Vettingu në politikë, Komisioni i Venecias e diskuton në dhjetor

Politika shqiptare do të duhet të presë mesin e muajit dhjetor për të mësuar opionionin e Komisionit të Venecias mbi kërkesën e opozitës për Vetting-un në politikë.

Interesimit të News24, Komisioni i Venecias iu përgjigjën duke theksuar se tashmë janë përcaktuar datat kur do të diskutohet dokumenti, i cili vlerësohet thelbësor për vendimmarrjen politike në Tiranë.

“Opinioni është pjesë e axhendës së sesionit plenar të Komisionit të Venecias, i cili do të mbahet në Venecia më 14 dhe 15 Dhjetor 2018”.

Por më parë Komisioni i Venecias do të duhet të dëgjojë palët e interesuara në proces. Kësisoj, një përfaqësi e këtij institucioni do të vizitojë Tiranën fillimjavën e ardhshme, kur do të zhvillojë takime me përfaqësues të autoriteteve shqiptare, shoqërinë civile dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne