Veto kundër integrimit të Shqipërisë në BE? Bushati i përgjigjet presidentit grek

Nisur nga deklaratat e presidentit grek një ditë më parë, për çështjen e detit, ligjin e luftës dhe çështjen çame, ka patur zëra se në këto bisedime nuk kanë munguar “kërcënimet” e Greqisë për një veto në BE ndaj integrimit të Shqipërisë.

Gjatë një interpelance me një grup studentësh të ekselencës, ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati i ka dhënë përgjigje këtij shqetësimi të ngritur.

“Është shumë e vërtetë që BE për raste të tilla, sa i takon integrimit, merr vendime unanime. Nevojitet një konsensus për vendimin për negociatat për anëtarësimin e një vendi në BE. Nuk e kemi ndjere vetë të kërcënuar në këto bisedime që zhvillohen prej vitesh, pasi ne besojmë se nuk është në interesin strategjik të Greqisë që të përdorë një politikë bllokuese ndaj Shqipërisë, sikundër në interesin tonë strategjik është që Greqia të jetë një prej mbështetësve tanë kryesore në rrugën e anëtarësimit në BE.

Greqia është vendi ku i mbajt Samiti i Selanikut në 2003 ku u hartuan instrumente të rëndësishëm për procesin e zgjerimit, apo liberalizimit të vizave. Edhe gjatë presidencës së BE, Greqia ka dhënë mbështetje për Shqipërinë.

Ne kemi rënë dakord me palën greke për të diskutuar më në detaje çështjet që kanë të bëjnë me procesin e integrimit”, u shpreh ministri Bushati.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne