të tjera, që do të citohen më poshtë, tregojnë qartë bashkëpuninmin e klerit me Ballin Kombëtar. Pikërisht, në qelën e Tiranës dhe në arqipeshkvinë e Shkodrës, ashtu siç thotë dom Zef Shestani, u thurën me dhjetraintriga dhe plane djallëzore, u muarën vendime dhe u kryen me dhjetra akte të tradhëtisë ndaj atdheut, në mes tëItalianëve, kleri katolik, Ballit Kombëtar dhe më vonë, të Legalitetit.

 

 

 

 

 

5-VEPRIMTARIA TRADHËTARE E KLERIT KATOLIK GJATË HOVIT TË RI TË LUFTËS NACIONALçLIRIMTARE

 

Disfata e ushtrive naziste në frontin e lindjes dhe zgjerimii Lëvizjes nacionalçlirimtare në Shqipëri e thelloi krizën politike në vend. Në këto rrethana, pushtuesit fashistë u detyruan të zëvendësojnë qeverinë e Mustafa Krujës me atë të Maliq Bushatit ju propozua për të kryesuar qeverinë e re, ky shkon në Shkodër për të marrë pëlqimin e parisë myslimane dhe të arqipeshkvit të Shkodrës në se do ta përkrahnin ata qeverinë e tij. Mbas mbledhjesh e bisedash në shtëpinë e Sylço Beg Bushatit, paria muslimane dhe arqipeshkvia e Shkodrës siguruan kryeministrin e ardhshëm se do të përkrahnin qeverinë e tij. Me këtë rast, këta e këshilluan Maliq Bushatin që, meqënëse boshti kishte marrë tëposhtën dhe se fitorja e aleatëve dukej e sigurt, ai duhej të merrte të gjitha masat e mundshme për të forcuar organizatën e Ballit Kombëtar, nëpërmjet bashkëpunimit me krerët e tij dhe me ndihmën e ushtrisëItaliane, të bënte ç’ishte e mundur për shuarjen e Lëvizjes nacionalçlirimtare.

Qeveria e Musolinit, pakënaqur nga puna e Jakomonit në Shqipëri, e zëvëndësoi këtë, në mars 1943, me gjeneralin xhelat Alberto Pariani. Ky, porsa mbërriti në Shqipëri, së bashku me gjeneralin Dalmazzo, hartoi një plan dhe veproi me shpejtësi për “likuidimin” e Lëvizjes nacionalçlirimtare të popullit shqiptar. Për realizimin me sukses të këtij plani, Balli Kombëtari dha të gjitha ndihmat e nevojshme, duke nënshkruar për këtë qëllim protokollin Dalmazzo-Këlcyra, po në mars të vitit 1943. Por as operacionet e Parianit, as ndihma e ballit Kombëtar nuk dhanë rezultatet që prisnin fashistët. Lëvizja nacionalçlirimtare u shtua dhe u forcua edhe më shumë. Reparte të reja partizane u krijuan për të luftuar okupatorin dhe tradhëtarët e vendit. Në këto rrethana, Pariani vendosi të zëvendësonte qeverinë e Maliq Bushatit. Për këtë qëllim, mori takim me një serë krerësh, midis të cilëve edhe me miqtë e tij të vjetër, Shefqet Vërlacin dhe monsinjor Viçenc Prendushi, dhe, mbas kësaj pune,i propozoi Musolinit që të emërohej Eqrem bej Libohova, për kryesimin e qeverisë së re në Shqipëri. Roli që ka luajtur monsinjor Prendushi në emërimin e kryeministrit të ri, duket qartë në raportin që kyi dërgon Vatikanit, ngai cili po citojmë një fragment të shkurtër: “me datën 6-51943 më thirri Gjeneral Pariani në audiencë (Vinçenc Predushi- R.B.). ai më kujtoi kohën e kalueshme disa vjet ma parë. “Në Shqipni- më tha Gjenerali – punëti kam gjetë shumë keq, sa s’e mendojshëm. Tri janë të këqian që kam konstatue:

1)      E para asht komunizmi. Kjo e keqe mjaft e përhapun më duket, megjithatë, ma e lehtë nga dy të tjerat. Djelmënia asht komuniste, pa dijtë e pa mendue se poi gërmon vorrin kombit të vet. Në shkolla dhe në familje ka xanë rrajë. Pak ditë më parë më ndodhi nja gja e papëlqyeshme. Në Strehën Vorfnore të Kryqit të kuq shkova me shoqëruesin dhe me gjithë fjalët e bukura të shoqnuesit, fëmijët nuk treguen ndonji gëzim, bile kur shoqëruesi u prinin tue u thanë “Rroftë Parini”, nga të gjithë vetëm 10-12 veta u përgjegjën “Rroftë”, ndërsa të tjerët ulën kryet. Në të dalun, tue mendue se nuk do të përsëritej ajo që ndodhi, shoqnuesiim tha: “Rrnoftë Pariani”. Kësaj here nuk u përgjigj asnji.

2)      E dyta e keqe asht mungesa e ushqimit.

3)      E treat asht apathia që konstatova ndër njerzit dhe ndër ata që duhej të drejtonin fatet e vendit. Shumë mendojnë se Boshti e ka humbë luftën”.

….”Më tha se due të formoj qeverinë, por due t’I zgjedh njerëzit dhe më pyeti se çfarë mendojshëm për situatën dhe për Mustafa Krujën. Unëi thashë se Mustafa Krujën e njof njeri të zotin, asht marrë gjithmonë me çështje kombëtare. Por me disa sjellje të tija, ka humbë shumë miq që kishte para se të bahej kryeministër. Vuna re se ky mendimi sanksionoi bindjen e tij, sepse tundi kokën me aprovim, sikundër donte të thoshte: questo e’ ujna cosa risaputa[2]).

“Po Eqerem Libohova- më pyeti? Eqerem Libohovën,i thashë, e njof mjaft mirë, mbasi kasha bashkëpunue me të.i thashë se, si njeri, asht me shumë takt politik, me sjellje burrnore, e mjaft trim. Pariani nuk më tha asnjë fjalë, por, nga përkulja e kokës, kuptova sa ai aprovonte ato çka thanë unë për Eqrem Libohovën. “Po për Qemal Vrionin? – vazhdoi ai. Qemal Vrioni _i thashë- e njef vendin ma mirë se të tjerët. E molto scaltro e audace; sa navigare tra le diavolerie degli albanezi[3]. Gjenerali më tha se e akuzojnë si afarist dhe lëkundun, por unëi spjegova se ai asht pasanik dhe, në vendin tonë, të gjithë pasanikët kështui akuzojnë… E ndërpremë bisedën dhe më tha se për këtë çështje do të më thërriste të bisedojshim një herë tjetër”. (79) Eqerem Libohova, simbas këshillave të arqipeshkvit Viçenc Prendushi, mbas disa ditësh, me aprovimin e Musolinit, emërohet kryeministëri qeverisë kuislinge.

Ky nuk ështëi vetmi fakt që tregon se ç’rol të madh luante hierarkia katolike në qeverisjen e vendit. Fakte të tilla ka me dhjetra, që tregojnë se sundimtarët e shtetit shqiptar, të huaj dhe vendas, civilë dhe ushtarakë, krerë të organizatave tradhëtare dhe bajraktarë, bisedonin me klerikët dhe mernin në konsideratë mendimet e tyre për probleme politike, ushtarake, administrative dhe ekonomike . po japim edhe një fakt tjetër historik, që e vërteton më së miri këtë, janë disa shënime nga ditarii Patër Pal Dodës, prift në Gomsiqe të Pukës, spiuni vjetër dhe me rëndësii Jakomonit dhe anëtari komitetit qendror të Demokristjanes.

27 Maj 1943. – “..mora këtë letër të Sh.i. Parianit:

“I dashuri Patër Dodaj, puna e këtyre ditëve më ka ndaluar të përgjigjem letrës s’uaj shumë të pëlqyer”.

… “Jam kthyer në Shqipëri në një moment të rëndë për të ardhmen e këtij vendi, që e kam konsideruar atdheun tim të dytë! Megjithëse e dija këtë situatë, kam ardhur me qëllim që të jap gjithë vehten time që ta shpëtoj Shqipërinë…

“…Do tju shikoja me shumë dëshirë, me shumë përzemërsi”.

3 Korrik 1943. – “…Mora një letër nga Mark Gjon Markajishte kthyer nga kryeqyteti dhe më përshkruan situatën me ngjyra më t’errëta…”

6 Korrik 1943 – “… u nisa ora 8.30’ për Tiranë. Kam mbrijtë në 12, vizitën e parë mendova ta bëj te Ministrii Mbrendshëm Kolë Bib Mirakaj,i dhanë që prej kohe me politik, me aventura të ndryshme, për vitet të ndryshme emigroi ne Kosovë, ku ndihmohej prej sërbëve.i rënë në fatkeqësi, u kthye në atdhe, duke u lidh me Zogun dheitalin. Ngai pari pati fjalë të mira, po kur besën ose ndihmën serioze. Qe ndihmue nga Meloni..”

8 Korrik 1943.- “..Qysh dje mbrëma kam marrë njftimin se sot në mëngjez në ora 10 do të më priste në audiencë Gjeneral Pariani. Për faj të Patër Matisë që me çdo mënyrë më kërkonte që unë ta prezantoja, arritëm vonë dhe kështu u futëm pas një çerek ore. Duke hyrë dhe duke u përshëndetur, Sh.T., sii pakënaqur theksoi “Kam pritur tamam juve për të ardhur, dhe të prezantoheshit”! Pyetjeve të mija ju përgjegj se nuki mungonte kurajua, ose besimi për t’ja dalë në krye punës për përmisimin e situatës. Të gjithë do të jenë ndëshkuar, pas meritës. Jemi duke zbuluar çerdhen dhe do të përpiqemi tua prishim folet. Mori shënim kërkesat e mia… me të dalëi them shkëlqes, në anët tona do të vazhdojmë në misjonin tonë. “Nuk mjaftojnë, më theksoi ay, duhet që të merrni bastunin dhe pushkën”! Dje në mëngjes të Mërkur, u prita nga Kol Biba, e gjeta serjoz dhe të mbajtun…”

14 Korrik 1943. – “…Qe prej disa ditësh flitej për një zbarkim në Siçili, po nuk donja ta besonja, sot e marr lajmin e sakt nga Shkodra. Mora një letër të gjatë nga Muharem Bajraktari me dt. 5 –VI- 1943,i cili më thoshte se tue u nisun nga mundësia seItalia do të kishte humbur luftën, më ftonte të lidhemi dhe të organizohemi për shpëtimin e…”

15 Korrik 1943.- “…Sot në oborr të kësaj kishe u mblodhëm në kuvend burr për ship, dhe muarëm vendim që tash e mbrapa nuk kam me e lanë komitët (partizanët shënim R.B.) mrena ose me ju7 dhan bukë e ndihmë. Në rast se komitëti hudhen kujt përdhum,i zotii ships, menjiherë, ka me e mbledh katundin e përnjiherë ka me lajmërue organet e qeverisë. Për këtë lidhje unë lajmërova me letër Kapidan Gjonin e komandantin e ushtrisë në Shkodër Gjeneral Paride Negrin”.

3 Gusht 1943.- “..nis shërbëtorin në Shkodër për me kërkue nga provinciali në se me të vërtetë do të mbahet kongresii përgjithshëmi të gjithë klerikëve tonë,i parashikuem që në vitin e kaluem”.

Ja përgjegja e tij:

Shpejt e shkurt: “Më vjen keq se je pa qefe”. Këtu kam ma se 20 famullitarë. Nesër n’ora 8 hajde, po baj me ta nji mbledhje, mandej po shohim. Sonte prap kam mbledhje me parin e Shkodrës me gjithë kapidanët tonë: Jam në rrezik nji mend pse nuk ka më pari, por politik deri në fyt. Nuk dij si me ta përshkrue gjendjen, por po të them se dita me ditë gjeja ndrron qind për qind, mund e bahet ça si shka motmoti, por jemi tue ardhun me e ba rrezikun sa më të largët, veç ç’ka shohim, nuk ka me mujt me pastru.

Edhe Pater Froni diku prej anës së vete më shkruan: “Zoti e baftë mirë se besa punët jan keq e keq fortë”

Lajme të shumta bajnë fjalë për dezertor nga ushtria. Fakti asht se shumë kan hik me armë edhe me çka kan mujt me mar me vete”.

6 Gusht 1943.- “…Kah ora 8 e mëngjezit me jan paraqit në kopshtin e kishës nja 10 kryengritës. Kan hy Brenda në kishë dy prej tyne shkodran (e ka fjalën për partizanët R.GB.). tregohen të vendosun me sulmueitaljanët, për të meritue që fituesit anglo-amerikanë e rusë t’I marrim në konsiderat fatet e Shqipnisë. U përpoqa t’ua mbush mendjen që të hiqnin dorë nga kjo marri, për të mosi sjell vendit fatet e Toskërisë, d.m.th me e kthye në katastrof. Kryengritsit kanë këto mendime:

1) Boshti me siguri ka humbë luftën.

2) Ne se neve nuk do të luftojmë kundër bushtit, ditën e fitores nga ana e aleatëve nuk do të mund të ngrehim zanin për të njohur të drejtat tona..”

8 Gusht 1943. – “Letrati mora dje mbrëma nga kapidan Gjoni, Provinciali, nga Pater D. Bicaj, Pater Benardini dhe Pater Ashiku;” Pater A. Harapi më shkruan: “Një tash ktheva prej Gjeneralit Negrit, komandanti ushtrisë, u ndam mirë… Mbram ka dal në mal Dom Zef Shestani e shumë djelmoça të ballit kombëtar. Ne po na akuzojnë se nuk po bëjmë kurgjë. Pater Leka në Shkrel na ka ba shumë dëm. Shqipnia asht çue në kamb. Na nuk dijmë se ka po rrijmë. Kapidani e delegate ankojnë rand për ne dhe ndër qarqe të nalta tue me rendue. Ata të ballit kombëtar protestojnë kundër nesh se po bajmë politik Italiane. Parimi im asht bashkimii popullit, disiplinë, qetësi, gadi për çdo eventualitet”.

10 Gusht 1943.- “..Pater Benardini: “këtej pari e Shkodrës a terbue njeni njaq sa hajre e baftë Zoti…tërbue e s’ka tjetër… Besojmë të pabesueshmen. Matjen e ka marrue zoti me bombardime. Ushtria asht afrue ei kërcnohet qytetarëve, sylçiti kan xanë një letër kompromentuese ku ay lidhej me malazezët për mei ra katoliçizmit.

Pater Tom Bicaj, “Jup Kazazi ka dal në mal, deri në Postrib, Pader Lek Luli ka përpillue një letërinformacioni me sekretet tona e të popullatës katolike..”

13 Gusht 1943. – “..Pater Andon Harapu m’i vuni në dyshim lajmet: seimzot Prendushi ka keni çuem prej Gjeneral Parjanit me e porosityimzot Thaçin që mos të bqaj ma mbledhje shkodranësh…

Gjonmarkajt janë marrë vesht me parinë e Dibrësqë komunistat mos mei përkrah, pushkënitaljanëve mos me jua vue, e mug jet të lidhun për çdo eventualitet. Këtë lidhje don me e ba edhe me Lumën”.

23 Gusht 1943, mora një shkres nga Komanda e sektorit Shkodër- Kosov, Shtabi Madhor zyra “I” Nr. 02/3543/ “I” Prot. Kol. Ushtarake. 60. 17.7.43… Të nderuemit Pader Dodaj o.f.m. Mbajta shënim mbi sa me njoftonit me letrën tuej datë 16 k.m. dhe gëzohem për veprën e pajtimit qi ju keni analizue dhe që jenii sigurt se do ta vazhdoni. Do të mbaj parasysh siç duhet nevojën që të marr masa, rreth mbështetjes për të armatosunit qi kërkohen nga ju. Përshëndetje të përzemërta Gjeneral-Komandant Paride Negri. (79/1)

Disfata e trupave gjermane në Stalingrad kishteinkurajuar shumë Ushtrinë nacionalçlirimtare për sulme të pandërprera dhe plot sukses mbi nazistët dhe tradhëtarëte vendit. Sundimii diktaturës fashiste Brenda dhe jashtë italisëishte dobësuar. Prirja kundër luftës u përhap sin ë ushtrinëItaliane ashtu dhe në partinë fashiste; kështu që borgjeziaItaliane sakrifikoi Musolinin, më 25 korrik 1943.

Në këto rrethana, me kërkesën e delegatit apostolic të papës, Negris, më 13 gusht 1943, u mblodh në arqipeshkvinë e Shkodrës komiteti qendrori Demokristianes. Në këtë mbledhje u analizua gjendja në vendin tonë, sidomos rënja e prestigjit të forcave italiane dhe gjermane dhe disfata që po pësonte Boshti. U parashikuan masat që duhej të merreshin për forcimin e gjendjes, që në raste të një disfate të bushtit, cilat forca do të përdoreshin për rendin e qetësinë si dhe kundër Lëvizjes nacionalçlirimtare. Pra, siç shihet, problemet që shtroi Demokristjanja në këtë mbledhje, ishin mjaft serioz për tad he kërkonin një zgjidhje, jo vetëm për të tashmen, por edhe për të ardhmen. (80)

Në mbledhje doli se puna e Demokristianes dhe e levave të saj, në përgjithësi, ishte e dobët, megjithëse atoi kishin shtuar anëtarët e tyre dhe kishin punuar me sa kishin mundur për përjetësimin e sundimitItalian në Shqipëri. Aty u raportua se bashkëpunimi me ballin Kombëtarishte mjafti mirë dhe se ky bashkëpunim duhej të forcohej. U ngarkua pater Anton Harapi, n/kryetarii Demokristianes, dhe Dom Zef Shestani të shtonin e të forconin akoma më shumë këtë bashkëpunim.i plotfuqishmii papës, Negris, propozoi që arqipeshkvi t’u lëshonte një udhëzim gjithë famullive, me të cilin  t’I bëhej thirrje popullit, në emër të Zotit, që të mos luftonte kundër ushtrisëItaliane. Kjo thirrje duhej të lexohej në kishë… Gjithashtu, Negris propozoi që anëtarët e Demokristianes dhe të shoqërive fetare katolike të mos futeshin në radhët e Ballit Kombëtar, mbasi në këtë mënyrë, simbas tij, do të diskreditoheshin. Komiteti qendror këto kërkesa nuk i pranoi. Demokristianja e çmonte krejtësisht të rregullt bashkëpunimin dhe koordinimin me organizatat e tjera antikomuniste, meqënëse këtu shkonte fjala për të luftuar të njëjtin armik të fesë dhe të zotit, siç e quanin ata, Partinë Komuniste Shqiptare. Në fund, mbledhje e Demokristianes vedosi; forcimin e bashkëpunimit me ballin kombëtar dhe anëtarët e Ballit Kombëtar; shoqëritë fetare të klerit të lejoninë anëtarët e saj të futeshin në organizatën e Ballit Kombëtar; të bëhej një mbledhje me kryetarët e shoqërive fetare, mbasi puna e bërë në këtë drejtimishte e dobët; të vazhdohej bashkëpunimi me krerët e qeverisë dhe të pushtuesve, kundër Lëvizjes nacionalçlirimtare; të bëhej, sa më parë, një mbledhje me anëtarët e Demokristianes për t’u shpjeguar atyre situatën dhe qëllimet e vendimeve të mësipërme, për të kuptuar se nuk shtrihej organizata Demokristiane dhe organizatat fetare në organizatën e Ballit Kombëtar, por për situatën e dhënë,ishte një taktikë që përdorte komiteti  qendrori Demokristianes, ndërsa ajo, në vetëvete, vuante autonominë e saj. Kjo mbledhje u bë disa ditë më vonënë kuvendin Françeskan, nënkryesinë e monsinjor Thaçit. (81)

Një ndër veprimet luftarake më të rëndësishme të Ushtrisë nacionalçlirimtare në këtë kohë në qarkun e Shkodrës dhe, pothuajse, në të gjithë Shqipërinë e Veriut,ishte përleshja e batalionit “Perlat Rexhepi” të Shkodrës dhe e popullsisë vendase të fshatit Reç të Koplikut me fashistëtItalianë. Më 31 gusht 1943, forca të mëdhaItaliane, të mirëinformuara dhe të prira nga prifti spiuni SIM-it dom Nikollë Gazulli, sulmuan në tre drejtime batalionin “Perlat Rexhepi” në Reç. Lufta filloi e përkashme. Megjithë epërsinë numerike të fashistëve, partizanët trima luftuan heroikisht gjatë 31 gusht- 2 shtator, dukei shkaktuar armikut 150 të vrarë, ushtarë e oficerë, ndërsa nga ana e partizanëve ranë heroikisht në fushën e betejës tre partizanë.Italianët, të tmerruar nga humbjet, u tërhoqën në panic, duke djegur shtëpi fshatarësh dhe duke shkatërruar gjënë e gjallë. Midis fashistëve të vrarë, në xhepin e një oficeriItalian, u gjetinformacioni me shkrimi spiunit dom Nikollë Gazuli,i ciliinformonteItalianët për lëvizjet, bazat dhe veprimet e batalionit “Perla Rexhepi” në zonën, ku shërbente dom Gazulli dhe, bashkë me këtëinformacion, u gjend edhe urdhëri luftaraki komandësItaliane për këtë veprim,i përpiluar në bazë tëinformacionit të priftit. Në këtëinformacion, dom Nikolla ju raportonte, midis të tjerave… “Në Rranxë komunistët janë ba nji forcë e madhe. Aty kanë baza të shëndosha dhe rrezik për sundiminItalian në këtë anë. Në Rranxë veprojnë këto tri çeta: çeta e Reçit me 50 veta, çeta e Grizhës me 50 veta dhe çeta e Postrribës me 60 veta. Në Rranxë janë 28 shtëpi, qëi strehojnë, Bazat e partizanëve, të cilëve duhet me ua djegë shtëpijat, nga ma kryesoret janë…” (shënon 10 familje – R.B.). (82).

Në kushtet e krijuara, kur fashizmi jetonte ditët e fundit të tij, kur Ushtria nacionalçlirimtareishte bërë një forcë tmerruese për të huajt, kur reaksionii brendshëm po bënte përpjekje për të grumbulluar të gjitha forcat rreth Ballit Kombëtar, u bë e nevojshme thirrja e një konference kombëtare. Kjo konferencë u mblodh, në Labinot, më 4 shtator 1943. konferenca e përgjithshme e K.N.çl. bëri bilancin e luftës N.Cl. qysh prej Konferencës së Pezës. Aty u muarën vendime për zgjerimin dhe forcimin e luftës N.çl. dhe forcimin e ushtrisë. Vendimet e kësaj konferencei dhanë  një hov të madh luftës së popullit shqiptar. Ndërsa konferenca vijonte punimet,Italia fashiste kapitulloi. Më 3 shtator 1943, mareshalli Badolio nënshkroi aktin e kapitullimit, duke u tërhequr në Jug tëitalisë, ku kishin zbarkuar anglo-amerikanët. Më 8 shtator, Gjermania pushtoiitalinë e Veriut,italinë qendrore, Napolin dhe Romën.

Mbas kapitullimit tëitalisë fashiste, kleri katolik shqiptar u ndodh shumë ngushtë. S’dinte sit ë manovronte, në cilat forca duhej të mbështetej dhe sit a përballonte luftën N.Çl., që e kërcënonte për vdekje. Në këtë kohë edhe Vatikaniishte shumëi shqetësuar nga zhvillimi i ngjarjeve, jo vetëm në Itali, por edhe në Shqipëri, Jugosllavi e gjetkë. Vatikani, nëpërmjet të delegatit apostolik, Negris, urdhëroi arqipeshkvin e Shkodrës që, në marrëveshje me krerët e vendit, të merrnin masat e nevojshme, me shpejtësi, që të mos lejonin marrjen e pushtetit nga komunistët në Shqipëri, deri sat ë vinin forcat gjermane dhe të stabilizonin gjendjen e vend. (83)

Krerët reaksionarë të Shkodrës si dhe të klerit katolik e musliman, të ndodhur para një gjendjeje politike kritike, të këshilluar edhe nga delegatei papës, me qëllim që të krijonin një bashkim forcash në qarkun e Shkodrës, për të mbajtur “qetësinë” deri në ardhjen e trupave gjermane, më 11 shtator 1943, organizuan një mbledhje në prefekturën e Shkodrës (84), me pjesëmarrjen e të gjithë krerëve reaksionarë të qarkut dhe krerët e klerit katolikë, siçishin arqipeshvii Shkodrës, Mark Gjon Markaj, Gjon Marka Gjoni, Ndoc çoba, hafiz Ali Tari, patër Anton Harapi, Jup Kazazi, Maliq Bushati, Shefqet Muka, Tef Pogu, gjithsej 25 veta. Mbledhjen e hapi Gjon Marka Gjoni dhe mbas tij floën shumë të tjerë. Arqipeshkvii Shkodrës, në diskutim, e paraqiti gjendjen në Shqipëri mbas kapitullimit të Italisë, mjaft kaotike, vendiishte pa qeveri dhe Lufta nacionalçlirimtare, veçanërisht në qarkun e Shkodrës, paraqiste shumë rrezik. Ai u propozoi të pranishmëve që të merreshin masa efektive. Në këtë mbledhje kleri, me anën e pater Anton Harapit, parashikonte këto propozime: Të krijohej një bashkëpunimi fortë midis të gjitha grupeve dhe organizatave politike të qarkut të Shkodrës, të organizoheshin në një ushtri të vetme forcat ushtarake të këtyre grupeve e organizatave, si dhe të elementëve të tjerë “atdhetarë”, që nuk bënin pjesë në këto grupe politike, por qëishin për mbrojtjen e Shqipërisë nga rreziku komunist; udhëheqësii pushtetit të qarkut dhe komandantii forcave të caktoheshin nga ajo mbledhje, tregëtarët dhe pasanikët të jepnin fonde për mbajtjen e këtyre forcave; forcat të përdoreshin, jo vetëm kundër çetave komuniste, por edhe për rendin e qetësinë ndër krahinat e qarkut të Shkodrës; të njihej qeveria e re e Tiranës, porsa të krijohej dhe, me ardhjen e trupave gjermane, të vendoseshin lidhje bashkëpunimi e miqësie. (85)

Ndaj këtyre propozimeve nuk pati qëndrim të njëjtë. Përfaqësuesii Ballit dhe aii Legalitetitishin dakord, ndërsa Mark Gjon Markaj kërkoi që, në krye të pushtetit në Shkodër dhe të forcave, të vendosej ai, meqenëse fuqitë e tijishin ato që mund të plotësonin detyrat që diktonte situate. Pra, në mbledhje pati kontradikta, sidomos midis pjesës muslimane e katolike, kryesisht se kush duhej tëishte në krye të pushtetit në Shkodër, Bashkimii plotë nuk u realizua; por, megjithatë, mbledhja dha këto udhëzime për të gjithë pjesëmarrësit. Këto udhëzime synonin në shtimin dhe forcimin e xhandërmarisë, mobilizimin dhe prurjen në Shkodër dhe në nënprefektura të saj të një numri mercenarësh nën komandën e Mark Gjon Markajt,i cili duhej të mbante qetësinë në të gjithë qarkun e Shkodrës, deri në ardhjen e trupave gjermane; t’u bëhëj thirrje partizanëve të braktisnin “rrugën e tradhëtisë”, duke u kthyer praën familjeve të tyre; në rast se nuk hiqnin dorë, të ndiqeshin, të kapeshin, e të vriteshin; porsa të krijohej qeveria e re e Tiranës, të viheshin nën urdhërat e saj; tregëtarët dhe pasanikët të ndihmonin me mjete financiare.

Vendimet e kësaj mbledhjeje, pjesërisht, u vunë në jetë nga pjesëmarrësit, deri në ardhjen e trupave gjermane në Shkodër.

 

 

 

KapitulliiiV

 

1. KLERI KATOLIK SHQIPTAR NË SHËRBIM TË PUSHTUESEVE GJERMANË

 

 

Mbas kapitullimit tëitalisë, në qendrat kryesore të vendit tonë, gjatë bregdetit dhe vijave kryesore të komunikacionit, u dislokuan trupat gjermane.

Me ardhjen e trupave gjermane në Shqipëri, filloi një etapë e rëndësishme për Luftën nacionalçlirimtare. Forcat partizane u ndeshën, që në fillim, me trupat gjermane, që vinin nga Greqia. Ata, për hakmarrje, qysh në fillim, kryen një terror të papërshkruar në vendin tonë. Gjermanët, pa humbur kohë, grumbulluan rreth vetes të gjitha forcat reaksionare të vendit. Këtë herë, organizatat tradhëtare dhe gjithë reaksionii brendshën e hoqën fare maskën, dolën hapët në shërbim të pushtuesve të rinj dhe në luftën kundër Lëvizjes nacionalçlirimtare. Kështu veproi Balli Kombëtar, më vonë Legaliteti,indipendentët dhe “Demokristianja”. Këto organizata reaksionare, nën kërcimin e rrezikut, u afruan më shumë midis tyre, sin ë qendër organet e tyre qëndrore dhe në rrethe qarqe organet e tyre periferike.

Në këtë kohë, forcat e reaksionit bënin një luftë për një jetë a vdekje.

Ato përpiqeshin që me ndihmën e bajonetave gjermane, të shuanin Lëvizjen nacionalçlirimtare dhe të konsolidonin diktaturën e tyre, pasi e dinin se përndryshe, në rast se nuk do ta arrinin këtë, me tërheqjen e trupave gjermane nga Shqipëria, do të falimentojë plotësisht. Pra,ishte kjo arësyeja që organizatat tradhëtare të vendit sheshuan edhe ato pak kontradikta që kishin midis tyre, e hoqën fare maskën e demagogjisë, dhe u radhitën krah për krah me forcat gjermane, duke formuar një front të vetëm dhe u vërsulën, me terror e masakra, kundër masave punonjëse, të cilat, nën udhëheqjen e Partisë Komuniste Shqiptare, luftonin për lirinë dhe pavarësinë e vendit, për t’u çliruar, njëherë e përgjithmonë, nga të huajt dhe tradhëtarët e vendit.

Gjermanët, për të mashtruar popullin shqiptar, në fillim të shkeljes së trupave të tyre në vendin tonë, përdorën demagogjinë, se gjoja nuk kishin ardhur në Shqipëri si pushtues, por si miq, për të ndihmuar në lirinë dhe pavarësinë e popullit dhe të shtetit shqiptar. Kjo politikë demagogjike u mbështet nga organizatat tradhëtare dhe kleri katolik shqiptar. Pushtuesit e rinj, menjëherë krijuan në Shqipëri një “Komitet Ekzekutiv të Përkohshëm”, me në kryeibrahim Biçakun,i cili shpalli “pavarësinë”. Më 16 tetor 1943, pushtuesit thirrën në Tiranë asamblenë tradhëtare, e cila shpalli ndarjen e Shqipërisë ngaItalia. Ajo zgjodhi Këshillin e Lartë të Regjencës, me Mehdi Frashërin në krye dhe anëtarë patër Anton Harapin, përfaqësuesi klerit, Lef Nosin dhe Fuat Dibrën. Më 5 nëndor, regjenca tradhëtare aprovoi qeverinë e Rexhep Mitrovicës. (1)

Në kushtet e krijuara, mbas ardhjes së trupave gjermane në Shqipëri, komiteti qendrori Partisë Komuniste Shqiptare dhe direktiva për një luftë më të ashpër kundër pushtueve të rinj dhe tradhëtarëve të vendit, për zgjerimin dhe forcimin e ushtrisë nacionalçlirimtare, e cila, në këtë kohë,ishte bërë një fuqi e madhe luftarake, që numëronte në radhët e saj, rreth 20.000 partizanë, tëinkuadruar në një njësi të ndryshme luftarake, dhe gati po aqë të tjerë, që bënin pjesë në çetat vullnetare e territoriale të fshatrave e të krahinave të ndryshme. Veprimet luftarake të ushtrisë nacionalçlirimtare, në këtë periudhë, kishin marrë kudo në Shqipëri përpjestime të mëdha, saqë gjermanët dhe bashkëpunëtorët e tyre, tradhëtarët e vendit, goditeshin në çdo kohë, kudo dhe nga të gjitha drejtime.

Kleri katolik dhe organizatat e tjera reaksionare në vendin tonëi mirëpritën pushtuesit e rinj. Kleri shpërtheu një propagandë të madhe me shtyp dhe me gojë pro pushtuesve gjermanë; për të bindur masat punojëse të vendit tonë se forcat gjermane në Shqipëri kishin ardhur thjesht për qëllim strategjike, se ato nuk do të ndërhynin në punët e brendshme të vendit, se ato lejonin dhe mbronin besimet fetare, se na sajë të ushtrisë së fuqishme gjermane, shtetii ri shqiptar, që do të krijohej, do të gjente një mbështetje të fortë për shfarosjen e atyre pak forcave komuniste, që vepronin në vise të ndryshme të vendit. (3)

Kleri katoliki bënte thirrje popullit, që t’I priste si miq, t’I përkrahte dhe t’I ndihmonte trupat gjermane, të cilat garantonin lirinë dhe pavarësinë e popullit dhe të shtetit shqiptar. çuditet njeriu, kur lexon tani se çfarë shkruanin në organet e shtypit të tyre klerikët, si flisnin ata për pushtuesitItalianë, qëi kishin lavdëruar aq shumë. TaniItalianët mohoheshin, bile dhe demaskoheshin, dhe në vend të tyre u thurrnin lavdi gjermanëve. Taktikë e vjetër e klerit. Ata vihen në shërbim të çdo pushtuesi, por kur ai zëvendësohet me robërues; ndërsa për pushtuesin e ri, nga kleri,i rezervohen fjalët më të mira, më bujare dhe mikpritëse. Kësaji thonë “të hedhësh këmbët simbas daulles”. Po sjellim një shembëllinteresant, nga vargui shumë të tjerave, për të treguar fytyrën e vërtetë të klerit katolik në këtë çështje:

Më 7 prill 1944, në “hyllin e Dritës”, në faqe të parë botohet nga redaksia, me shkronja të dukshme, ky kryeartikull për ditën e 7 prillit 1939:

“Dita e Robnis!

E thrrasin 7 Prillin “Dita e Robnis”. Atë ditë, vetëm atë ditë, Lirija na u duk si yjni që dënon lajtarët e Atdheut, mohuesat e Tokës, sherbëtorët e të Huejit…. Harruem se çdo 7 Prill u ndam me kufi në tokën e robnueme, u kqyrëm me mëni, u gjuejtëm me fjalë, me gur, me plumba. Na, qi s’mujshim me pa nji të huej pa e numrue shkaktar  robnije, ndasije, pa e zhgjetue me shikime mosbesimi,inati, na pranuen në folet tona kryengritëse njerzë, flamuj e urdhna të huej… Me lot e gjak porsa u thye suaza e perandorisë fashiste…. Ne na rroftë mundi, ne na rroftë gjaku. Në qoftë se nuk besojmë gjithnji në jetën e Kombit t’ia ngulnin syt 7 Prillit”. (“Hyllii Dritës”, Shkodër, prill 1944, fq. 1-3)

Këta zotërinj harruem elozhet qëi kishin thurur 7 prillit 1939, gjashtë vjet më parë, kur shkruanin:

(…) … “Shqypja shqyptare, e pështetun mbi krahët e Shqypeve të Romës, në nji kohë t’ardhshme e jot ë largët, ka me kapë naltsit ma t’eprat e qytetnis. Per tash’I herë të lusim Zotin qi të na librojë “a peste, fame et bello!”” (Titullii kryeartikullit: “Historija e njij vjeti!”, e ka fjalën për sukseset e një viti në Shqipërinë e pushtuar nga fashistët. “Hyllii Dritës”, mars-prill 1940, Nr. 3-4 fq. 109).

Dy muaj më vonë, po kjo e përkohshme e klerit, me gërma të mëdha, shkruan për fashizmin:

“Katërdhetë vjetë Monarki!

Nji epokë historike e re qi hapet në vorrimin e nji tjetre, e cila, mbas njiqind e ma vjetëve lëvizjesh shqetsuese mbi kontinentin europjan, sod fiket, meket, mbaron. Të himt eitalis në luftë, të himt e ushtrive gjermane në Paris, u dhan shtjelmin demokravive; idet e revolucionit frances u zhgulen, hine në të kaluemen, hine në shtillin e pamasë të histories  qi kje. Nji botë e re shifet kah ngrihet. Njerzimi prêt tanë kureshtje rendin, qi do të vije mbas kësaj shtergate të furishme. Prêt pagjen, drejtësin e nji rendim shoqnuer të qindrueshëm. Siell syt kah dy persona- zhenij, qi kanë sod fatin e popujve në dorë: kah Musolini e Hitleri…

…..Në stuhin e mënershme të kësajë lufte, në të cilën mbreten e presidenta shihen e hidhen në pensjon, vetëm nji Mbret largpas na del në shenarin e këtyne katerdhetë vjetëve të mbrame: asht  Mbreti ynë Peranduer Viktor EmanueliiII. Ngadhnjyes tri herë nder lufta… Mbreti ynë, Viktor EmanueliiII, ashti kësaj dinastije së përmendun (Savoja- R.B.). nji shikim në të kaluemen kishte me na qitë tepër larg, të numrojm ngjarjet me nji randësi të pamasë të rrotullueme gjatë sundimit të Mbretit t’onë… Viktor Emanueli asht Mbreti ynë. Asht prindii ynë… Në nji vjet kohë Shqypnija e fuqizueme nën skeptrin e Viktor Emanuelit u ba shteti parë e mai forti në Ballkan… Pse Mbretii Shqypnis asht e ka me kenë Mbretii të gjith shqyptarëve! Nji frymë e re, nji jetë e re, dita me ditë asht tuji ndrrue fëtyrë këtij vendit tonë të grisun; në pak kohë Shqypnija do të bahet nji lulishtë. Në ket lulishtë, shqyptarë eItalian, të vllaznuem nën Mbretin e vet Peranduer e t’udhëhjekun prej Duçes të madh të fahizmit,i ven themelet, me vangë e shpatë, njij epoke së re, njij qytetnimi të ri…”. (“Hyllit të Dritës”, korrik 1940, Nr. 7-9, f. 298-302).

Kështu, pra, me të arritur në Shkodër trupat gjermane, arqipeshkvi, Gaspër ThaçI, dhe pater Anton Harapi muarën kontakt me komandantin e SS-ve Hausdingun, me të cilin, mbasi biseduan për gjendjen në vend, caktuan, për realizimin e lidhjeve midis klerit dhe Hausdingut, provincialin françeskan pater Mati Prendushin dhe dom Alfons Tracklin, dy figura të rëndësishme të klerit katolik shqiptar. Pater Mati Prendushi shkonte periodikisht në zyrat e Hausdingut, të cilin einformonte mbi të rejat që kishte kleri për qarkun e Shkodrës, duke sugjeruar edhe masat që ai mendonte; (4) ndërsa dom Alfons Tracki qëndronte përhera përkthyes personali Hausdingut (5), për bisedime me rëndësi që ai zhvillonte me bajraktarë e krerë të organizatave reaksionare. (6)

Krerët e klerit katolik, me qëllim që të udhëzonin gjithë hierarkinë klerikale mbi qëndrimin që duhej të mbanin ndaj pushtuesve të rinj, në fillim të tetorit 1943 provokuan një mbledhje të përgjithshme në Shkodër, në kuvendin françeskan. Monsinjor Gaspër ThaçI, Vinçenc Prendushi dhe pater Anton Harapi, u floën të pranishmëve se gjermanët kishin ardhur në Shqipëri përinteresa thjesht strategjike, se ata duhej të konsideroheshin si miq, dhe, prandaj, karshi tyre duhej të mbahej një qëndrim miqësor, mbasi vetëm me ndihmën e tyre do të stabilizohej gjendja në vend dhe do të shuheshin komunistët. (7)

Në periudhën që po kalonte vendi, në një gjendje aspak të këndshme për të huajt dhe tradhëtarët e vendit, komiteti qendrori Demokristianesi kushtonte një kujdes të veçantë bashkimit të forcave reaksionare, të gjithë grupeve dhe partive politike, si në qarkun e Shkodrës ashtu dhe në të gjithë Shqipërinë e Veriut. Kjo masë, simbas tyre, kishte rëndësi të madhe, sepse siguronte një ushtri të mjaftueshme dhe të fortë dhe një unitet midis grupeve, për të përballuar e shpartalluar, sa nukishte vonë, me ndihmën e trupave gjermane, Ushtrinë nacionalçlirimtare shqiptare. Së dyti, Demokristianja synonte edhe në realizimin e qëllimit tjetër, që, duke bërë këtë bashkim, të kishte mundësi të shtrinte vijën e saj politike edhe në radhët e këtyre grupeve e organizatave tradhëtare. Me këtë detyrë të rëndësishmeishin angazhuar seriozisht krerët e komitetit qendror të Demokristianes, të cilët aktivizuan mjaft priftërinj e besimtarë katolikë meinfluencë në radhët e krerëve, bajraktarëve e vojvodëve të Malsisë së Madhe të Dukagjinit, Hotit e Grudës, Pukës eiballes, Malësisë së Lezhës, Mirditës e tjera. (8) Arqipeshkvii Shkodrës punonte personalisht për të bindur për qëllimet e mira të këtij bashkimi, Mul Deli Bajraktari e Hotit, Gjon Lulin dhe Llesh Marashin, që të tre krerë të reaksionit në qarkun e Shkodrës.

Më në fund, këtij qëllimi ju arrit pjesërisht. Krerët e Malësisë së Madhe dhe të Ranxave, të primë nga priftërinjtë katolikë, formuan, më 24 shtator 1943. “Besëlidhjen”. Besëlidhja hartoi dokumentin e vet të titulluar “Besëlidhja e Malësisë së madhe”. (9) Kjo Besëlidhje, në radhë të parë, drejtohej kundër Lëvizjes N.Çl. në qarkun e Shkodrës, e mandej, po “t’a lypëte nevoja”,ishte gati “t’i shërbente atdheut në çdo skaj të Shqipërisë”. (10) Besëlidhja përfshinte 12 bajrakët e Malësisë së Madhe dhe në krye të saj u vunë Mul Deli Bajraktari dhe Llesh Marashi.

Mbas këtij suksesi, krerët e klerit katolik, së bashku me parinë reaksionare të qytetit të Shkodrës, Maliq Bushatin, hafiz Ali Tarin, Sylço Beg Bushatin e të tjerë, ndërmorën hapa për të krijuar besëlidhje të tilla edhe në Postribë, Pukë, Lezhë e tjera: me qëllim që, mbasi të krijoheshin këto, të bëhej një besëlidhje e përgjithshme, për gjithë qarkun e Shkodrës.

Më 24 tetor 1943, u mblodh në Shkodër Udhëheqja e Demokristianes, me pjesëmarrjen e 6ipeshkve: arqipeshkvii Shkodrës dhe aii Durrësit, delegate apostolici papës, Leon Negris, Pater Anton Harapi, patër Mati Prendushi dhe pater çiprian Nikaj, për të shqyrtuar dhe vendosur mbi propozimin e kryetarit të asamblesë tradhëtare, Lef Nosit, për pjesëmarrjen e pater Anton Harapit si përfaqësuesi klerit katolik në regjencë. Mbas shumë diskutimesh, mbledhja, më në fund, vendosi që të lejojë pater Anton Harapin të bëhej anëtar regjence shkelet kështu “ligjii shenjtë”, simbas të cilit, gjoja meshtari nuk mund të merret me aktivitet politik. (11) Pater Anton Harapi njofton papën për vendimin e marrë, për pjesëmarrjen e tij në regjencë, dhe merrë aprovimin. (12)

Pjesëmarrja e pater Anton Harapit në regjencëishte një akt tjetëri tradhëtisë së klerit katolik ndaj popullit dhe vendit, megjithëse kleri u përpoq ta justifikonte para opinionit public, gjoja, se pjesëmarrja e tiij në regjencë,ishte për të mirën e popullit shqiptar. (13).

Pater Anton Harapi, si anëtari regjencës tradhëtare të Tiranës,instrument në duart e pushtuesve gjermanë, aprovoi politikën e terroit e të masakrave të qeverisë kuislinge dhe të pushtuesve gjermanë në Shqipëri, masakrat e 4 shkurtit 1944, arrestimet dheinternimet në kampet gjermane të përqëndrimit të qindra patriotëve e komunistëve shqiptarë, një pjesë e të cilëve aty gjetën vdekjen.

Pater Anton Harapi dhe anëtarët e tjerë të regjencës, mbi propozimin e Xhafer Devës dhe të komandës gjermane në Shqipëri, aprovuan operacionin e dimrit 1943 në të gjithë Shqipërinë, me shpresë që të mbyllnin Ushtrinë nacionalçlirimtare në një “darë të hekurt” dhe ta shfarosnin. Mbas aprovimit të këtij operacioni nga regjenca, në nëndor 1943, forcat gjermane, të ndihmuara nga xhandarë e ballistë, sulmuan bazat e luftës nacionalçlirimtare në Pezë, Dibër, çermenikë, Shëngjergj dhe Martanesh. Gjermanët dhe mercenarët donin të blokonin zonën Martanesh-Çermenikë, ku ishte Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë nacionalçlirimtare, por fshatarësia e këtyre zonave i mbrojti me heroizëm dhe i shpëtoi udhëheqësit e popullit. Më 19 nëndor 1943, trupat gjermanë nga Berati u vërsulën mbi Malakastrën e Vlorën. Më 7 janar 1944 filloi mësymja në Shqipërinë e Jugut, në Korçë Elbasan, Përmet, Lunxhëri dhe Kurvelesh. Në gjysmën e shkurtit, në Shqipërinë e Veriut, 5000 mercenarë të ardhur nga Kosova, u përpoqën të rrethonin zonën e Krasniqes, ku vepronin batalioni “Perlat Rexhepi” dhe batalioni “Bajram Curri”. Partizanët e këtyre dy batalioneve luftuan me heroizëm, dukei rënë armikut në shpië. Ndërkohë, krerët e klerit katolik udhëzuan priftërinjt që të rrinin në gadishmëri, në përgjim të komunistëve, megjithëse këta përkohësishtishin larguar nga zonat e tyre, sidoqoftë një befasi e tyre mund t’u kushtonte shtrenjtë. Në të njëjtën kohë, kleri katolik kërkonte të koordinonte veprimet me forcat e Llesh Marashit, për aksione më të organizuara kundër Ushtrisë nacionalçlirimtare. Arqipeshkvi u kërkonte priftërinjve të krahinaveinformata të shpejta dhe të sakta mbi çdo gjë, të cilati duheshin për t’ua raportuar gjermanë në Shkodër. (14)

Gjatë kësaj ofensive, gjermanët e mercenarët aplikuan terrorin në masë. Më 4 shkurt u vranë mizorisht 84 veta në Tiranë. Po në këtë kohë, në përpjekje me armikun, vritet në periferi të Shkodrës Vasil Shantua. Në këto ditë terrori, në Shkodër, në shtëpinë e Mark GJon Markut, me pjesëmarrjen e tij, të Hausdingut, pater Benardin Palajt, dom Alfons Trackit, e tjerë, simbas të dhënave të spiunëve dhe të bashkëpunëtorëve të okupatorit, u përpilua dhe u aprovuae lista e patriotëve dhe aktivistëve shkodranë që kishin lidhje me Lëvizjen nacionalçlirimtare në Shkodër, të cilët u burgosën ose uinternuan në Prishtinë, Buhenvald, etj. (15)

Me gjithë forcat e mëdha të pushtuesve gjermanë dhe bashkëpunëtorëve të tyre, me gjithë terrorin e egër dhe masakrat e tyre, rezistenca e popullit shqiptar nuk u shua, lufta e tij për liri nuk pushoi asnjëherë. “Dara e hekurt” nuk e zhduku dot Ushtrinë nacionalçlirimtare, përkundrazi, lufta forcoi akoma më shumë ushtrinë e popullit dhe shtoi radhët e saj. Operacionii dimrit dështoi.

 

 

 

 

2. BASHKËPUNIMI I KLERIT KATOLIK ME ORGANIZATËN TRADHËTARE TË “LEGALITETIT”

 

 

Në kohën kur Lëvizja nacionalçlirimtareishte bërë një factor vendimtar për çlirimin e Shqipërisë nga pushtuesit e huaj dhe tradhëtarët e vendit, më 20 nëndor 1943, nga një grup personash, që u mblodhën në Herr Të Tiranës, me urdhër të kolonelit Macle,i S.O.E. (Drejtoria e Veprimeve Speciale, Dega e Zbulimit Ushtarak Anglez), u krijua organizata tradhëtare “Legalitetti”. (16) Protoganisti kësaj organizateishte Abaz Kupi dhe udhëheqësi saj koloneli anglez Macle. Platforma politike e Legalitetitishte restaurimi në Shqipërii regjimit Ahmet Zogut. Këtë politikë të Legalitetit e përcaktuan anglezët.

Për realizimin e programit të Legalitetit, pengesë tashti nukishte më Balli Kombëtar, as gjermanët, por Lëvizja nacionalçlirimtare. Ajo ishte njëjti armiki për bashkëti tyre. Armiqësia ndaj saj ishte dhe nyja që bashkonte gjermanët, ballistët, Legalitetin, Demokristianen dhe indipendentët, të cilët u hodhën me të gjitha fuqitë që kishin kundër Lëvizjes nacionalçlirimtare të popullit shqiptar, me qëllim që ta likuidonin atë me çdo kusht.

Majori anglez Julian Amery, misionar praën shtabit të Abaz Kupit, zëvendësi i kolonelit Macle, në librin e tij “Sonsof The Eangle”, shkruan: “Partia e tij (e Abaz Kupit – R.B.),ishte për t’i shkatërruar ata (komunistët – R.B.), para se të forcoheshin (fq. 123). Kur ylli i aksionit dështoi, ai shpresoi të përdorte gjermanët për të shkatërruar komunistët” (fq.127) (17).

Duke zbatuar vijën e dhënë nga papa, kleri katolik krijoi lidhje të ngushta edhe me “Legalitetin”, ashtu siçi kishte krijuar më parë me Ballin Kombëtar dhe meindipendentët. Në këtë situatë, kontradiktat që ekzistonin midis klerit dhe Legalitetit, meqenëse kleriishte kundër kthimit të Zogut në Shqipëri, u harruan, ose, më mirë të themi, u lanë në heshtje të rregullta midis tyre, si pranë qendrës së Legalitetit, ashtu dhe pranë organeve locale të tyre në Shkodër. Me kërkesën e Abaz Kupit, për një koordinim më të mirë të veprimeve, pranë shtabit të tij u emërua si përfaqësuesi klerit katolik pater Lek Luli. (18)

Mbas marrëveshjes filloi një bashkëpunim dhe afrim gjithmonë e më i madh midis tyre. Përfaqësuesit e Legalitetit në Shkodër, Salih Myftija, Shefqet Muka, Ndoc çoba, etj.,i forcuan lidhjet ekzistuese me arqipeshkvin dhe krerët e tjerë të klerit. (19). Përfaqësuesit e Legalitetit në Shkodër nuk kryen asnjë veprim me rëndësi, pa marrë më parë pëlqimin e arqipeshkvit të Shkodrës. (20).

Meqënëse filluan të prekim aktivitetin e misioneve angleze në Shqipëri lidhur me organizatat tradhëtare, me Ballin Kombëtar, Legalitetin, indipendentët dhe me klerin katolik, shkurt po japim një pasqyrë mbi këta misione, mbasi aktiviteti i tyre kundër Lëvizjes nacionalçlirimtare mplekset edhe me atë të klerit katolik.

Në prill 1943, vjen në Shqipëri misionii parë anglez, me në krye kolonelin Bill Maklin (i njohur në Shqipëri me emrin Macle), kuadëri zbulimit anglez,i stërvitur në luftrat guerrile në Palestinë, Abisini e gjetkë, anëtari shoqërisë terroriste “Bojo Skoceze”. Detyra e parë e Macleit ishte të merrte kontakt me kryeagjentin e vjetër të inteligjenc-Servisit, Abaz Kupin. Macle erdhi në Shqipëri, me pretekst që të mblidhte informata mbi nevojat që kishin partizanët. Si Maclei, ashtu dhe ndihmësi i tij, lëviznin nga një krahinë në tjetrën dhe merrnin kontakte me përfaqësuesit e Ballit të Legalitetit, të qeverisë kuislinge dhe tëë klerit katolik, me të cilët përgatitën plane kundër L.N.Çl. për veprimtarinë e tij armiqësore me organizatat tradhëtare dhe për mosfurnizimin e partizanëve, ky mision u demaskua dhe u detyrua të largohet nga Shtabii Përgjithshëmi Ushtris nacionalçlirimtare duke mbetur përfundimisht pranë Abaz Kupit.

Në tetor 1943, pranë Shtabit të Përgjithshëm të UNÇl., erdhi si përfaqësues zyrtari anglezëve gjenerali brigade Davis. Qëllimi i tij ishte, siç u vërtetua më vonë, të organizonte reaksionin kundër Lëvizjes nacionalçlirimtare. Ky, me gjithë paralajmërimet e Shtabit të Përgjithshëm, i shtriu lidhjet e tij me Abaz Kupin, Fiqiri Dinen, Ballin Kombëtar etj. Gjatë operacionit të dimrit 1943 ky, nga frika, me gjithë ndërhyrjet e partizanëve, u largua nga Shtabi i Përgjithshëm dhe u dorëzua te gjermanët. Në nëndor 1943, zbulimi amerikan dërgoi të parin mision në Shqipëri, pranë krerëve të ballit Kombëtar në Vlorë, me në krye majoin Mac Ado. Një muaj mbas ardhjes, ky raportoi në qendrën e tij në Bari, se: “ndihma që mund t’I jepet L.N.çl. në Shqipëri… është e rrezikëshme për qëllimet e amerikanëve, pse aty dominon partia komuniste”. Amerikanët dërguan edhe një mision tjetër pranë Shtabit të Përgjithshëm, me në krye zbuluesin amerikan kapitenin Thoma Stefenin.

Në veri të qytetit të Lezhës, në fushën e Malungut, që populli sot e quan “fusha e anglezëve”, u hodh nga anlezët një mission prej tre oficerësh, të cilët mbanin lidhje me parinë e bajraktarët e vendit të Malsisë së Lezhës. Në fushën e Cukalit, në Shkodër, vepronte një tjetër mission anglez, me në krye majoring Nill,i cili udhëhiqte misionet angleze të zonave Lezhë, Shkodër, Lumë e Tropojë. Ky lëvizte vazhdimisht në vise të ndryshme të qarkut të Shkodrës, merrte kontakte me krerë të reaksionit dhe bajraktarë. Në tropojë vepronte një mission anglez,i përbërë prej katër oficerësh, me në krye kapitenin Hens,i cili mbante lidhje me parinë e Dukagjinit, të Gjakovës, Kukësit, etj. Me kërkesën e misioneve angleze që vepronin në periferi të Malungut dhe Cukalit, anglezë hodhën armë, të cilat ua shpërdanë forcave mercenare.

Misioni anglez, me ne krye majoring Nill, pati lidhje edhe me shumë klerikë katolikë, në vise të ndryshme të qarkut të Shkodrës, si p.sh. me priftin e Gomsiqes; patër Pal Dodaj, kasha e të cilitishte bërë strehë e tij, me monsinjor Frano Gjinajn,ipeshkv në Mirditë, me patër Gaspër Sumën, famullitar në Dukagjinë. Famullitarii Jubanit, dom Pjetër Tusha, ishte bashkëpunëtori rregullti Nillit dhe ndërlidhësi tij me krerët e klerit katolik. Dom Mark Bici,i ngarkuar me detyrë nga Nillit, u miqësua me gjermanët me qëllim që të merrte prej tyre informata qëi duheshin atij; për këtë shërbim, Nilli e paguante në stërlina. Në vjeshtën e vitit 1944, patër Anton Harapi, anëtari regjencës, me ndërmjetësinë e dom Pjetër Tushës, takohet, në fshatin Bardhaj, në periferi të Shkodrës, me majoring Nill. Më vonë, Nilli futet ilegalisht në Shkodër dhe takohet edhe me arqipeshkvin Gaspër Thaçi.

Të gjitha këto misione, si dhe të tjera që ishin në vise të ndryshme të Shqipërisë, kishin ardhur me një qëllim të vetëm: të sabotonin Luftën nacionalçlirimtare të popullit shqiptar, të udhëhequr nga Partia Komuniste, në mënyrë që, me kapitullimin e Gjermanisë naziste, pushteti në Shqipëri të merrej nga organizatat tradhëtare, përkrahëse të politikës së tyre.

Komiteti qendrori Partisë Komuniste Shqiptare, mbajti vazhdimisht një qëndrim të prerë ndaj këtyre misioneve të dërguara me qëllime armiqësore ndaj vendit tonë, duke u treguar aleatëve anglo-amerikanë se në Shqipëri udhëhiqte Partia Komuniste Shqiptare, se nukishte më koha e parë që dyert e Shqipërisëishin të hapura për këdo, se vendi kishte zot popullin. Natyrisht, vija e aleancës u ruajt, por këta spinë, që vinin si “miq” për të organizuar komplote për shkatërrimin e Luftës sonë nacionalçlirimtare, u blokuan dhe u paralizuan në veprimet e tyre.

 

 

 

KLERI KATOLIK DHE KRERËT E REAKSIONIT TË SHKODRËS ORGANIZONJËS TË “BESËLIDHJES SHKODRANE”        

 

 

Mbas krijimit të dy besëlidhjeve, asaj të Malësisë së madhe dhe asaj të Ranxave, krerët e klerit katolik dhe paria e Shkodrës, menduam se ishin krijuar kushtet për një besëlidhje në të gjithë qarkun e Shkodrës. Këtë nevojë atyre ua diktonte situate e rëndë që po krijohej nga rritja e pandërprerë e Ushtrisë nacionalçlirimtare. Në fillim të vitit 1944, patër Anton harapi, anëtari regjencës, së bashku me Gaspër Thaçin, Leon Negris, hafiz Ali tarin, Mark Gjon Markajn e të tjerë, vendosën që të bënin një mbledhje me krerët e organizatave reaksionare të qarkut të Shkodrës, për t’i bindur ata për formimin e një besëlidhjeje për të gjithë Shkodrën. Mbas disa ditësh, u mblodhën në arqipeshkvi Mark Gjon Markaj, hafiz Ali Tari, Jup Kazazi, Ndoc Çoba, Maliq Bushati, Sylço Beg Bushati, Gaspër Thaçi, patër Anton Harapi, patër mati Prendushi, dom Tom Lacaj e tjerë. (21) Pater Anton Harapi kërkoi nga të pranishmit që të aprovonin krijimin e një besëlidhjeje të përgjithshme, për Shkodrën, me pjesëmarrjen e të gjitha grupeve e organizatave të ndryshme, me një ushtri të madhe, të fortë dhe të vetme, për të mbajtur qetësinë në këto zona dhe për të vetmen, për të mbajtur qetësinë në këto zona dhe për ta përdorur kundër fuqive komuniste, që vepronin aktivisht në qarkun e Shkodrës (22). Mbas shumë diskutimesh, mbledhja arriti në konkluzion se ishtei nevojshëm një bashkëpunim më i ngushtë midis grupeve e organizatave të ndryshme, që të arrihej më vonë krijimi i një besëlidhjeje për gjithë qarkun e Shkodrës, e cila duhej të kishte edhe forca ushtarake të saj. U caktua një delegacion për të biseduar me kryetarin e qeverisë kuislinge, Rexhep Mitrovicën, me qëllim që të merrej aprovimi e tij. Mbledhja paraprake aprovoi në parim propozimet e patër Anton Harapit. U la që pjesëmarrësit të bisedonin me instancat e tyre dhe, si të merrnin pëlqimin, të rimblidheshin dhe të vendosnin përfundimisht mbi mënyrën e organizimin e kësaj besëlidhjeje. Pjesëmarrësit në këtë mbledhje kërkuan që pater Anton Harapi të ndërhynte pranë Hausdingut, për të ndaluar sjelljet shumë të këqia në popull të forcave mercenare (23)

Mbas këtyre bisedimeve, Jup Kazazi dhe Lec Kurti, udhëheqës të qarkorit të Shkodrës për Ballin Kombëtar, shkruan në Tiranë dhei raportuan Mitat Frashërit mbi bisedimet. Ai e aprovoi këtëinisiativë dhe u premtoi se për këtë çështje do të vinte ai vetë në Shkodër. Në shkurt 1944, hafiz Ali Tari, Jup Kazazi, pater Anton Harapi dhe Shefqet Muka, personat e ngarkuar për të biseduar me Rexhep Mitrovicën dhe për të marrë pëlqimin e tij për krijimin e besëlidhjes shkodrane, shkuan në Tiranë dhe, mbas bisedimesh të frutshme, kryeministri kuisling aprovoi propozimin e tyre, duke u premtuar se nga qeveria e tij do të kishin përkrhje të plotë. (24)

Dëshira e krijimit të besëlidhjes shkodrane e shtyti kryetarin e Ballit Kombëtar, Mitat Frashërin, që, së bashku me Vasil Andonin, të vinte në Shkodër. Në Shkodër, në shtëpinë e Sylços Beg Bushatit, mori takim me përfaqësuesit e Legalitetit për Shkodrën, tëindipendentëve, me Mark Gjon Markun, hafiz Ali Tarin, etj., me të cilët ra dakord për krijimin e besëlidhjes. Të nesërmen, të sipërpërmendurit zhvilluan bisedime në arqipeshkvi me krerët e klerit katolik. Mbas diskutimesh, u arrit marrëveshja dhe u vendos krijimii besëlidhjes shkodrane. Të nesërmen në shtëpinë E Mark Gjon Markajt, u përpilua marrëveshja që u nënshkrua, përindipendentët marrëveshja që u nënshkrua, përindipendentët nga Mark Gjon Markaj, për klerin katolik nga pater Anton Harapi, për Ballin Kombëtar nga Mitat Frashëri e Lec Kurti, për Legalitetin nga Ndoc çoba e Shefqet Muka. (25)

Pjesëmarrësit zgjodhën kryetar të besëlidhjes Mark Gjon Markajn, dhe anëtarë të kryesisë Sylço Beg Bushatin, Shefqet Mukën, hafiz Ali Tarin, Ndoc çobën dhe dom Tom Lacën. Besëlidhja përcaktoi edhe programin e vet, që parashikonte: veprime të përbashkëta kundër Lëvizjes nacionalçlirimatare, së pari, në qarkun e Shkodrës e pastaj në çdo skaj të Shqipërisë; krijimin e një ushtrie të rregullt të Lidhjes, e cila të përdorej si kundër rrezikut të jashtëm ashtu dhe kundër rrezikut të brendshëm. Me kërkesën e indipendentëve , në programin e besëlidhjes u shënua që çdo veprimi besëlidhjes do të bëhej me pëlqimin e qeverisë. Kjo, simbas tyre, u bë me qëllim që masat të kuptonin se besëlidhja ishte një organ qeveritar, për “ruajtjen e rendit dhe të qetësisë”. Besëdhija shprehu mendimin se, në situatën që kalonte Shqipëria dhe në gjendjen në të cilën ndodheshin trupat gjermane, duhej të sigurohej lidhje edhe me përfaqësuesit e aleatëve anglo-amerikanë, që ndodheshin në vise të ndryshme të qarkut të Shkodrës, të cilëve t’u kërkohej ndihmë për mbrojtjen e vendit nga komunistët dhe rreziqe të tjera të jashtme që mund t’i kërcënoheshin Shqipërisë. Për t’u takuar me misionet angleze u ngarkuan tre anëtarë të Lidhjes. Në të njëjtën kohë, edhe majori Nill përpiqej te merrte kantakte me krerët reaksionarë të Besëlidhjes Shkodrane. (26)

Për të bashkuar me lidhjen shkodrane gjithë parinë, bajraktarë dhe krerët e ndryshëm të reaksionit të të gjitha nënprefkturave të Shkodrës, u dërguan nga besëlidhja përfaqësues në krahina të ndryshme, për t’u shpjeguar atyre qëllimet e mira të besëlidhjes dhe për t’u kërkuar bashkëpunim me të.

Në fund të marsit 1944, në arqipeshkvi, u bë një mbledhje e K. Qendror të Demokristianes. Mbledhja bëhej në një situatë aspak normale për Demokristianen. Aty u diskutua për situatën e vështirë që po kalohej, dhe u caktuan edhe detyra për të ardhmen. Mbledhja arriti në këto përfundime: Gjermania po shkonte drejt shpartallimit të plotë, prandajishte e nevojshme, jo vetëm të organizohej dhe të forcohej mirë besëlidhja shkodrane, si e vetmja fuqi, që mund të siguronte Shkodrën prej rrezikut komunist dhe të jashtëm, por edhe të ngarkoheshin krerë të Demokristianes për të marr lidhje me “aleatët”, përfaqësuesit e të cilëve të kërkohej që të zbarkonin menjëherë, ose në prakun e largimit të trupave gjermane nga qytetii Shkodrës.

Qëllimit të formimit të besëlidhjesi shërbeu edhe ligjërata e pater Anton harapit, e mbajtur në fillim të majit 1944, në Shkodër, në prani të shumë të ftuarve shkodranë dhe kryeqytetas, midis të cilëve edhe shumë anëtarë të qeverisë kuislinge të Rexhep Mitrovicës. Duke përfunduar fjalën e tij, patër Anton Harapi bëri thirrje se “sot e lypëinteresii atdheut që popullii Shkodrës dhei gjithë Shqipnisë, të bashkoheti tani për të shpëtue atdheun nga rreziku që poi kërcënohet”. (27)

Në fund të majit 1944, në Shkodër, në prani të krerëve të reaksionit të qarkut të Shkodrës, bajraktarë dhe bashkëpunëtorë të pushtetit, u bë mbledhja për aprovimin e krijimit të besëlidhjes shkodrane. Në emër të Lidhjes, Ndoc çoba hapi mbledhjen, shpjegoi qëllimin e detyrat e saj dhe ja dha fjalën Maliq Bushati,i cili lexoi programin e besëlidhjes. Patër Anton Harapi, patër Mati Prendushi, dom Mikel Koliqi dhe dom Tom Lacaj përfaqësonin në këtë mbledhje klerin katolik. Mbledhja u dha fund punimeve duke bashkuar të gjithë pjesëmarrësit në besëlidhjen shkodrane. Këtu u aprovua edhe kryesia e besëlidhjes. Kjo besëlidhje nuk pati jetë të gjatë për shkak të grindjeve, ambicjes dhe përçarjes, për mungesë të unitetit. Pra, pa u formuar mirë, ajo u shpërnda.

Duke përkujtuar krijimin e kësaj besëlidhjeje, gazeta reaksionare e Blokutindipendent, “L’Albanie Libre”, botuar nëitali më 1952, në kryeartikullin e saj “Lidhja shkodrane”, shkruante: “Mbas shumë përpjekjesh e bisedimesh u bë marrëveshja, e cila përfundoi në përpilimin e një protokolli të nënshkruar nga Kapidan Gjon Mark Gjoni e Sylço Beg Bushati, nga Mitat Frashëri e Lec Kurti për Ballin Kombëtar, nga Ndoc çoba e Shefqet Muka për Legalitetin… Marrëveshja u pagëzue “Lidhja e Shkodrës”… Por, për fat të keq, kjo lidhje e pat jetën të shkurtër..” (28)

Besëlidhja shkodrane, qysh me krijimin e saj, u vu në shërbim të gjermanëve. Ata e furnizuan Lidhjen me armë e mjete të tjera të nevojshme dhe e hoqën në luftë kundër Lëvizjes nacionalçlirimtare. Qeveria kuislinge, nga ana e saj, i dha ndihmën dhe përkrahjen e kërkuar. Batalioni “Vermoshi”i besëlidhjes, u dërgua në Shqipërinë e Jugut, për të luftuar kundër partizanëve,i cili, që në përpjekjen e parë me partizanët, u shpartallua.

 

 

 

4-FORCIMI DHE ZGJERIMI I LËVIZJES NACIONAL ÇLIRIMTARE GJATË VITIT 1944 DISFATA E KLERIT KATOLIK SHQIPTAR

 

 

            Në fillim të vitit 1944, fronti sovjeto-gjerman mbetej gjithnjë fronti kryesor, ku vendosej fatii luftës së dytë botërore. Në këtë kohë, frontii dytë akoma nukishte hapur. Në Itali, trupat angloamerikane, me 19 divizione, përballonin vetëm 9 divizione gjermane. Gjatë tre muajve të parë të vitit 1944, Ushtria e Kuqe çliroi pjesën më të madhe të tokës së saj dhe hyri në Rumani. Këto suksese të Ushtrisë së kuqe shqetësonin qeverinë e SHBA dhe të Anglisë, të cilat filluan me ngut pregatitjet për hapjen e frontit të dytë.

Më 5 prill 1944, Shtabi i Përgjithshëm i U.N.Çl. Shqiptare, me urdhër di të, urdhëron gjithë njësitë partizane për t’u hedhur kudo në mësymje, në sulm të përgjithshëm. Duke zbatuar këtë urdhër, Brigada e parë çliroi Qukësin, Shpatin e Bërzezhtë dhe ju afrua qytetit të Elbasanit. Forcat partizane të Korçës çliruan Pogradecin dhe sulmuan trupat gjermane në Bilisht e Ersekë. Brigade V dhe VI Sulmuese spastruan krahinat e Himarës e të Mallakastrës, goditën trupat gjermane në Gjirokastër, Delvinë, Sarandë, Konispol, Vlorë dhe Fier. Njëvarg përpjekjesh u zhvilluan në Pezë e Tropojë. Fitoret e Ushtrisë nacionalçlirimtare, në pranverën e vitit 1944, sollën një të çarë të madhe në gjirin e reaksionit të brendshëm, radhët e të cilit filluan të shthureshin. Rritja e vazhdueshme e LNÇl alarmoi dhe anglo-amerikanët. Oficerët anglezë pranë Abaz Kupit e Nik Sokolit u vunë në lëvizje. Ata u munduan ta rigruponin reaksionin e brendshëm, ta organizonin dhe ta hidhnin kundër Lëvizjes nacionalçlirimtare. Majori anglez Nill, që në atë kohë qëndronte në malin e Cukalit, hyri në marrëveshje me “Lidhjen e Shkodrës”, me të cilën përcaktuan planin e veprimeve të përbashkëta kundër Ushtrisë nacionalçlirimtare.

Në këtë kohë, para Këshillit të Përgjithshëm nacionalçlirimtar dhe Partisë Komuniste Shqiptare shtrohej si detyrë kryesore çështja e forcimit të mëtejshëm të pushtetit popullor, e krijimit të bazës juridike të këtij pushteti, e krijimit të një organi ekzekutiv, me funksionet e qeverisë së përkohshme, dhe e vazhdimit të mëtejshëm të revolucionit popullor për çlirimin e plotë të Shqipërisë. Për këtë arësye, Këshillii Përgjithshëm nacionalçlirimtar më 24 maj 1944, thirri, në qytetin e lirë të Përmetit, Kongresin Antifashist Nacionalçlirimtar. Aty u morën vendime të tilla që u bënë baza e kushtetutës sonë të re. u vendos të shkatërrohej pushtetii vjetër dhe të sanksionohej pushtetii ri. Ky kongres paralajmëroi imperialistët, se historia nuk do të përsëritej më si dikur në Kongresin e Berlinit nga Bismarku. Kongresi paralajmëroi imperialistët anglo-amerikanë, se anijet e tyre nuk mund të zbarkonin në Durrës mbretin Zog. Kongresi historic i Përmetit dha urdhër Ushtrisë nacionalçlirimtare që të marshonte përpara mbi armikun, për çlirimin e Shqipërisë Brenda afatit të caktuar nga komiteti qendrori Partisë.

Në këto rrethana, gjermanët, së bashku me tradhëtarët e vendit, vendosën të shpërthenin një mësymje të re të përgjithshme, me qëllim që të ndalonin mbledhjen e Kongresit të Përmetit, të asgjesonin ushtrinë nacionalçlirimtare. Gjatë muajve prill e maj, pushtuesit gjermanë grumbulluan forca të shumta balliste, të Legalitetit, indipendentëve, xhandarë e mercenarë të të gjitha ngjyrave. Mësymja filloi më 28 maj, në katër drejtime kryesore: Korçë, Elbasan, Berat e Përmet. Luftime të ashpra u zhvilluan kudo. Repartet partizane, duke u tërhequr në mënyrë të organizuar, ngritën një varg kurthesh, qëi shkaktuan dëme të mëdha armikut.

Duke u mbështetur në vendimet e Kongresit të Përmetit, për çlirimin e Shqipërisë, më 26 qershor, pikërisht ditën që gjermanët njoftuan me bujë “kikuidimin e bandave komuniste” në Jug, Divizionii kaloi Shkumbinin dhe marshoi drejt Shqipërisë së Mesme dhe të Veriut. (29) Brigada V, në Qafështamë, ndeshet me forcat të shumta zogiste, me Abaz Kupin në krye, të cilati shpartalloi. Brigadei shpartalloi forcat mercenare në afërsi të Dibrës e të Peshkopisë, ndërsa BrigadaiV çliroi pjesën më të madhe të Matit.

Kalimii forcave të Divizioniti në Veri nukishte vetëm një grushti fortë në shpinë të armikut, në qendrën e reaksionit në Shqipërinë e Veriut, por edhe njëinkurajimi madh për gjithë punën e partisë në këto zona. Organizatat e partisë dhe levat e tyre u aktivizuan më shumë në punë. Njësite të Ushtrisë nacionalçlirimtare që vepronin në këto zona, u hodhën në veprime më të zgjeruara dhe më të organizuara luftarake, kundër forcave të armikut. Armiku filloi të goditet kudo në Dibër, Zerqan, Mat, Pukë, Krujë dhe në Malësinë e Shkodrës. U kryen një sërë atentate në qytetin e Shkodrës kundër spiunëvë dhë tradhëtarëve nga njësiti guerrili qytetit.

Armiqtë u gjënden ngushtë. Ata nuk gjenin dot qetësi në asnjë vend. Ata pësonin goditje kudo dhe në çdo kohë. Kjoi lodhi shumë forcat e tyre. Për të normalizuar këtë gjendje, ata e gjetën të udhës që në fillim të drejtonin të gjitha forcat e tyre kundër Divizioniti, të lanin hesapet me te dhe pastaj të likuidonin forcat më të vogla të ushtrisë nacionalçlirimtare vendase. Pikërisht për këtë, forcat tradhëtare dhe gjermanët ndërmorën, një sulm të organizuar kundër Divizioniti në Mirditë, Mat dhe Peshkopi, repartet e të cilit luftuan me heroizëm dhe dolën nga rrethimi, duke kaluar menjëherë në kundërsulm. Ja çfarë shkruan për këtë sulm të kombinuar midis gjermanëve dhe tradhëtarëve të vendit anëtarii misionit anglez pranë shtabit të Abaz Kupit, majori Emery.” Më 11 korrik Mustafa Kruja, Mark Gjon Markaj dhe Fiqiri Dineja erdhën nga Tirana për t’u takuar me Abaz Kupin… Përpara rrezikut të vdekjes, kundërshtimet e tyre u harruan dhe vendosën të bashkohen.. kundër armikut të përbashkët. ç’u bisedua atë natë, nuk u zbulua kurrë, por ngjarjet treguan vijën e përgjithshme të ndarjes së punës, për të cilën ranë në marrëveshje….Mark Gj. Markaj ngriti pasuesit e tij për mbrojtjen e Mirditës, kurse bajraktari Doda shkoi në ndihmë të Matit,,, Fiqiri Dineja organizoi mbrojtjen e Dibrës dhe mori kryesinë e qeverisë kolaboracioniste. Qëllimii tij ishte të mobilizonte të gjitha burimet e shtetit shqiptar, për të luftuar kundër partizanëve bashkë me ndihmën aktive gjermane. Abaz Kupi shkoi të riokupojë Shën Palin. Komiteti zogist mori me qira një numër automjetesh në kryeqytet, me të cilat Abaz Kupi dërgoi forcat e tij në Qafështamë…Trupat gjermane u dërguan në Mat me këshillën e Mustafa Krujës”. (30)

Kjo gjendje mjaft alarmuese shqetësoi krerët e organizatave tradhëtare, bajraktarë e kler në Shqipërinë e Mesme dhe të Veriut. “Besëlidhja e Shkodrës”, pothuajseishte shpërndarë. Krerët e reaksionit të Shkodrës, më shumë se kushdo tjetër, e vlerësonin këtë gjendje të rrezikshme për ta; prandaj kërkuan me këmbëngulje që të organizoheshin, të shtoheshin dhe të forcoheshin repartet e xhandarmërisë dhe forcat shetitëse. Ata kërkonin mobilizimin e forcave mercenare, të cilat shetitëse. Ata kërkonin mobilizimin e forcave partizane. Gjon Mark Gjonaj, me ndihmën aktive të klerit katolik, mobilizoi në nënprefekturat Mirëditë, Pukë dhe Lezhë rreth 400 mercenarë me rrogë dhe mbasii veshi dhei armatosi, një pjesë e dërgoi kundër Divizioniti. (31) Patër Anton Harapi nisi me urgjencë, me mission, në Malësinë e Madhe, patër Mëhill Mirajn, me detyrë që të bisedonte me bajraktarët dhe vojvodët e Malësisë së Madhe, patër Mëhill Mirajn, me detyrë që të bisedonte me bajraktarët e kësaj krahine, në veçanti me tradhëtarin Preng Cali, që të grumbullonin forca dhe të niseshin në dispozicion të parisë së Shkodrës, e cila kërcënohej nga rreziku komunist. Patër Mëhill Miraj, së bashku me klerikë të tjerë, që shërbenin në atë zonë, bindi bajraktarët dhe vojvodët e Malësisë së Madhe, të cilët vunë në dispozicion

të krerëve të reaksionit të Shkodrës rreth 300 mercenarë, të prirë nga vetë patër Mëhill Miraj. (32) Në të njëjtën kohë, monsinjor Gaspër ThaçI dhe patër Anton Harapi urdhëruan klerikët e Dukagjinit, me në krye patër Dioniz Makajn, për të biseduar me krerët e Dukagjinit, të cilët ranë në marrëveshje me krerët e Shalës dhe të Shoshit dhe nisën për në dispozicion të Shkodrës rreth 400 mercenarë. (33)

të gjitha këto forca, dhe të tjera që grumbulluan krerët reaksionarë të prefekturës së Shkodrës, kishin për qëllim që t’I hidhnin në luftë kundër forcave partizane të Divizioniti dhe reparteve e njësive partizane të vendit. Këto forca mercenare zbritën nga Malësia në qytet, por këtu nuk u organizuan për qëllimin që u grumbulluan. Kjo, natyrisht, vetëm kështu duhej të ndodhte, për faktin se këto forca përbëheshin nga fshatarë të varfër, të gënjyer nga bajraktarët, vojvodët dhe klerikët me “rrezikun komunist”, që kërcënonte atdheun, e zotin, si dhe me premtimet e tyre boshe, për rroga e shpërblime të ndryshme. (34) Mercenarëtishin grumbulluar pra me mashtrime, ishin të pandërgjegjshëm për misionin që do të kryenin prandaj pjesa pjesa më e madhe e tyre, pa mbritur në Shkodër, u këthyen në shtëpi. Edhe ato pak forca që mbetën dhe që dërguan në front, u shpartalluan që në përpjekjen e parë me partizanët.

Gjendja e krijuar në Shqipërinë e Veriut dhe të Mesme. Mobilizoi së tepërmi edhe misionet angleze, që ndodheshin në vise të ndryshme të Shqipërisë së Veriut dhe të Mesme. Këta forcuan kontaktet me bajraktarët dhe krerët e vendit, edhe me një numër klerikësh katolikë. Majori anglez Nil zhvilloi disa herë bisedime me patër Pal Dodajn, priftin e Gomsiqes, me ndihmën e të cilit mori takim me vëllezërit Kazazi, e, pak më vonë, me krerët e Legalitetit për Shkodrën. (35) në këtë kohë, nilli krijoi lidhje edhe me dom Pjetër Tushën, famullitar në fshatin Juban të Shkodrës, të cilin e përdori si ndërlidhës me arqipeshkvin e Shkodrës. Ndërkohë, ipeshkvia e Mirditës filloi të frekuentohej më shpesh nga oficerët anglezë, veçanërisht nga misionarët, që ndodheshin pranë Abaz Kupit. (36)

Nga frika e partizanëve, me kërkesën e krerëve të klerit katolik, në këtë kohë pjesa dërmuese e klerikëve u paisën me armëbrezi nga gjermanët dhe mercenarët. (37) Për të penguar hyrjen e partizanëve në disa fshatra të Zadrimës, Pukës e Dukagjinit, me kërkesën e klerikëve të këtyre fshatrave, ju shpërdanë armë fshatarëve, të cilët në mënyrë të organizuar bënin roje vazhdimisht. (38) Priftii Berishës dhe shokët e tij nëiballë të Pukës, në bashkëpunim me krerët reaksionarë të kësaj krahine që udhëhiqeshin nga Pal Bibë Mirakaj, organizuan një numër usullesh[4]në këto zona, për kundër partizanëve. Simbas vendimeve të marra, katundi ose bajraku nuk duhej te lejonte partizanët të futeshin ne fshatrat e tyre. Në rastë se partizanët do të tentonin, ata duhej t’i godisnin me armë. Cilitdo vendas, që do të lidhej me partizanët ose do t’i udhëhiqte e ndihmonte ata, do t’i digjej shtëpia, do t’i konfiskohej pasuria dhe do të dëbohej nga fshati. (39)

Në këtë kohë, nga shymë klerikë të fshatrave të Mirditës, Pukës, Malësisë së Madhe, Zadrimës, bile edhe Tuzit, u dërgoheshininformacione të shumta alarmuese krerëve të klerit katolik, mbi lëvizjet e partizanëve, mbi veprimet e tyre luftarake, mbi personat qëi përkrahnin dhe bashkëpunonin me ta. (40) Patër Pal Dodaj u afroi ndihmën e tij “bujare” partizanëve, kur ata vajtën një ditë në Gomsiqe; bile, ky spiuni vjetëri fashizmit,i këshilloi fshatarët e Gomsiqes që t’I strehonin partizanët në shtëpitë e tyre dhe, nga ana tjetër, msheftas, ashtu siç e kanë zakon klerikët katolikë,informoi forcat mercenare të Gjon Mark Gjonajt, të cilat, të nesërmen në mëngjez, bënë rrethimin e fshatit. Por më kot: partizanëtishin larguar nga fshati një orë para agimit. (41)

Ndërkohë që gjithë reaksionii Shqipërisë së Veriutishte hedhur në luftë kundër forcave partizane, batalionet partizane “Perlat Rexhepi” dhe “Bajram Curri”, organizuan një aksion të rëndësishëm kundër një autokolone gjermane, në rrugën Pukë-Prizren, gjatë të cilit u vranë dhe u zunë robër një numëri madh gjermanësh. Ndërsa, forcat e BrigadësiV S, duke ndjekur në Mirditë armikun e shpartalluar, hynë në fshatin Orosh dhe vunë zjarrin kullave të princit shekullor të Mirditës, Gjon Marka Gjonit. Më 21 gusht, në Vig të Mirditës, forca të mëdha mercenarësh rrethuan partizanët heronj Ndoc Deda, Naim Gjylbegaj, Ahmet Haxhija, Ndoc Mazi dhe Hydajet Lezha, të cilët luftuan pesë kundër qindra mercenarëve deri sa dhanë jetën.

I shqetësuar nga shtimi dhe përparimii forcave partizane në qarkun e Shkodrës, qarkomandantii xhandarmërisë, major Llesh Marashi, i shkruante komandës së përgjithshme në Tiranë: “duken forca të mëdha komuniste të komandueme prej Mehmet Shehut; një pjesë e tyre janë vendas. Në Mat kanë mësye Bazin dhe po marshojnë drejt Perlatit. Fuqitë e grumbullueme për t’u bërë ballë fuqive komuniste, nën komandën e Gjon Mark Gjonit dhe major Ndue Bajraktarit, komunistëti kanë thye. Në këtë gjendje, personalitetet e qarkut të Shkodrës janë tepër të shqetësueme. Në Pukë çetat komuniste, nën ndikimin e fuqive të Mehmet Shehut, janë hedhë në aktivitet…(42)

Në këtë situatë, kleri shpërthen një propagandë të madhe, duke lëshuar kushtrimin që të gjithë katolikët, të ngriheshin me armë në dorë, “o sot, o kurrë”, kundër armiqve të Shqipërisë e të zotit, kundër rrezikut komunist. “Rreziku po avitet, anmikun e kemi te dera”, prandaj “e lyp burrnia shqyptare mos me lejue komunistat të bajnë qoftë edhe nji hap përpara në zonat tona”. Këtë fushatë dhe këto shpifje kleri i bënte me qëllim që të revoltonte masat besimtare katolike kundër partizanëve dhe madej t’i hidhte në luftë kundër tyre pë ineresat e veta klasore.

Në fillim të shtatorit 1944, meinisiativën e klerit katolik, u organizua një takimi fshehtë në fshatin Bardhaj, në periferi të Shkodrës, midis shefit të misionit anglez në këto zona, majorit Nill, dhe patër Anton Harapit, majorit Lin Dedës dhe Simon Darragjatit. Takimi u organizua me anën e dom Pjetër Tushës, famulltar në Juban. çfarë u bisedua në këtë takim nuk u mësua(43) por, duke studjuar rrjedhimin e ngjarjeve të asaj kohe dhe të mëvonshme, përfundimet e luftës së dytë botërore që dukej qartë se do të mbaronte në favor të aleatëve, si dhe bisedimet e mëvonshme midis përfaqësuesve të klerit dhe misioneve angleze, mund të mendohet se në atë takim të sipërmit duhet t’i kenë kërkuar ndihmë misionarit anglez që, në prakun e kapitullimit ose të largimit të trupave gjermane nga territory shqiptar, anglezët të zbarkonin në zonën e qarkut të Shkodrës. Mbas këtij takimi një gjë ra në sy, që majori anglez Nill, me t’u kthyer në bazën e vet, në Cukal, krijoi lidhje me priftërinjtë e Nikajt, Mërturit, Dushmanit, Mazrrekut, Prekalit, e tjerë, duke vazhduar të mbante lidhje shumë të rregullta me ta.

Më 23 shtator, major Llesh Marashi, qarkomandanti xhandarmërisë së Shkodrës, u largua nga detyra dhe “u hodh në mal”. Kjo gjë ndërlikoi akoma më shumë situatën, cënoi dhe goditi rëndë prestigjin dhe unitetin e krerëve kryesorë të reaksionit të Shkodrës. Largimii tij, siç u vërtetua më vonë, ndodhi për shkak se ai, disa muaj më parë, kishte organizuar një takim të fshehtë me misionarët anglezë në fshatin Ura e Shtenjtë, të cilëve u kishte ndihmën e aleatëve për çlirimin e Shkodrës nga gjermanët, si dhe armë e municion. Llesh Marashi, nga frika se mund të zbulohej ky takimi tij me anglezët prej gjermanëve u largua nga Shkodra. Mbas largimit, Llesh Marashi vepronte në zonat Koplik, Bzhetë, Dedaj, Zagorë dhe Bogë. Atje, simbas, mendimet të tij, Brenda një kohe të shkurtër, në marrëveshje edhe me krerë e bajraktarë të vendit, mund të krijonte çeta bashibozukësh, të cilat do të mbronin me çdo kusht këto zona që të mos hynin partizanët dhe, me largimin e trupave gjermane nga Shkodra, ai, së bashku me krerët e Legalitetit, shpresonte të hynte në Shkodër dhe të vendoste sundimin e tij në qytet. Për realizimin e këtij qëllimi ai bisedoi e krijoi lidhje me një numër bajraktarësh, vojvodësh e priftërinjsh të Ranxave të Shkodrës, të Hotit, Koplikut, Bajzës e Zagorës. Prifti i Shkrelit, dom Nikollë Gazulli,i njohur jo vetëm si fashisti orës së parë (më vonë nazist), por edhe si organizatori forcave reaksionare kundër forcave partizane në ato zona, organizoi disa takime me Llesh Marashin, ai e pëlqeu planin e tij dhe premtoi ndihmë. (44)

Më 30 shtator, forcat partizane hyjnë në katundin Skuraj të Krujës, duke detyruar të largoheshin prej andej forcat reaksionare të tradhëtarit Preng Previzi,i cili kapërceu lumen e Matit dhe u vendos në kishën e kantundit Velë, të rrethit Lezhë. Mbas disa ditësh, të njëjtin fat pësoi edhe Abaz Kupi,i cili, duke e ndjerë veten të sigurt në kishën e Velës, u vendos atje, së bashku me forcat e tij dhe me misionin anglez, që kryesohej nga koloneli Maclei. Mbërritja e kryetarit të Legalitetit dhe e misionit anglez në fshatin Velë si dhe premtimet e shumta të anglezëve për zbarkimin e shpejtë të tyre në Shëngjin, aktivizoi krerët e reaksionit të krahinave të Lezhës dhe klerit katolikë të kësaj zone, me në krye priftin e Velës, dom Ndoc Sahatçinë, të cilët ndërmorën një fushatë të gjerë propagandistike në popull, kundër rrezikut komunist, që po kërcënonte krahinat e Lezhës, duke u bërë thirrje malësorëve të rronin armët dhe t’u dilnin në pritë partizanëve, për t’i ndalur në vend, deri sat ë zbarkonin aleatët në Shëngjin. (45)

Abaz Kupi, Preng Prevezi, dom Ndoc Sahatçija, etj., pa humbur kohë, organizuan një mbledhje me parinë e Lezhës. Aty kishin ardhur bajraktarë e vojvodë nga malësia, qyteti e fusha. Të pranishmëve u foli Abaz Kupi për domosdoshmërinë e organizimit të rezistencës kundër partizanëve, për t’i ndaluar ata në vend, që të mos kalonin lumen e Matit. Mbas tij, dom Ndoc Sahatçija kërkoi nga të gjithë pjesëmarrësit të angazhohenshin seriozisht për të ndaluar, qoftë edhe për pak ditë, përparimin e partizanëve drejt Lezhës, deri në zbarkimin e afërt të anglezëve në portin Shëngjinit. Ai njoftoi të pranishmit se aty, pranë tyre, ishte edhe kryetari i misionit anglez në Shqipëri, i cili i siguronte se zbarkimi i trupave angleze do tëishtei shpejtë, çështje ditësh. Të gjithë të pranishmit vendosën që, së bashku, të organizonin forcat e tyre, duke mobilizuar “burrë për shtëpi”, në luftën kundër partizanëve. Mjaft nga pjesëmarrësit grumbulluan forca dhe shkuan në ndihmë të gjermanëve dhe të forcave të Gjon Mark Gjonit, të cilët luftonin kundër partizanëve në zonën e Mirditës.

Ndërsa në Mirditë, Pukë, Krujë, Dibër, tropojë, Kukës, etj. Forcat reaksionare luftonin përkrah forcave gjermane, kundër partizanëve, popullsia e këtyre krahinave i mbështeste me gjithë zemër partizanët trima, duke mbushur rradhët e tyre me bijtë e bijat, nga më të mirët, sepse shikonte në praktikë se partizanëtishin bij të denjë dhe të ndërshëm të popullit që luftonin për popullin, për çlirimin e atdheut nga të huajt dhe tradhëtarët e vendit, për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë.

Në këtë situatë, kur pushtuesve të huaj dhe bashkëpunëtorëve të tyre po u shkiste toka nën këmbë, anëtarii regjencës tradhëtare, patër Anton Harapi, arqipeshkvi i Shkodrës, Gaspër Thaçi, Cafo Beg Ulqini, Maliq Bushati, hafiz Ali Tari, Llesh marashi e të tjerë krerë reaksionarë (46) hartonin plane për rezidencën e fundit kundër partizanëve,i prishnin këto plane, përsëri bënin plane dhe prapëi prishnin, sepse nuk u dilte mirë llogaria, sepse ata në këtë kohë duhej të luftonin, si kundër partizanëve të Divizioniti, Batalionit “Perlat Rexhepi”, “Bajram Curri” dhe kundër shumë reparteve të tjera partizane, që luftonin në këto zona. çeta të reja partizane e territorialeishin krijuar e po krijoheshin kudo. Tani armiqtë nuk e kishin shpinën të sigurt, si më parë. Prandaj këta krerë orvateshin të krijonin një koalicion forcash, një komandë unike të të gjitha forcave, për të organizuar një rezistencë më efektive kundër partizanëve.

Në tetor 1944, në ndihmë të komandës së zonës të veprimeve të veriut, arqipeshkvii Shkodrës, lëshon një urdhër me shkrim për të gjithë klerikët katolikë, të cilët duhej që, në meshën më të parë, në kasha, të paralajmëronin popullin se gjendja çdo ditë po bëhej më e rrezikshme dhe se për këtë ndalohej rreptësisht që të shtihej me armë; kundërvajtësit do të grabiteshin dhe do të burgoseshin. (47) Ky urdhëri arqipeshkvit me urgjencë ju dërgua të gjithë priftërinjve kudo qëishin, me qëllim që të zbatohej menjëherë. Kjo tregon që kleri i kushtonte një kujdes të posaçëm qetësisë në prapavijat e forcave të reaksionit.

Ndërsa pushtuesit e huaj dhe tradhëtarët e vendit bënin plane mbas planesh për të penguar përparimin e Ushtrisë nacionalçlirimtare, në Veri të Shqipërisë, forcat partizane, në përleshje me armikun, po marshonin me shpejtësi drejt Shën Palit, Fanit dhe Pukës, duke thyer keqa xhandarë, gjermanë dhe mercenarët e Gjon Marka Gjonit. Në këto rrethana tepër të vështira kthehet me urgjencë dhei dëshpëruar, në Shkodër, Gjon Marka Gjoni, dhe kërkon nga paria e Shkodrës që të provokohet një mbledhje me gjithë krerët reaksionarë të qarkut, për të analizuar gjendjen dhe të merreshin masat e nevojshme ushtarake.

Për qëllimet e sipërme, më 18 tetor 1944, në prefekturën e Shkodrës, u bë mbledhja e propozuar nga Gjon Mark Gjoni, në mbledhje, përveç të tjerave,ishin edhe Marka Gjon Marku, anëtarët e regjencës Cafo Beg Ulqini dhe patër Anton Harapi, Maliq Bushati, hafiz Ali Tari, Sylço Beg Bushati, monsinjor Gasper ThaçI, dom Tom Lacaj, etj (48). Pjesëmarrësit në mbledhje, mbasi dëgjuan një fjalim të shkurtër, por tepër alarmant, të Gjon Marka Gjonit, mbi gjendjen, që kërcënonte Shkodrën, dhe rrethet e saj, si dhe një numër diskutimesh të tjerë, vendosën krijimin e një “Komiteti Administrativ” të përkohshëm, me qëndër në Shkodër, si mbas tyrei vetmi organ udhëheqës e drejtues në gjithë Shqipërinë. Në krye të kërij komiteti u caktuan Sylço Beg Bushati dhe Gjon Marka Gjoni. Komandanti përgjithshëmi fuqive të armatosura kombëtare u emërua Mark Gjon Markaj. Formimii komitetit dhe emërimii komandantit të përgjithshëm të forcave shqiptare, u shpallën me urdhëresën Nr. 4, datë 1 nëndor 1944, dekretuan një numur urdhëresash. (50)

Në këtë mbledhje u caktuan masat e nevojshme ushtarako-administrative, që duheshin marrë kundër ushtrisë nacionalçlirimtare në Shkodër dhe nënprefekturat e saj. Gazeta reaksionare “L’Albanie Libre” e botuar jashtë shtetit nga të arratisurit shqiptarë, kriminelë lufte, duke përkujtuar këtë të “famshëm” komitet, shruan, ndër të tjera: “…Kur po ngjante ky shpartallim,i cili përfundoi me tragjedinë e soçme të Shqipërisë, Shkodraishi vetmi kandi atdheut që mund të jepte së paku një farë shprese për një qëndresë kundër stuhisë që kanoste vendin tonë. Për këtë arësye, besnikët e “Lidhjes së Shkodrës” (të kapitulluar – R.B. ), krijuan një “Komitet Ekzekutiv”, nën kryesinë e Kapidan Gjon Marka Gjonit dhe Sylço Beg Bushatit. Kjo gjë u pa e udhës, mbasi përfaqësuesit e grupeve të tjerëishin larguar pa asnjë lajmërim. Komiteti pat si komandant Mark Gjon Markajn, por duhet thënë se këtij komiteti, mjerisht nuk ju dha asnjë përkrahje, nuk ju shtri dora prej nacionalistëve të ardhur në Shkodër nga viset e tjera të atdheut, për të shpëtuar nga stuhia komuniste” (51)

Ndërkohë që “Komiteti Administrativ” kishte marrë një sëri masash për luftën kundër partizanëve në Mirditë; me shpejtësi të rrufeshme dhe në befasi të plotë, repartee të shumta dhe të fuqishme partizanësh sulmojnë mercenarët, xhandarët dhe bashibozukët në Nikaj-Mërtur të Dukagjinit, për të çliruar këto zona nga tradhëtarët e vendit. Ky sulmi befasishëm e ndërlikoi edhe më shumë situatën  për “Komitetin Administrativ”. Kleri katolik,i mbështetur nëinformatat qëi vinin rregullisht nga klerikët e kësaj krahine, u alarmua. Priftërinjtë e kësaj zone u hodhën me armë në dorë, si organizatorë dhe si luftëtarë, kundër partizanëve, ata dhanë kushtrimin që të gjithë njerëzit që “duan atdheun, të dalin në luftë kundër komunistëve, që po shkelin e prishin zakonin, kanunin e familjen”. Patër Dioniz Maka, me bashkëpunëtorët e tij, mobilizon mercenarë dhe u ze prita partizanëve. Në të njëjtën kohë, klerikët e Dukagjinit vunë në dijeni udhëheqësit e tyre, patër Mati Prendushin dhe patër Anton Harapin mbi gjendjen, duke premtuar para tyre se do të luftonin së bashku me parinë e atyre zonave, dhe se “komunistët mund të kalonin vetëm mbi kufomat e tyre”, për të zbritur në Shkodër. Me këtë rast, këta priftërinj u kërkonin udhëheqësve të tyre që t’u dërgonin sa me shpejt armë e municion për të luftuar, (52) meqenëse atyre ato që kishin nuk ju mjaftonin dhe nëse nuk dispononin ata që ju sugjeronin që t’i tërhiqnin nga gjermanët dhe t’i nisnin për në Dukagjin sa më parë.

 

 

 

5. LUFTA E USHTRISË NACIONALÇLIRIMTARE PËR ÇLIRIMIN E PLOTË TË SHQIPËRISË DHE VEPRIMTARIA E KLERIT KATOLIK NË KËTË PERIUDHË

 

Gjatë muajve tetor-nëndor 19441944, Ushtria nacionalçlirimtare po luftonte kudo me heroizëm për shpartallimin e plotë të trupave gjermane dhe të bashkëpunëtorëve të tyre. Detyraishte që 28 nëndori 1944 ta zinte atdheun tonë të dashur të çliruar njëherë e përgjithmonë nga të huajt dhe tradhëtarët e vendit. Por, në të njëjtën kohë, edhe forcat gjermane dhe armiqtë e brendshëm, duke parë rrezikun që poi kërcënonte, rigruponin forcat e veta, mbroheshin me shpirt ndër dhëmbë në disa qytete kryesorë, kryesisht në Shqipërinë e Mesme dhe të Veriut. Organizatat tradhëtare Balli Kombëtar, Legaliteti, Blokuindipendent e Demokristianja, me forcat e tyre ta armatosura, ishin çorganizuar dhe shkonin drejt shpartallimit të plotë. Mbeturinat e bandave reaksionare po tërhiqeshin dhe grumbulloheshin nën mbrojtjen e trupave gjermane, në qytet akoma të paçliruara nga forcat partizane sin ë Tiranë, Durrës, Lezhë, Shkodër, etj. Pushteti kukëlli Tiranës, prej 12 qershorit që u rrëzua qeveria kuislinge e Rexhep Mitrovicës, pothuajse nuk funksiononte.

Në një artikull të botuar nga “Bashkimii Kombit”, shkruhej në këto ditë: …….”Ndodhemi në buzë të greminës dhe gremina e çelur para nesh si një llomëje asht e tmerrshme, ka thellësi abisi. Jemi në buzë të saj dhe presim orë e çast të rrokullisemi mbrenda, të humbim e të çdukemi tue u përpi nga thellësina të frikshme” (53).

Më 26 tetor 1944, regjenca dha dorëheqjen. Anëtarët e regjencës dheish-anëtarët e qeverisë kuislinge, në fillim të nëndorit, u grumbulluan në Shkodër. Arqipeshkvia dhe kuvendi françeskan u bënë çerdhet, ku këta tradhëtarë të kombit, u strehuan dhe, aty, së bashku me krerët e klerit katolik, bënin planet e fundit kundër pavarësisë së Shqipërisë (54)

Në këtë situatë, kur çlirimii plotëi Shqipërisë nga të huajt dhe tradhëtarët e venditishte çështje ditësh, në qytetin e lirë të Beratit, më 20 tetor 1944, bëhet mbledhja e dytë e Këshillit të Përgjithshëm Antifashist Nacionalçlirimtarnë Qeveri Demokratike të Shqipërisë. Qeveria, në programin e saj, shtroi detyrën e çlirimit të plotë dhe urgjent të atdheut, mbrojtjen e pavarësisë kombëtare, anullimin e të gjitha marrëveshjeve politike, ushtarake dhe ekonomike të regjimeve të kaluar me shtetet e huaj dhe bashkëpunim të ngushtë me qeverinë e Bashkimit Sovjetik dhe me aleatët e tjerë antifashistë.

Më 29 tetor filloi sulmi për çlirimin e Tiranës, kryeqyteti Shqipërisë, dhe mbas 19 ditësh lufte, më 17 nëndor 1944, Tirana u çlirua. Më 20 tetor 1944, Abaz Kupi së bashku me misionin anglez, qëishte pranë tij dhe krerë të tjerë të reaksionit të brendshëm, u tërhoqën nga një nëndetëse angleze në Bregun e Matit për nëitali. Mbas çlirimit të Tiranës, forcat gjermane u tërhoqën drejt Shkodrës. Bashkë me gjermanët u strukën në Shkodër edhe mbeturinat e reaksionit të brendshëm.

Më 12 nëndor 1944, në arqipeshkvinë e Shkodrës u bë një mbledhje me te gjithë krerët tradhëtarë, jo vetëm të Shkodrës port ë të gjithë Shqipërisë, qëishin grumbulluar në këtë qytet, midis të cilëve merrnin pjesë Mitat Frashëri, patër Anton Harapi, monsinjor Gaspër Thaçi, patër Mati Prendushi, Mark Gjon Marku e Gjon Marka Gjoni, Lef Nosi, e shumë të tjerë. (55) Pjesëmarrësit diskutuan për zbrazjen ose jot ë Shkodrës. Pati mendime të kundërta. Në fund, duke marrë parasysh premtimin e misionit anglez, të kryesuar nga majori Nill, që në këtë kohë ndodhej në periferi të Shkodrës, për zbarkimin e shpejtë të trupave angleze në Shëngjin, në rast se forcat e tyre do ta mbanin qytetin vetëm për pak ditë, sa t’u jepej mundësia (preteksti) forcave angleze që të zbarkonin, mbledhja vendosi njëzëri që të mbrohej më çdo kusht qytetii Shkodrës nga sulmet e Ushtrisë nacionalçlirimtare mbas largimit të trupave gjermane, për t’u dhënë pretekstin anglezëve për zbarkim. Për realizimin e vendit të sipërm, mbledhja vendosi që të grumbulloheshin e të organizoheshin të gjitha forcat e ardhura në Shkodër nga vise të ndryshme të Shqipërisë, nën komandën e Mark Gjon Markajt,i cili qe caktuar nga “Komiteti Administrativ” si komandanti përgjithshëmi fuqive të armatosura.

Mbas kësaj, filloi organizimii forcave mercenare të Ballit, Legalitetit, Blokutindipendent, Demokristianes, xhandarmërisë e bashibozukëve të të gjitha ngjyrave, nën komandën e Mark Gjon Markajt. U minuan ura e Bahçallëkut dhe ura e Bunës. U mobilizua edhe një motobarkë që ndodhej te ura e Bunës për nevojat e “komitetit”. Por tinaz u detyrua pronarii motobarkës nga një grup tradhëtarësh që të niset së bashku me ta për nëitali, pra nëpërmjet Numës këta tradhëtarë u arratisën nëitali, kleri katolik nisi me këtë motobarkë edhe një officer të lartë Italian, i cili qe fshehur në kuvendin e jezuitëve në Shkodër, gjatë gjithë periudhës së okupacionit gjerman në Shqipëri.

Për mbrojtjen e qytetit filloi fortifikimi në drejtim të lumit Kir, u vendosën edhe tela me gjemba, u bënë pozicione mbrojtëse, e tjera

Ndërkohë që Ushtria nacionalçlirimtare po ndërmerrte sulmin vendimtar për çlirimin e Tiranës, të Durrësit e të qyteteve të tjera kryesore të Shqipërisë së Veriut, kur forcat partizane po çlironin pjesën më të madhe të mirditës, një pjesë të madhe të Pukës e të Lezhës, dhe batalionet partizane “Perlat Rexhepi” dhe “Bajram Curri” po luftonin me heroizëm në qarkun e shkodrës dhe Tropojës, paniku në radhët e reaksionit kishte arritur kulmin. Bajraktarë e vojvodë, klerikë, ballistë e zogistë, përpiqeshin të ngushëllonin veten e t’i jepnin kurajë e burrëri njeri tjetrit, të organizonin ato pak forca që kishin për të penguar përparimin e partizanëve në krahinat e tyre. Kështu vepronin klerikët e Dukagjinit, të Shlakut, të Bzhetë-Dedajt dhe të Vermoshit, të cilët u bënin thirrje krerëve reaksionarë të Malsisë së Madhe si Preng Calit, Llesh Marashit, Mul Deli Bajraktarit e të tjerëve, që të bashkoheshin, “o sot, o kurrë”, për mbrojtjen e Shqipërisë. “T’i lëmë grindjet e përçarjet tani që jemi në rrezik të disfatës. Ne komunistëti kemi armiq- thoshte kleri në thirrjet e tij – por duhet të marim shembull prej tyre për dashurinë dhe unitetin e mendimit e të veprimit të tyre. Pra, ashtu duhet të veprojmë edhe ne” (56).

Ndërsa po punohej me etje të madhe për organizmin e forcave reaksionare, papritmas, më 18 nëndor, në kuvendin françeskan, u provokua një mbledhje e dytë e krerëve tradhëtarë që ndodheshin në Shkodër. Në këtë mbledhje u propozua që vendimii marrë më 12 nëndor të anullohej, meqenëse forcat që u vendos për të mbrojtur Shkodrën, jo vetëmishin të pakta në numër, në krahasim me forcat partizane, por edhe ishin të paorganizuara mirë, pa një disiplinë të fortë, e të shkatërruara moralisht. Prandaj, në kushte të tilla, jo vetëm që nuk do t’I arrihej qëllimit, por do të pësonin një disfatë të plotë. Kjo mbledhje vendosi të arratisej një pjesë e madhe e krerëve tradhëtarë jashtë shteti, në Itali, Francë, Angli e SHBA, ku të bisedonin me aleatët dhe me ndihmën e tyre të organizonin forcat reaksionare jashtë shtetit, me të cilat, në një kohë sa më të shkurtër, të zbarkonin në Shqipëri; pjesa tjetër e krerëve tradhëtarë, me gjithë forcat e armatosura, të tërhiqeshin në mallet e Shqipërisë së Mesme dhe të Veriut nga ku, të organizuar, të luftonin kundër forcave komuniste, deri në zbarkimin e aleatëve. Në kohën që forcat e aleatëve anglo-amerikanë se bashku me të arratisurit reaksionarë do të zbarkonin në Shqipëri, këta do të sulmonin nga mallet, për të pushtuar, së pari Shkodrën, dhe pastaj gjithë Shqipërinë.

Mbas marrjes së këtyre vendimeve, një pjesë e krerëve kryesorë të Ballit, Legalitetit dhe indipendentëve, me Mitat Frashërin në krye, më 21 nëndor, u larguan së bashku me një autokolonë gjermane në drejtim të Podgoricës, nga ku kaluan në Austri dhe prej andej nëitali, ku ranë në lidhje  me anglo-amerikanët. Një pjesë tjetër, së bashku me trupat gjermane, ditën e 28 nëndorit, u arratisën edhe ata në drejtim të Podgoricës.

Krerët tradhëtarë, që u vendos të qëndronin të arratisur në mal, brënda në Shqipëri, më 26 nëndor, bënë një mbledhje tjetër. Aty u vendos sistemii organizimit të çetave në mal, sistemii ndërlidhjes midis tyre dhe me njerëzit që do të mbeteshin në qytete. Komandanti përgjithshëmi fuqive nacionaliste, që do të luftonin në malet e Shqipërisë u vetëzgjodh Mark Gjon Markaj. Arqipeshkvia e Shkodrës u caktua qendra e koordinimit të lidhjeve, jo vetëm me të arratisurit, por edhe me anglo-amerikanët, brënda e jashtë vendit. (57)

Në kohën që tradhëtarët e vendit pregatiteshin të zbraznin qytetin e Shkodrës, arqipeshkvia e Shkodrës dhe kuvendi françeskan u bënë vendet më të sigurta, ku u fshehën arkivat secrete, me dokumentat e tradhëtisë ndaj atdheut të këtyre tradhëtarëve. Materialet e Mitat Frashërit, Mark Gjon Markut, patër Anton Harapit, Gjon Marka Gjonit, Pandeli papalilos, e tjerë, u ruajtën nga klerikët në vendet më të shenjta të tyre, të cilat u zbuluan mbas çlirimit të Shqipërisë, nga organet e Sigurimit të Shtetit. (58)

Në këto rrethana, mjaft klerikë që kishin lyer duart me gjak, së bashku me pushtuesit dhe tradhëtarët e vendit, për të vazhduar rrugën e tradhëtisë, me shpresë se do të fitonin përsëri pozitat e humbura. Më 21 nëndor 1944, patër Anton Harapi, së bashku me Zef Nosin, të shoqëruar nga dy priftërinj françeskanë (59), u arratisën në Malësi e Dukagjinit, ku qëndruan të fshehur derisa u kapën. Dom Zef Shestani arratiset bashkë me një autokolonë gjermane, ndërsa dom Lazër Shantoja, dom Ndre Zadeja dhe dom Nikollë Gazulli, u hodhën në arrati Brenda vendit, bashkë me forca të tjera reaksionare, ku mendonin të vazhdonin luftën kundër pushtetit popullor. Kështu vepruan dhe më shumë klerikë të tjerë.

Ndërsa tradhëtarët, me forcat e tyre, po bënin planet e fundit për t’u tërhequr nga Shkodra në malet e Shqipërisë së Veriut, ku të vijonin luftën e tyre kundër Ushtrisë nacionalçlirimtare, forcat partizane, me shpejtësi të madhe, përparonin drejt Shkodrës. Mbas luftimesh të ashpra të zhvilluara në Vaun e Dejës, në Bërdicë, Gur’i Zi dhe Ura e Mesit, më 28 nëndor 1944, partizanët sulmuan Shkodrën. Më 29 nëndor 1944, në mëngjez, trupat gjermane dhe mbeturinat e fundit të reaksionit të brendshëm zbrazën qytetin, duke u tërhequr në drejtim të Podgoricës. Në mesditën e 29 nëndorit, forcat partizane hynë në qytet. Shkodra u çlirua!

Duke përkujtuar këtë datë fatkeqe për ta, krerët e të arratisurve shqiptarë nëitali  në gazetën reaksionare “L’Albania Libre” të botuar nëitali, më 1952, në kryeartikullin “Tërheqja në male”, shkruanin: “Me 26 nëndor 1944, ora 20.00 (ora dhe data në artikull janë të gabuara, mbasi duhet shënuar data 29 nëndor 1944, ora 16.00- R.B.), fuqitë nacionaliste, të prime nga Gjon Marka Gjoni, lanë Shkodrën dhe u drejtuan maleve të Veriut për të vijue aty luftën e nisun kundër anmiqve…. Më 29 nanduer, tue kenë pranë major Llesh Marashit dhe Marka Gjon Markajt, dom Nikollë Gazulli, famullitari vendit, u bajti një fjalim të flakët e shumë guximtare luftëtarëve, tue i këshillue që të mos e humbasin shpresën. Fjalët e këtij prifti nacionalist pa zhigla, e këtij shkrimtari të njoftun në gjurmimet e visareve të kombit, ishin kuptimplote, delshin nga zemra e përvëlueme për Shqipëni. Nuk ishin fjalë të zbrazëta, port ë ndieshme, që ngacmojshin për flijim dhe ai vetë u dha shembull pak ma vonë. Në mars të vitit 1945, ra me armë në dorë (60).

Më 29 nëndor 1944, me çlirimin e Shkodrës, u çlirua e gjithë Shqipëria. Çlirimi i vendit ishte fitorja më e madhe që korri populli ynë gjatë luftës për liri, në tërë historinë e tij. Mbas kaqë luftash heroike kundër fashistëve dhe tradhëtarëve të vendit, flamurii kuqi Vlorës, i lyer me gjakun e heronjve, valou krenar në qiellin e Shqipërisë së çliruar. Pesë vjet populli ynë, vuajti nën robërinë e rëndë fashiste; në çdo 28 nëndor dredhej gjakui bijve më të mirë të popullit, që përlesheshin nëpër rrugët e qyteteve me armiqtë e vendit tonë. Dita e flamurit u bë dy herë e shënuar për popullin shqiptar.

Kjo fitore u arrit në saje të sakrificave, heroizmave dhe luftës së lavdishme të popullit tonë, nën udhëheqjen e drejtë të Partisë Komuniste Shqiptare, me në krye shokun Enver Hoxha, dhe në saje të luftës së madhe patriotike të popujve sovjetikë kundër fashizmit. “Nëndori – ka thënë shoku Enver Hoxha – do të  mbetet ne histori si muaj mëi lumtur dhe mëi shënuar, pse në këtë muaj populli kurorëzoi me fitore të plotë luftën çlirimtare, dërmoi dhe dëboi nga vendi ynë gjithë mbeturinat e zaptonjësve fashistë dhe kështu u çlirua përgjithmonë, mori pushtetin në duart e tij, të cilin s’ka forcë në botë që ta thyej” (61)

 

 

 

[1]Federata djoçezjane përbëhet prej tre grupesh: a) Paria djoçezjane, b) Këshilli djoçezjan, c) Asambleja djoçezjane. Secili nga këto grupe ka tagër e detyrë të posaçme.

 

 

 

[2]Kjo asht nji gjë e marrun vesh (e dëgjuar)

[3]Ashtë shumë dhelpër (dinak) dhe guximtar, di të lundojë në mes të djallzive të shqiptarëvet.

[4]Mbledhje të parisë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne