Verdi Morava nis greve urie; letra e tij nga burgu per Ministrine e Drejtesise

Nga Verdi Morava.

Njoftim drejtorit, Komisionit dhe sektoreve, SHKB-se, DPB-se, Ministrise se Drejtesise, AP, mediave…

Une i neshkruari Verdi Morava, lindur ne dt, 14.11.1966 ne Tirane, aktualisht “rezident” ne “rezidencen” IEVP F, Kruje, institucion ku administrohen te denuarit ne menyre dashakeqe e mediokre, riparashtroj njoftimin per fillimin egreves se urise te preanuncuar disa here rresht, e fundit e te cilave ne dt 25.02.2019 pas precedences se saj ne dt 18.02.2019 ne te cilen percaktoja daten e fillimit qe ishte data 25.02. Megjithe njoftimet verbale e shkresore prej te pakten dy muajsh nuk pati asnje reagim pozitiv nga ana e administrates, perkundrazi, vetem reagim negativ, duke shkelur ne menyre flagrante te drejtat themelore te njeriut, e ne vecanti te nje te burgosuri, i cili ne kushtet ne te cilat gjendet duhet te jete i trajtuar ne menyre te tille qe jo vetem institucioni te zbatoje detyrimin negativ, por mbi te gjitha ate pozitiv, gje te cilen keta medioker as nuk e konceptojne dot.(shkelje ligjore). Greva e urise do te ndermerrej si pasoje e padrejtesive te bera ndaj personit tim ne lidhje me betejen shperblyese, ndersa ne javen pasardhese ndodhi padrejtesi ndaj nje bashkevuajtesi, rast ne te cilin une nderhyra duke i kerkuar nje te paafti te veshur me petk edukatori(e sigmatikova duke e quajtur kellef edukatori), argument ligjor per genjeshtrat qe po i thoshte, por pa e fyer ate. Cuditerisht, mesa mesova me pas u be nje raport sherbimi me urdher nga lart.

Perse?! Te nesermen u paraqita perpara nje komisioni ku mungonte edhe kryetari i tij i cili pasi me degjoi versionin e ngjarjes dhe pasi mu tha nga shefi juridik dhe ai i policise se mua nuk paska cme duhet te them te verteten kur degjoj se i behet padrejtesi ndokujt se nuk qenkam ne gjendje te vleresokam situata te tilla ne nje kohe qe ligjet dhe rregulloret i njoh fare mire, mori nje vendim te cuditshem ne nje hark kohe prej 4-5 sekondash!!! Masa ishte kstreme, maksimumi 20 dite. Per mua eshte evidente se ishte e pranuar nga dikush, qe ne restin me te pare e nuk paska patur rendesi se nga peshonte e drejta, te denohesha per arsye dashakeqe, jo pa baza. Ne date 25 shkurt ndodhi nje tjeter incident per shkak te demostrimit nga ana ime se fillova greven e urise, duke nxjerre ushqimet dhe frigoriferin nga dhoma. Mentaliteti mesjetar, arkaik i shefit Besim, beri qe te perfundoja ne izolim (gje qe mua me intreson per greven). Duke testuar metoda diktatoriale e duke shkeluar te drejtat e mia legjitime si dhe duke njollosur uniformen qe mbajne, me abuzim posti e detyre. Greva e urise eshte shprehje e mungeses se komunikimit dhe forme ekstreme raegimi per instaurimin e komunikimit si me administraten brenda, ashtu edhe me faktoret jashte IEVP-se.
Vlen te theksohet se ky eshte nje benifit juridik, si per personat ne liri ashtu edhe per te privuarit nga liria. E drejte legjitime. Cenimi i benefiteve juridike perben veper penale.Ekziston nja parim i detyrueshem baze i se drejtes nderkombetare te te drejtave te njeriut, i cili shpreh ne menyre eksplicite se: “Te burgosurit gezojne te drejtat e njeriut, te njejta si individe te lire dhe se autoritetet kane detyrim lighor per sigurimin e ketyre te drejtave te njeriut ne burg.

Ky parim shprehet qarte ne HCR(komiteti i te drejtave te njeriut prane OKB). Dhoma e madhe e GJEDNJ ne menyre te perseritur ka theksuar se cdo dallim ne trajtimin e te burgosurve dhe trajtimin e individeve te lire eshte diskriminues.
“Ligji i te drejtave te njeriut eshte edhe me i komlikuar ne lidhje me te privuarit nga liria, si ne rastin e individeve te lire. Kjo, jo per faktin e te drejtave qe te burgosurit kane, por ne lidhje me detyrimet qe bien mbi autoritetet per ti siguruar dhe aplikuar keto te drejta.”

Keto te drejta pasqyrohen ne KNDCP, KEDNJ, QSHDNJ, AFCHHPR, perkatesisht ne 1966, 1950, 1969, 1981. Ne aktualisht ndodhemi ne vitin 2019 dhe ata qe kane detyrimin ligjor per ti permbushur keto te drejta, mendojne se jane ne planetin Mars.

Edhe pse heqja e lirise perben ne natyrshmerine e saj pengese per gezimin e te drejtave te tjera, nuk do te thote se autoritetet munden te mohojne te drejtat e te burgosurve, perkundrazi, kane detyrimin pozitiv per te zbatuar legjislacionin nderkombetar po ashtu edhe ate kombetar i cili per shkak te ratifikimit te marreveshjeve te ndryshme e ka adoptuar ate dhe ka obligimin per zbatimin e tij. Udhezimet dhe protokollet per menaxhimin e greves se urise jane miratuar nga D.P.B ne vitin 2013. Kjo paraqet nje arritje te madhe te QSHRT-se persa i perket parandalimit te tortures, keqtrajtimit dhe monitorimit te burgjeve. Autoritetet obligohen te punojne per te lehtesuar vuajtjen e natyrshme qe sjell pashmangerisht qendrimi ne burg, si dhe te veprojne konkretisht ne menyre pozitive per rehabilitimin dhe integrimin e te burgosurit, gje qe ketu tek ne s’ndodh, madje do te thosha me plot bindje se ndodh e kunderta.

Rregullat standarte minimale te Kombeve te Bashkuara per trajtimin e te burgosurve (1957) pohojne ne rregulloren 57 se: “Sistemi i burgjeve nuk duhet te perkeqesoje ne asnje menyre vuajtjen e natyrshme ne nje situate te tille.”

Instrumentet rajonale theksojne se vuajtja e natyrshme ne burg nuk duhet te rendohet ne asnje menyre nga regjimi ne burg.

Rregulla 5 e Rregullave Evropiane te Burgjeve (2006) specifikon: “Jeta ne burg duhet te perafrohet sa me shume e me afer aspekteve pozitive te jetes ne komunitet.”

Autoritetet jo vetem qe duhet te sigurojne te drejtat e njeriut te te privuarve nga liria, duke synuar rehabilitimin dhe reformimin social te tyre. Vec kesaj, detyrimi per te siguruar te drejtat e njeriut, eshte pjese e Republikes se Shqiperise dhe konsiston ne sigurimin e ketyre te drejtave me shume brenda burgut sesa jashte, ndersa ketu ndodh krejtesisht e kunderta. Pra shteti ka detyrimin pozitiv qe ne menyre aktive te parandaloje vuajtjen e te burgosurit pertej nivelit te pashmangshem te vuajtjeve te natyrshme. Kjo do te thote se autoritetet kane per detyre te riparojne dhe te konpesojne te drejtat e njeriut qe u jane rrezikuar nga heqja e lirise duke rritur vulnerabilitetin e tyre. Shqiperia ka nenshkruar, ratifikuar e aderuar ne konventat nderkombetare qe kane te bejne me te drejtat e njjeriut, si dhe konventen e OKB-se kunder tortures por dhe Konventen Evropiane per parandalimin e Tortures, po ashtu edhe OPCAT.

Neni 15 i Kushtetutes se RSH.
1 ” Te drejtat dhe lirite themelore te njeriut jane te pandashme, te pa tjetersueshme dhe te padhunueshme dhe qendrojne ne themel te rendit juridik.”
2″Organet e pushtetit publik ne permbushje te detyrave te tyre duhet te respektojne te drejtat dhe lirite themelore te njeriut, si dhe te kontribuojne ne realizimin e tyre.”

Pra, bazuar ne legjislacionin nderkombetar dhe kombetar, vendimi im per greve urie si e drejte legjitime, obligon autoritetet e IEVP-se te me krijojne kushtet per realizimin e saj e jo te mbajne kete qendrim te theksuar armiqesor te demostruar, duke filluar me indiferentizmin e deri tek represioni mesjetar qe karakterizon njerzit arkaike e antihumane. Cdo akt i tille, cdo tentative apo manover (qe per mua jane bere stereotipe) do te konsiderohet dhe trajtohet si akt provokimi i hapur per te me detyruar te reagoj ne menyra te pakendshme dhe si rrjedhim per te arritur qellimin e mbrapshte qe fajtor te konsiderohem une.

U bej me dije institucioneve dhe faktoreve njerezor brenda dhe jashte IEVP-se se s’jam krakter vulnerabel, as idiot e as injorant ne materie dhe do te di si ta kthej cdo akt te ulet te ndermarre ndaj meje nga ana e institucinonit ne favorin tim me ndihmen e Zotit e te njerezve. vendimi im ne lidhje me greven e urise eshte i panegociushem dhe une do ta ndermerja ate me patjeter. Po cberi aministrata e IEVP-se. Ajo demostroi qarte ne menyra e forma te ndryshme, te denja per regjimin para 90-es, se rruga per realizimin e saj ishte e vetmja menyre demostrive me nxjerrjen e ushqimeve jashte dhomes nga ana ime, e per me teper reagimi monstruoz i aplikuar me zell te madh nga monstrat e sektorit te sigurise si presion ndaj meje, duke me cuar ne ambjentet antihumane te izolimit. Kjo nuk mbaroi me kaq pasi sot me thirren para komisionit disiplinor duke shtrenguar akoma me shume me dashakeqesi te madhe, kushtet e izolimit per te me, jo vetem ndeshkuar me mase por nderkohe duke patur iluzionin e mjere kete mjerane se me presion, dhune, dashakeqesi e shtazeri xhungle, te mund te me perkulin dhe te me bejne te dorezohem.

Keta fatkeqe i konceptojne karakteret e njerezve, duke marre si etalon karakterin e tyre, por-… “Gaboheni rende zoterinj fashiste- u themi ne…(njesiti gueril). Sa me shume reagime shtazarake, antihumane, antikushtetuese, antidemokratike, antievropiane, antirehabilituese, antiedukuese, antiintegruese te ndermarre administrata ndaj te burgosurve, ndaj meje ne rastin konkret, keto manovra diabolike nuk munden dot te kene asnje efekt tjeter tek une pervec karikimit me fuqi qe na jep vetem Zoti i Plotefuqishem, ngritjes lart te ballit dinjitoz qe nuk i perkulet askujt pervec krijuesit te vet, kenaqesise e krenarise qe me jep padrejtesia e bere nga njerez medioker, pa dinjitet, pa karakter e pa nje grimce miresie ne zemern e tyre. Keta injorante ne materie nuk kane idene se c’thote shembulli dhe literatura nderkombetare ne lidhje me dhenien e masave ndeshkuese ne nje institucion burgimi, por veprojne me injorance, me ego, epsh shtazarak, duke demostruar keshtu akoma me shume ate cka i karakterizon: Dobesia, karakteri dhe deficenca mendore, kulturore dhe profesionale.
Nje mendimtar i madh ka thene: “Me i dobeti prej njerezve eshte ai qe nuk e frenon egon e tij, ndersa me i forti eshte ai qe i reziston epshit dhe deshirave.”

Lord Acton (300 vjet pas Makiavelit) ka thene: “Pushteti korrupton dhe pushteti absolut korrupton absolutisht.”

Mandela ka thene: “Nese duhet te vleresojme nivelin e nje shteti, ai shihet duke filluar nga burgjet.”

Reagimi i monstrave nuk mbaroi me kaq, por vazhdoi me nje mase te dyte denimi te dhene me te njejtin motivacion, perdorim i fjaleve fyese ndaj punojseve te institucionit, pasi per keta monstra shprehjet konstatuese e stigmatizuese si inkompetent ne pune, shkeles i te drejtave te njeriut, i paafte, injorant ne profesion, qe perbejne thelbin e mjerimit te formimit karakterial e profesional e qe e degradon njeriun ne perkufizimin qe Dostojevski i madh ka bere per nje kadegori njerzish te cilet i ka klasifikuar funderrina. Dostojevski ka vuajtur shume neper burgje, ku shkroi shume nje pjese te veprave te tij. Ne lidhje me kete ai thote: “Ne kohe te turbullt, luhatjesh e tranzicioni, shfaqen kudo e gjithmone ca palo njerez. Une se kam fjalen per ata qe vetequhen “perparimtare” te cilet nxitojne gjithmone perpara te tjereve, ndonese nxitojne per nje qellim te marre edhe pse te percaktuar mire. Jo! Une e kam fjalen per funderrina. Ne cdo kohe tranzitore dalin ne siperfaqe e ngjiten lart keto funderrina qe ekzistojne ne cdo shoqeri, te cileve nuk u mungon vetem qellimi, por edhe aftesia per te menduar. Ata shprehin me gjithe forcen e tyre nervozizem e padurim. Keto funderrina pa e ditur as vete bien pre e vihen nen komenden e nje klike “perparimtaresh” qe veprojne sipas nje qellimi te percaktuar mire. Kjo klike i drejton keto funderrina aty ku i duhet, ndonese kjo klike eshte e perbere prej idiotesh te vertete…
Dhe mendjet me te ndritura habiten dhe pyesin veten: – “Si ia lejuan vetes te mashtrohen prej tyre?!”
Per tu rikthyer tek masat disiplinore. Praktika dhe literatura nderkombetare na jep shembull dhe rekomandon qe regjimi disiplinor te shihet si mase e fundit, pas aplikimit te masave te tjera korrektuese dhe percaktimit, nese kjo lloj perqasjeje eshte forma me e mire per te zgjidhur pozitivisht nje situate. Nga studimet dhe analizat e tjera rezulton: “Ne burgjet shqiptare, forma e aplikimit dhe shtetesia e masave disiplinore, tregon se ato perdoren si nje mjet presioni dhe represioni per te denuarit. Ne shumicen e rasteve mbizoteron orbitrariteti dhe mungon arsyetimi i nevojshem per vendosjen e kesaj mase. Kjo lloj praktike (arkaike, mesjetare, diktatoriale), ne vend te korrektimit, provokon tek i denuari mllef dhe urrejtje per sistemin financiar ne pergjithesi dhe per vete administraten e IEVP-se ne vecanti.”- Rasti im pasqyron kete. Kjo lidhur edhe me nje udhezim te brendshem per IEVP-te nga ana e DPB, ku rekomandohet qe te mos jepet leje shperblyese per te denuarit me mase disiplinore per nje vit kalendarik. Shto ketu edhe kompromentimin dhe humbjen e bere viteve te tjera si ulja e denimit per cdo vit vuajtje te tij, ulja e sigurise, dalja me kusht. Masat disiplinore me perjashtim nga aktivitetet e perbashketa dhe ajrosje ne grup, jane te nevojshme per shkak te nevojes per siguri dhe rregull ne institucion.
Ku konsistonte problemi me sigurine ne rrastin tim konkret?!
Gjithsesi, neni 53 i ligjit 8328 sanksionon se masa disiplinore e tille, nuk mundt te behet pa nje dokument me shkrim te leshuar nga mjeku, qe te deshmoje se i denuari mund ta perballoje ate. I denuari ti nenshtrohet kontrollit te vazhdueshem mjekesor.” Keta dy elemente ligjore nuk jane zbatuar, pra referuar te pares, masa eshte e paligjshme, ne shkelje te ligjit 8328 neni 53 dhe ne shkelje te konventave ne menyre flagrante te siperpermendura, si dhe te kushtetutes se RSH. Gjithashtu thuhet se: “Keto masa disiplinore ndikojne negativisht ne gjendjen psikologjike te personit dhe ne marredheniet me personat e tjere.”
“Marrja e vendimit per nje mase disiplinore nuk eshte e lehte, pasi duhet pare gjithmone ne dy kahe, fleksibiliteti ne trajtimin dhe komunikimin e te burgosurve, qe i suguron cdo personi hapesiren dhe dinjitetin personal duke kontribuar keshtu ne krijimin e nje shoqerie te sigurt.”
“Ne procesin e ketij mekanizmi komunikimi, duhen marre ne konsiderate disa faktore qe mund te ndikojne pozitivisht ne permiresimin e procedurave te dhenies se masave disiplinore. Ato jane:
1. Permiresimi i procedurave te ankimimeve te personave me liri te kufizuar per revokimin e mases se dhene.
2. Pervec keshillimit mjekesor, te konsiderohet edhe mendimi i psikologut per mundesite dhe efektet ne shendetin mendor te personave.
3.Krijimi i nje minibiblioteke ne dhomat e vecimit, ku i burgosuri te kete mundesi te ushtroje se paku nje veprimtari mendore duke komunikuar me librin.

Eshte e dokumentuar se qe ne momentin e marrjes dhe izolimit te personit tim ne ambjente te posacme per vecim te te burgosurve, une kam deklaruar greve urie duke refuzuar cdo lloj oferte per ushqim (nese mund te quhet e tille ajo pacavure qe serviret ne burgjet shqiptare) qe ofrohet ne burgje me aferat korruptive e qe sjell vetem dem shendetesor e qe serviret po i njejti per cdo dite te vitit e per vite me radhe. Ky eshte nje tjeter krim. Persa i perket ketyre aferave korruptive dihet mjaft, por mjaftom ti kujtojme ajo qe u publikua ne media ne lidhje me drejtuesit ne DPB pak kohe me pare, si dhe ato cka ndodhin cdo dite, jave, muaj, vit.

Tu behet e qarte te gjitheve kjo: ” Une nuk do te kompromentoj kurre (edhe sikur te vihet jeta ime ne loje) dinjitetin tim, personalitetin e superioritetin tim moral ndaj ketyre injoranteve, inkopetenteve, shantazhuesve e lypsave te kamur e te pangopur, te shushunjave gjakpirese qe luajne me fatkeqsite e te denuarve. Keta mjerane nuk dine se drejtesia Hyjnore edhe kur duket se vonon kurre nuk harron, pasi cdo gje ka kohen e saj. “Zoti ia ka ndaluar vetes padrejtesine e ua ka bere te ndakuar ate njerezve. Mjere kush ben padrejtesi, pasi lutja e personit te cilit i behet padrejtesia, i ka te hapura dyert e qiellit, e mjere ata mbi te cilet bie mallkimi dhe ndeshkimi i Fuqiplotit, qe eshte i pashmangshem.” (thenie profetike).

Nuk do te lejoj kurre te shkelen te drejtat e sanksionuara ne nivel nderkombetar e si rrjedhim edhe ne ate kombetar, nuk do te bie pre e makinacioneve te ndyra te pragmatisteve te ulet, pa dinjitet e pa moral.Do te luftoj qe i gjithe zinxhiri i padrejtesive te kryera ndaj meje qe nga momenti i arrestimit, ne dhenien e mases se arrest me burg, ne procesin hetimor, ne ate gjyqesor e si pasoje edhe vazhda e poshtersive ne institucionet e para burgimit e te burgimit te dale mode e te rezultoje deshtak, i paafte, inkompetent, i korruptuar deri ne palce e armiqesor jo vetem ndaj meje, por edhe ndaj shumices derrmuese te te burgosurve.

Per momentin e mbyll me kaq. Mjeranet nuk bene tjeter, vetem se me stimuluan.

IEVP F. Kruje

Me krenari e dinjitet Verdi Morava

dt. 27.02.2019

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne