Vettingu: Këtyre njerëzve me pushtet, Edi Rama u tregon derën e burgut

Gjatë një takimi me banorë në Durrës, Rama përmendi disa herë se miratimi i vetingut u bë falë Partisë Socialiste që arriti të bëjë marrëveshje me Lulzim Bashën.

E ndërsa duke folur përligjin e reformës në drejtësi, Kryeministri Rama sulmoi prokurorët dhe gjykatësit duke thënë se disa prej tyre duhet të shkojnë në burg.

“Që këtu duhet të shkojnë në burg ca zullumqarë kjo nuk diskutohet. Pyetja është pse nuk ka ndodhur kjo në këto vite. Sepse politikanë të korruptuar në pushtet kanë qenë të lidhur me gjyqtarët e prokurorë të korruptuar si mishi me thoin.

Me vetingun, ata nuk do jenë aty më si rezultat i një nderi me politikanë, po do jenë aty si rezultat i një procesi që do ta bëjnë ekspert të pavarur.

Vetingu ndan politikën nga drejtësia dhe gjithë filtrin në sistemin e drejtësisë e bën një proces që monitorohet nga prokurorë dhe gjykatës europianë dhe amerikanë. Pse? Sepse ne të gjithë jemi kushërinj. Po t’i hyjmë dalim kushërinj. Ndërsa me amerikanët dhe europianët e kemi pak më vështirë të dalim kushërinj.

Ne e kemi seriozisht që në këtë vend ne duhet të bëjmë shtet”, u shpreh Kryeministri Edi Rama,duke harruar se ndryshimi duhet te filloje nga kryeministri per te bere shtet dhe i pari qe duhet te futet ne burg eshte vete Edi Rama.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne