Vetëm 8 vjeç djaloshi fillon universitetin

Në Belgjikë, një fëmijë vetëm 8 vjeç, ka përfunduar shkollën e mesme brenda një viti e gjysëm dhe tashmë do të fillojë universitetin, raportojnë mediat.

Sipas BBC, vogëlushi 8 vjeçar Laurent Simons, i cili i mbaroi të gjitha vitet e shkollës vetëm për një vit e gjysëm, do të hyje direkt në universitet.

Familja Simons deklaroi se niveli i koeficientit të inteligjencës së djalit të tyre ishte 145.

Duke folur për radion RTBF të Belgjikës, Laurent Simons tha se lënda e tij më e preferuar ishte matematika. Ai tha se donte të bëhej doktor ose astronaut, por momentalisht ishte i dhënë pas kompjuterave.

Simoni që tashme është diplomuar me shkollë të mesme do të fillojë universitetin pas një pushimi dy mujor.

Babai i Laurentit tha se i biri nuk kishte pasur shumë interes për të luajtur me lodra dhe me fëmijë të tjerë megjithëse ishte munduar tu afrohej. “Nëse Laurenti nesër vendos të bëhet qoftë edhe marangoz për ne nuk do të jetë fare problem, për sa kohë që ai të jete i lumtur”, thotë babai i tij./yenisafak/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne