Vetëvritet mjeku japonez për shkak të punës së tepërt jashtë orarit

Zyrtarë të Ministrisë japoneze të punës kanë raportuar se një mjek ka bërë vetëvrasje për shkak të punës së madhe jashtë orarit.

Vetëvrasja për shkak të punës së madhe paraqet një problem serioz për qeveritarët japonezë. Vetëvrasja më e fundit është ajo e mjekut 30 vjeçar, ku televizioni NCHK i Japonisë duke cituar zyrtarët e Ministrisë japoneze të punës, publikoi këtë informacion. Shoqata e mjekëve të Japonisë po ashtu ka paraqitur shqetësimet e saj në lidhje me këtë ngjarje, duke thënë se duhet të ndryshojnë kushtet e punës për mjekët e këtij vendi. Mjeku i cili kreu vetëvrasje sapo kishte mbaruar praktikën prej 2 vitesh në spitalin gjinekologjik në Tokio, ku ishte edhe duke punuar. Thuhet se ai punonte mbi 170 orë në muaj. Siç bëhet e ditur, viktima në 6 muajt e fundit vetëm 5 ditë kishte pasur pushim./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne