Vettingu në politikë/ Drafti mbërrin në Komisionin e Venecias

Letra e Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, për marrje mendimi të Komisionit të Venecias mbi draftin e opozitës për vetting në politikë, ka mbërritur para dy ditësh në zyrat e këtij intitucioni.

Përfaqësues të Komisionit bëjnë të qartë se kërkesa e kryeparlamentarit shqiptar do të ndiqet bazuar në praktikat e këtij organi. Ndërkohë që një delegacion do të vizitojë Tiranën për të marrë mendimet e palëve.

“Komisioni i Venecias ka marrë kërkesën ditën e mërkurë. Prandaj procedura ekzakte ende nuk është përcaktuar, por në përputhje me praktikat e përgjithshme, një delegacion nga Komisioni i Venecias do të vizitojë Shqipërinë për të diskutuar draft amendamentet me të gjitha palët e interesuara”

Në letrën e tij, kryeparlamentari Ruçi kërkon opinionin e Komisionit mbi praktikat ndërkombëtare në kontrollin e figurës së të zgjedhurve, ndërsa shtrohet pyetja a është ndërhyrja në të drejtën për mbrojtjen e reputacionit.

Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne