Rojet bregdetare greke kanë publikuar një video që tregon një ndjekje të gomones që rezultoi në sekuestrimin e 1.6 ton kanabis dhe arrestimin deri më tani të 10 personave të dyshuar për të qenë pjesë e një rrjeti të madh kontrabanduesish droge nga Shqipëria në Greqi dhe Itali.

Mjeti e dyshimtë u pikas fillimisht nga një patrullë e rojes bregdetare në orët e para të së shtunës në Detin Jon dhe u ndoq nga anijet e rojes bregdetare, si dhe nga një helikopter përgjatë Egjeut. Dy oficerë u plagosën kur trafikantët hapën zjarr nga mjeti i tyre. Trafikantët u ndalën përfundimisht nga snajperët në helikopterë në zonën midis ishujve të Makronissos dhe Tzia.

Tre persona, dy shtetas shqiptarë dhe një italian, u arrestuan në anije dhe shtatë të dyshuar u morën në pyetje për këtë çështje. Ndwrkohw gomonia me 1.6 ton kanabis ka qenë nën monitorim prej dy javësh. Gomonia është ndjekur para 2 javwsh nga Roja Bregdetare Greke dhe FRONTEX. Mjeti lundrues u pikas në ishullin e Korfuzit duke u nisur drejt Italisë.

Gomonia u kthye pas dhe dyshohet se u fsheh në ishujt grekë, pasi pati probleme me motorët dhe nuk mundi të dilte në det të hapur. Që prej atij momenti, gjatë këtyre dy javëve skafi është mbajtur nën monitorim nga autoritetet greke. Në dijeni të kësaj situate kanë qenë edhe autoritetet shqiptare dhe ato italiane. Ndërkohë, mesnatën e së premtes dhe të shtunën (24-25 Nëntor) gomonia u nis sërish në det të hapur për të trafikuar marijuanën dhe është zhvilluar ndjekje në Egje dhe Jon për disa orë nga policia bregdetare greke. Gjatë ndjekjes pati të shtëna me armë nga të dyja palët dhe mbeti i plagosur lehtë njëri prej trafikantëve që ndodhej në bordin e skafit.

Pas disa orësh, mjeti ndaloi dhe u arrestuan tre personat që u gjetën në bord. Ata janë dy shqiptarë dhe një italian. Shtatë persona të tjerë u vunë në pranga pas hetimeve; një grek, një bullgar, katër shqiptarë dhe një italian. Pra në total 10 persona të arrestuar të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Mediat greke raportuan se mes të arrestuarve është edhe një biznesmen i njohur në ishullin e Mikonos.

28