Kuvendi i Shqipërisë është thirrur sot në dy seanca të jashtëzakonshme nga kryeparlamentari Ilir Meta, për të votuar kandidatët e institucioneve që do të bëjnë rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë. Institucionet e rivlerësimit janë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit dhe komisionerët publikë.

Seanca e parë do të mbahet në orën 10:00, ku pritet të miratohet anëtari i ri i Partisë Demokratike në Komisionin ad hoc me 12 anëtarë, i cili do të zëvendësojë deputeten Jorida Tabaku, e larguar për arsye shëndetësore.

Përzgjedhja e kandidatëve të organeve të Vettingut, me kandidatët e përzgjedhur të Kolegjit të Apelimit dy ditë më parë, më pas do të kalojnë për votim gjatë seancës së dytë plenare, e parashikuar të mblidhet në orën 14:00.

Një tjetër pikë për votim në rendin e ditës së seancës të së shtunës është dhe betimi i Avokatit të ri të Popullit, Erinda Ballanca, e zgjedhur nga parlamenti, pak javë më parë, me propozim të opozitës.

10