VIDEO/ “Djali im ka ikur nga mendtë, edhe policët e njohin”, flet nëna e autorit që plagosi policët në Elbasan

“Është gjynah ta rrahin. Ai është budallla, me probleme mendore, edhe policët e dinin këtë.” Kështu është shprehet nëna e Irfan Halimllarit i cili paraditen e sotme plagosi 2 policë gjatë tentativës për ta arrestuar. Duke folur për mediat e moshuara thotë se nuk ka qenë prezent në vendin e ngjarjes, por ku ka mbërritur e ka gjetur të birin të shtrirë në tokë dhe gjak rreth e rrotull. Sipas saj, djali i ka plagosur veten e më pas edhe policët që u përpoqën ta ndalonin.

Ngjarja ndodhur paraditën e sotme, rreth orës 10:00 në lagjen “5 Maji”, ku Irfan Halimllari rreth 50 vjeç i komunitetit rom ka grabitur një dyqan, duke marrë xhiron ditore prej 20 mijë lekësh të reja dhe më pas është larguar. Me të marrë njoftimin, blutë e Elbasanit kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë konstatuar autorin me mjetin prerës në dorë. I ndodhur në këto kushte, Halimllari ka tentuar të dëmtojë veten me mjetin prerës.

“Punonjësit e Patrullës kanë ndërhyrë per ta parandaluar dhe gjatë neutralizimit të autorit, janë lënduar 3 punonjësit e Policisë, të cilët morën ndihmën mjekësore në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia ka ndaluar autorin e ngjarjes, ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestrua sasia e lekëve dhe një mjet prerës gërshërë.

Kush i goditi i pari, polici apo djali juaj?

Nëna e autorit: Po nuk isha unë se isha në punë, erdha me vonesë. Po më duket se ata e goditën më parë, kurse ai nuk e di. E goditi një polic, e shtrinë dhe e lidhën, gjaku shkonte lumë dhe e çuan në spital.

Ka pasur thikë djali?

Nëna e autorit: Jo, kishte gërshërët që punonte thuprat

Po me gërshërë i ka goditur policët?

Nëna e autorit: Nuk e di, më gërshërë mbase e ka goditur, kurse ata 4 veta e shtrinë.

Ju e dënoni veprimin e djalit që ka marrë lekë dhe a ka qenë mirë nga ana psikologjike?

Nëna e autorit: Nuk ka qenë mirë ai, ne kemi kaq vite që hamë tek ai dyqan. Ka një javë që ka kaluar, iku nga mendja, se jeton vetëm dhe pa drita. Edhe këtë shtëpina ja bëri vjet qeveria.

Çfarë kërkoni ju?

Nëna e autorit: Mos ma torturojnë djalin, është njeri me probleme mendore, budalla është. Edhe ata e dinin që është i sëmurë, se do ta kishin vrarë me pistoletë.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne