Gazetari i “ABC News”, Flamur Vezaj, sot, ka reaguar në lidhje me 12 anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, përzgjedhur nga komisioni Ad Hoc i kryesuar nga deputeti i PS-së, Pandeli Majko.

Nëpërmjet një shënimi në Facebook, Vezaj shkruan se disa nga emrat e përzgjedhur, fatkeqësisht, nuk e kanë pastruar veten.

Ai thekson se është e pakuptueshme se si do bëhet vettingu, kur në listë është një kryetar partie, një i akuzuar për shpërdorim detyre, për falsifikim dokumentash, profesor dhe profesoresha që zihen me grushte me studentët, kryetar organizatash, biznesmen apo njerëz të afërt të titullarëve të institucioneve.

Komisioni Ad Hoc i kryesuar nga deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko zgjodhi 12 anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Komisioni Ad Hoc zgjodhi kandidatët Etleda Çiftja , Firdes Shuli , Genta Bungo , Xhensila Pine , Roland Ilia , Alma Vokopola , Pamela Qirko , Valbona Sanxhaktari , Brunilda Vasha , Lulzim Hamiti , Olsi Komici dhe Suela Zhegu.

Komisioni zgjodhi edhe dy anëtarët zëvendësues. Anëtari i Parë zëvendësues është Vojo Mali, ndërsa anëtari i dytë zëvendësues është Pal Shkambi.

12 komisionerët do të vlerësojnë gjyqtarët e prokurorët që duan të jenë pjesë e institucioneve të Drejtësisë në Shqipëri. Në rast kur kandidatët gjyqtarë ose prokurorë rrëzohen ose refuzohen nga Komisioni i Kualifikimit, atëherë ata kanë të drejtë ti drejtohen Kolegjit të Apelimit i përbërë me 6 anëtarë.

Shënimi i plotë:

Këta janë VETTING-sat, që pritet të pastrojnë sistemin!

Fatkeqësisht disa prej tyre nuk e kanë pastruar vetën!

Nuk e kuptoj si do bëjn VETTING-un, një kryetar partie, një i akuzuar për shpërdorim detyre, për falsifikim dokumentash, professor/esha që zihen me studentët me grushta, kryetar orgniazatash, biznesmen apo kusherir/a te titullarave te institucioneve! Vetëm ndonjë tek-tuk, i shoh të pastër, të tjerët mjerë drejtësia ku do të përfundoi!

#të_korruptuar_që_duan_të_pastrojnë_korrupsionin#

#Shqiperi_moj_e_mjera_Shqiperi#

[email protected]:

Firdes Shuli, Noter i akuzuar për falsifikim dokumentesh

Olsi KOmiçi, i akuzuar për shpërdorim detyre e falsifikim dokumentesh

Genta Tafa (Bungo), pedagoge me probleme me studentët në Universitete

Valbona Sanxhaktari, juriste në kryeministri

Roland Ilila, avokat dhe pedagog në Universitetin e Shkodrës

Brunilda Bektashi (Vasha), jurist në ish-CEZ-in e çekëve

Suela Zhegu, specialist e burimeve njerëzore në KLD

Pamela Qirko, jurist dhe biznesmene

Xhensila Pine, pedagode dhe administrator në kompani sigurimesh

Etledia Çiftja, jurist

Lulzim Hamitaj, Avokat në Itali

Alma Vokopola, ish-Koordinatore të Grupit për Edukimin Juridik

###ZËVENDËSUES:

Pal Shkambi, kryetar i Partisë Popullore Kristiandemokratike Shqiptare

Vojo Malo, avokat dhe Kryetar i Komisionit të Etikës në KOKSH

###KOMISIONET:

Herald Saraçi, për Komisionin e Parë Publik, shkrimtar

Florian Ballhysa, për Komisionin e dyt publik, OJQ

Aldona Syla, zv/komisioner – Bashkëshortja e kryetarit të Gjykatës së Vlorës

30