Videoja e Koresë Veriore: Simulojnë sulmin me armë bërthamore ndaj SHBA-ve

Koreja Veriore këtë vit ka shënuar festën më të madhe shtetërore me transmetimin e një video në Pyongyang, ku simulohet sulmi me armë bërthamore ndaj Shteteve të Bashkuara, shkruan AFP.

Pamjet e transmetimit live të televizionit shtetëror shfaqin liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-Un, duke shikuar në një ekran gjigant simulimin e sulmit raketor në SHBA, transmeton Telegrafi.

Zyrtarët ushtarakë të Koresë së Veriut duartrokasin derisa orkestra përcjell videon me muzikë.

Kjo skenë është pjesë e festës së “Ditës së Diellit”, ku Koreja e Veriut feston ditëlindjen e ish-liderit të këtij vendi Kim-Il, gjyshit të diktatorit aktual Kim Jong-Un.

Në video shfaqet moment kur raketa balistike udhëton mbi Atlantik dhe në fund godet tokën amerikane. Skena tjetër është fotografia e flamurit amerikan i rrethuar nga varret pas sulmit.

E gjitha përfundon me duartrokitjet e shumta të masës që ishin mbledhur për festuar këtë festë shtetërore. Ndërkaq, videoja është shfaqur në momentet kur janë rritur tensionet mes SHBA-ve dhe Koresë së Veriut, e cila po kërcënon me sulme bërthamore.


NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne