VIDEO/ Kapet 1 ton kokainë në Spanjë, mes të arrestuarve dy shqiptarë

Në një superoperacion të policisë spanjolle në bashkëpunim me DEA-n amerikane dhe Europol është kapur 1 ton kokainë. Në pranga përfunduan 5 persona, mes tyre 2 shqiptarë.

Sipas mediave ndërkombëtare, grupi i sofistikuar kriminal transportonte sasi të mëdha kokaine nga Kolumbia për në Spanjë me fluturime charter. Agjentët e policisë spanjolle sekuestruan në total 790 pako me kokainë, disa automjete shumë kubikëshe, telefona dhe karta identiteti false, si dhe municione.

Hetimet për këtë organizatë kriminale nisën në Nëntor 2017. Ata e përdornin Spanjën si portë hyrëse për drogën, e cila kishte destinacion vendet e Europës.

Sipas mediave, të arrestuarit janë 2 shqiptarë, 2 spanjollë, si dhe lideri i organizatës me kombësi kolumbiane.

http://www.abc.es/espana/madrid/abci-golpe-mafia-albanesa-madrid-policia-interviene-tonelada-cocaina-y-15-millones-euros-201804301142_video.html

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne