Video/ Pedagogu kundër studentëve: Ju u tallët me ne. E kuptoni që janë të gjithë pedagogët pa rroga?

Në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, studentët që kanë bojkotuar mësimin për të protestuar, janë ndeshur me një pedagog që këmbëngulte për të vijuar mësimdhënien.

“Çfarë arritët me demonstratat dhe grevën tuaj? Ju u tallët me ne. E kuptoni që janë të gjithë pedagogët pa rroga? Bëni mësim dhe pastaj shkoni në grevë”, shprehet Martin Mato, pedagog te “Gjuhët e Huaja” në Tiranë.

“Unë nuk mund të futem në mësim dhe diploma ime të mos njihet, më vjen shumë keq”, shprehet njëra prej studenteve.

Pedagogu debaton me studentët, duke iu thënë që po tallen me mësimdhënien, por studentët të vendosur shprehen se do përshkallëzojnë protestën derisa të plotësohen kërkesat.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=YsKjAsVlHrE?feature=oembed]

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne