Që prej marrjes së detyrës, ministrja Belinda Balluku ka nisur shkarkimet e një sërë drejtuesish kyç që ka në varësi.

Ditën e sotme mësohet se ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shkarkuar nga detyra një tjetër zyrtar në ministrinë që drejton.

Etleva Kondi, u largua nga detyra si drejtore e Drejtorisë së Partneritetit Publik Privat në këtë ministri.

Kondi ka qenë pjesë e projekteve kryesore koncesionare të firmosura nga qeveria aktuale.

Më herët, u largua nga detyra edhe kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro, kreu i Operatorit të Sistemit të Transmetimit, Klodian Gradeci dhe drejtori i Portit Durrës.

15