Vetëdorëzohet në policinë turke Izet Haxhia, ish-truproja i Sali Berishës

Izet Haxhia, ish-truproja i Sali Berishës, i akuzuar për vrasjen e demokratit Azem Hajdarit, ka njoftuar se është vetëdorëzuar në policinë turke, me qëllim ekstradimin më pas drejt Shqipërisë.

Ka qenë vet Haxhia që ka bërë të ditur vendimin e tij përmes një statusi në ‘Facebook’. “Meqe nuk erdhen të më marrin, u dorëzova vetë në policinë turke, shkruan Haxhia, ndërkohë që ende nuk ka informacone zyrtare ende rreth këtij fakti.

Kujtojmë se ekstradimi drejt Shqipërisë u vendos nga gjykata turke pak muaj më parë. Izet Haxhia është dënuar nga gjykata shqiptare me 25 vite burg lidhur me vrasjen e ish-deputetit demokrat Azem Hajdari në 1998-ën, akuzë të cilën ai nuk e ka pranuar asnjëherë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne