Vettingu për Gentian Trenovën, KPK “djeg” prokurorin e Aldo Bares

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka dhënë sot vendimin për Prokurorin e Apelit Tiranë, Gentian Trenova. KPK-ja vendosi që të shkarkojë nga detyra prokurorin, i cili njihet si prokurori i Bandës së Lushnjës dhe i Aldo Bares.

Pasuria dhe aftësitë profesionale e kthyen Gentian Trenovën në të akuzuar si të dyshuar si nga KPK, por edhe ONM. KPK ka konstatuar se ka mungesë të burime financiare të ligjshme dhe ka artikuluar se Trenova ka fshehur pasurinë dhe ka kryer deklarim të rremë.

Për blerjen e apartamentit 50 metra katrorë, që më pas ia dhuroi vjehrrit, dupleksin e ndërtuar prej tyre dhe për dy kontrata, Gentian Trenovës iu kërkua llogari për rreth një orë.

Në kontratën e parë për blerjen e shtëpisë Trenova thoshte se do ta blinte 40 mijë euro. Në të dytën prokurori firmos se e ka blerë 1 milionë e 900 mijë lekë me ndihmën e 28 mije eurove kredi, të shpenzuara edhe për mobilimin.

Pyetjes se kujt i duhej besuar dhe pse ia kishte dhuruar shtëpinë vjehrrit Prokurori u përgjigj se kjo është një marrëdhënie familjare.

Ndërsa për kontratat Trenova tregoi se e vlefshme është kontrata e dytë, përderisa kontrata e parë ishte një kontratë porosie. Por kolegu i tij belg, karriera e të cilit shënon 23 vite në akuzë dhe që së fundmi përfaqëson ONM, nuk i kurseu kritikat.

Prokurori pati një seancë dëgjimore me tensione, ku debatoi edhe me vëzhguesin e ONM-së, Theo Jacobs. Ai i kujtoi prokurorit dy gjetje të hetimit administrativ të KPK-së. E para kishte të bënte me pushimin e hetimeve për një prokuror të akuzuar për korrupsion dhe ndaj të cilit kishte një audiopërgjim, ndërsa e dyta kishte të bënte me pushimin e hetimeve ndaj një personi të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge.

Nga inspektimi i dosjeve që Trenova ka patur në ngarkim, rezulton se për ai në një dosje nuk ka mbyllur hetimet për shtetasin me inicialet V.L., i arrestuar për trafik droge. Për këtë person Trenova ka urdhëruar mos fillim të hetimeve.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne