Video/ Fushata me fëmijë të detyruar. Mësuesja në Kavajë presion nxënësve: ejani në takimin elektoral të Edi Ramës!

Skena që shihni në këtë video është regjistruar në gjimanzin ‘Alkesandër Moisiu’ në  Kavajë dhe mësuesja që shfaqet në të quhet Elona Bizhdili.

Burime të politiko.al thonë se mësuesja është e detyruar t’u kërkojë nxënësve që të paraqiten në takimin elektoral të Edi Ramës sot në Kavajë, nga presionet e përditëshme të shefes së zyrës Arsimore në Kavajë, Sonila Peza.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se ajo çdo ditë, me listprezencë në dorë kontrollon praninë e mësuesve të Kavajës në çdo organizim partiak të PS. Të mungosh do të thotë të humbasësh vendin e punës.

Kjo është një tjetër dëshmi e presionit brutal që ushtron mbi mësuesit dhe fëmijët Kryeministri dhe ministrja e tij e Arsimit që mburren për ditë për Rilindjen dhe reformat e shkëlqyera në arsim./Politiko.al

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne