Video/ ”Më vrisni”, kush është 25-vjeçari që shtypi me furgon 10 persona në Kanada (Flasin dëshmitarët)

Ka shkuar në 10 numri i viktimave në Toronto të Kanadasë pas një sulmi me furgon në një nga rrugët e qytetit.

Ndërkohë që është identifikur dhe arrestuar autori i dyshuar i ngjarjes, Alek Minassian. 25-vjeçari është nga Richmond Hill dhe u arrestua pak kohë pas tmerrit.

Nga hetimet e kryera deri më tani rezulton se furgoni ishte marrë me qera nga ana e të riut.

Dëshmitarët thonë se furgoni u shfaq në Yonge Street pranë Finch Ave në Toronto vetëm para orës 1.30 të hënën.

Ata thanë se shoferi po lëvizte shpejt dhe dukej se vepronte qëllimisht, por zyrtarët e policisë kanë preferuar që të mos komentojnë ende shkakun e këtij veprimi.

“Ky person po e bënte këtë qëllimisht, ai po na vriste të gjithëve,” tha një dëshmitar në vendin e ngjarjes, i prezantuar si Ali.

Ndërkohë lidhur me faktin se në Toronto po mbahej një takim i ministrave të G7-tës, autoritetet kanë thënë se sulmi nuk duket të ketë lidhje me sigurinë globale.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau tha se “sulmi tragjik dhe pa kuptim” i kishte sjellë një trishtim të madh. Ndërkohë, një oficer është vlerësuar që nuk hapi zjarr zjarr gjatë situatës së tensionuar me të dyshuarin, që pretendoi se ishte i armatosur.

Videot e transmetimit së ngjarjes tregojnë një njeri që tregonte me gisht armën e oficerit dhe që bërtiste “më vrit”. Oficeri i tha të dyshuarit të zbriste dhe ai i i tha se kishte armë, por oficeri iu përgjigj: “Nuk më intereson, zbrit poshtë”. I dyshuari më pas u arrestua pa qëlluar njeri.

Për të dyshuarin dihet shumë pak. Shefi i Policisë së Toronso, Mark Saunders, tha në një konferencë shtypi se ai nuk ishte person i njohur më parë nga autoritetet. “Veprimet e tij u dukën të qëllimta”, tha shefi duke shtuar se ishte shumë herët për hetuesit për të thënë nëse incidenti ishte i lidhur me terrorin.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne