Vietnam – Sergey Lavrov: Shtetet e Bashkuara të Amerikës po copëtojnë botën

Duke folur në konferencën “Bashkëpunimi Ndërkombëtar në një Botë të Trazuar”, organizuar nga Klubi Ndërkombëtar i Diskutimit “Valdai” në qytetin vietnamez të Ho Shi Minit, Sergey Lavrovi kërkoi reformimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ai tha se rajonet në zhvillim nuk përfaqësohen në mënyrë adekuate në organin vendimmarrës të OKB-së.

“Reforma e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është padyshim e prapambetur, pasi ajo nuk përfaqëson siç duhet rajonet në zhvillim të botës në Azi, Afrikë dhe në Amerikën Latine. Tani gati një e treta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së përfaqësohet nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian. Unë nuk mendoj se përfshirja e vendeve të Perëndimit historik do t’i shtojë kësaj strukture diversitetin që ne duam të shohim atje”, theksoi shefi i diplomacisë ruse duke argumentuar se BE-ja “mbyllet në guaskën e vetë” kur bëhet fjalë për shumë çështje globale.

“Tani po flasim për formimin e një rendi botëror të ri shumëpolësh. Ndërsa terreni ligjor ndërkombëtar po ndahet, SHBA-ja po copëton çdo gjë. Si ‘mbyllje në guaskën e vetë’ mund të vlerësohen gjithashtu zhvillimet në disa rajone të Eurazisë. Kurse ne duam të bëjmë hapa që do të fillojnë një proces gjithëpërfshirës”, shtoi Lavrovi.

Ai po ashtu ka kritikuar pesë vendet anëtare të përhershme të Këshillit (Kinë, Francë, Rusi, Britani e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës).

Disa kombe të fuqishme po përdorin pushtetin e tyre për të votuar ose për të marrë vendime në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, disa prej të cilave kanë pasur efekte katastrofike mbi kombet e tjera.

Kryediplomati rus tha gjithashtu se vendet perëndimore nuk po bëjnë hapat e nevojshme në lidhje me refugjatët.

“Nuk jemi ne ata që bombarduan Libinë duke e kthyer atë në një ‘vrimë të zezë’. Kurse tani ka arratisje drejt veriut për aktivitetet terroriste në vend. Prandaj ne propozojmë që përgjegjësit të interesohen drejtpërsëdrejti me këtë çështje”, u shpreh ministri Lavrov mes të tjerash./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne