Vijojnë fundosjet e anijeve në brigjet e Libisë, 3116 të mbytur në Detin Mesdhe

Së paku tetë migrantë kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë shpëtuar, pasi anija e tyre është fundosur në Detin Mesdhe, afër bregdetit të Libisë.

Roja bregdetare italiane tha se e ka vërejtur anijen e tejngarkuar me migrantë dje herët në mëngjes dhe se Marina e Italisë ia doli t’i shpëtojë 84 vetë.

Grupi shpëtimtar humanitar, Sea Watch, në rrjetin Twitter ka shkruar se “numri i saktë është ende i paqartë” i personave që e kanë humbur jetën. Ky grup tha se janë vrarë “së paku” 25 njerëz.

Në vitin 2017, afro 3,116 migrantë kanë humbur jetën ose janë zhdukur, gjatë përpjekjeve për ta kaluar Detin Mesdhe, ka thënë Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM).

Mijëra migrantë të tjerë ia dolën të arrijnë në Greqi ose Itali.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne