“Vidhet shtëpia e ministrit të Ramës, dalin thasët me para, policia e mban të fshehtë”

Gazeta Rilindja Demokratike, organ zyrtar PD-së, shkruan në numrin e sotëm se në shtëpinë e ministrit Damian Gjiknuri janë vjedhur thasë me para.

Vidhet shtëpia e Gjiknurit, dalin thasët, policia e mban të fshehtë”, – shkruan gazeta Rilindja Demokratike.

Sipas RD, shtëpia e ministrit të Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri është vjedhur në orët e mesditës.

Po ashtu, në shkrim bëhet me dije se shtëpia e ministrit të afërt të Ramës, gjendet në rrugën “Fortuzi” pas Ministrisë së Drejtësisë dhe është në katin e tretë të një pallati.

Hajdutët kanë hyrë nga dritarja e banjos të banesës dhe kanë marrë thasë me para, por sipas RD policia është kujdesur të fshehë ngjarjen.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne