“Vetëm në ëndrrat e Uashingtonit Turqia ka për tu ndarë”: Pompeo tërbon turqit, publikon hartën e një Turqie të ndarë

Deri tani është ende e paqartë se pse harta e publikuar në Twitter nga Sekretari Amerikan i Shtetit ka një kufi që ndan Turqinë në dy pjesë. Departamenti i Shtetit dhe zyrtarë të tjerë të SHBA-së nuk e kanë komentuar ende publikimin.

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo i tronditi turqit në një nga postimet e tij të fundit në Twitter ku tregonte hartën e vendeve që mbështesin Juan Guaidon, i cili kohët e fundit u vetëshpall president i përkohshëm i Venezuelës. Megjithatë nuk ishte mbështetja për opozitën e Venezuelës ajo që i zemëroi përdoruesit e mediave sociale, por harta që e paraqiste Turqinë të ndarë në dy pjesë me anë të një kufiri.

Ndërkohë që Departamenti Amerikan i Shtetit nuk ka dalë me një shpjegim për këtë përshkrim të hartës së Turqisë, përdoruesit në Twitter kanë vendosur që zemerimin e tyre ta nxjerrin me komente. Shumica e tyre thanë se vetëm në “ëndrrat” e Uashingtonit Turqia ka për tu ndarë.

Të tjerë sugjeruan që Pompeo duhej ti kthehej shkollës për të marrë disa mësime gjeografie, pasi me sa dukej nuk i njihte kufijtë modernë të Turqisë.

Shumë përdorues të tjerë të Twitterit u treguan më pak të sjellshëm me zemërimin e tyre, duke i sugjeruar sekretarit të shtetit që atë hartë ta vendoste tek vendi ku nuk e kap dielli.

“Pompeo, fute atë hartë në b****”, shkroi një përdorues nën emrin ssssssss.

“Fute atë hartën e Turqisë të ndarë në b****”, shtoi një përdorues tjetër me emrin M.S. Akcay.

Marrëdhëniet SHBA-Turqi kanë qenë të tensionuara pasi që kjo i fundit njoftoi për planet e saj për një operacion ushtarak në Siri në kohën kur Uashingtoni mori vendimin për të tërhequr forcat e veta nga Republika Arabe. Uashingtoni beson se një operacion i tillë mund të kërcënojë aleatët e saj kurdë në rajon, ndërsa Ankaraja këmbëngul se operacioni synon që të godasë vetëm terroristët në lindje të Eufratit./sputnik/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne