Vetëm Haradinaj dhe Veseli nuk e uruan Erdoganin për fitoren

Ndërsa Prizreni u ngrit në festë një natë më parë, pjesa më e madhe e udhëheqësve shtetërorë në Kosovë ende nuk e kanë përgëzuar presidentin turk për fitoren e re.

Prizreni, të dielën në mbrëmje shpërtheu në festë me flamuj turk e me fotografi të presidentit të rikonfirmuar për një mandat të ri. Por, këtë fitore duke se po hezitojnë ta përgëzojnë liderët shtetërorë në Kosovë.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj dhe kryekuvendari Kadri Veseli ende se kanë thënë asnjë fjalë për këto zgjedhje që u zhvilluan në shtetin turk, që konsiderohet si aleat i Kosovës.

Por, Presidenti i vendit Hashim Thaçi, edhe pse shumë aktiv në facebook’un me 326,085 ndjekës, ka shfrytëzuar vetëm Twitterin që ta urojë shkurt homologun e tij në Turqi.

Në një urim, një pjesë e të cilit është bërë edhe në turqisht, Thaçi uron që të vazhdojë bashkëpunimi mes dy shteteve.

“Urime Presidentit të Turqisë @RT_Erdogan – Takbir ederiz! Presim të vazhdoj bashkëpunimin jonë i mirë mes Kosovës dhe Turqisë. Dy vendet janë aleatë strategjikë në të gjitha sferat”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social në të cilin ndjeket nga mbi 63 mijë njerëz.

Jo shumë kohë më parë, Thaçi kishte marrë lëvdata nga  Erdogani në një tubim në Turqi pasi kishte bashkëpunuar me të për dorëzimin e 6 shtetasve turq, ndërkohë që Haradinaj ishte kërcënuar nga Presidenti i Turqisë.

Sikur Presidenti, gëzim një natë më parë ka pasur edhe Gëzim Kelmendi i partisë “Fjala”. Ai  ka uruar e bekuar besimin e serishëm që Erdogan morri nga Turqit të dielën.

“ZOTI iu ruajt. ZOTI iu bekoftë. ZOTI shëndet dhe suksese iu dhuroftë”, ka shkruar ndër tjera ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, në urimin për presidentin turk.

E i pari që uroi Erdoganin, ishte Behgjet Pacolli, zëvendëskryeministri dhe kryediplomati kosovarë.

“Nga Turqia, vjen lajmi se Presidenti Erdogan ka fituar zgjedhjet. Unë e përgëzoj mikun tonë dhe popullin turk. Kosova dhe Turqia mbesin partner të mirë”, ka shkruar ai, pak pas shpallje së fitores së AK Party në Turqi.

Suksesi e Erdoganit në këto zgjedhje është festuar edhe në Serbi. Rreth orës 22:00 të së dielës, banorë të shumtë të Novi Pazar-it festuan për zgjedhjen e Recep Tayipp Erdogan në krye të shtetit turk për mandatin e tij të dytë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne