VIDEO/ Zhurma misterioze në mbarë botën, nuk ka shpjegim!

Një zhurmë misterioze ka tronditur mbarë botën dhe thuhet se së fundi është dëgjuar në Alabama të Amerikës.

Megjithatë, askush nuk mund t’i shpjegojë, as vetë NASA.

Zhurma e quajtur ‘Bum Bum’, tronditi disa shtëpi dhe u dëgjua në të gjithë shtetin amerikan. Njerëzit në Alabama ishin të tmerruar

Kjo ishte shfaqja e tyre e fundit, pas në një seri zhurmash të dëgjuara në të gjithë planetin, nga Michigani në Mançester, San Diego dhe Tokio. 64  zhurma misterioze janë raportuar këtë vit sipas “NY Post”.

Megjithëse zyrtarët arsyetuan se zhurma mund të vijë nga avionët supersonikë ose  meteorët që shpërthejnë në atmosferë.

Por vetë NASA duket së është dorëzuar  duke përjashtuar meteorët dhe tërmetet si burim dhe duke pranuar se shkaku i zhurmave misterioze “mbetet i paqartë”.

Në një intervistë të përbashkët me meteorologët, Bill Cooke, një përfaqësues i NASA tha se agjencia nuk kishte një përgjigje aktuale dhe se thjesht mund të hidhte hipoteza.

‘Zhurma mund të jetë krijuar nga një avion supersonik ose një shpërthim terren. Shkaku mbetet ende i paqartë dhe ne nuk kemi ende një përgjigje zyrtare”, deklaroi ai.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne